A është e pamundur që Jezusi u ngrit prej së vdekuri?

Kur dikush thotë që nuk ka gjasa që Jezusi u ngrit prej së vdekuri, ai është duke folur logjikisht. Faktikisht probabiliteti punon fuqishëm kundër Jezusit sa i përket ngritjes prej së vdekuri. Në fund të fundit, sa njerëz janë ngritur prej së vdekuri në shekullin e fundit? Nëse do të kishte ndodhur, a nuk do ta kishin raportuar lajmet një gjë të tillë? A nuk do kishin dijeni doktorët rreth kësaj? Kushdo që ngritet prej së vdekuri do të shënonte një ngjarje shumë e rëndësishme. Kështu që, në njërën anë, mund të jetë që është e pamundur që Jezusi u ngrit prej së vdekuri. Megjithatë, në anën tjetër mundet edhe të mos jetë e pamundur.

Nëse nuk ka Zot në univers dhe nëse çdo gjë do të përcjellte ligjet e natyrës në universin që ne e njohim, atëherë me të vërtetë do të ishte e pamundur që ndokush do të ngritej për së vdekuri. Por nëse është një Zot i cili kontrollon ligjet e natyrës dhe që në fakt është autori i atyre ligjeve, atëherë do të ishte e lehtë për Atë që të ngritej prej së vdekuri. Çështja e pamundëshmërisë nuk mund të shqyrtohet pa shqyrtuar së pari konceptin se a ekziston Zoti apo jo. Megjithatë, nëse Ai ekziston, ringjallja e Krishtit është padyshim e mundur. Kështu shohim që presupozimet e dikujt rreth ekzistences së Zotit do të kenë efekt që ai ose ajo të mund të pranojnë iden se Jezusit mund të ngritet prej së vdekuri. Edhe pse statistikisht nuk është normale që dikush do të ngritej prej së vdekuri, kjo nuk do të thotë që është e pamundur.

Por ne shohim në Dhjatën e Re njerëz të ndryshëm dëshmitarë që panë Jezusin pasi që Ai ishte kryqëzuar, vdekur dhe varrosur. Merreni, si shembull, disa nga shfaqjet që ka bërë Jezusi pas vdekjes së Tij dhe varrimit.

  • Gjoni 20:25-28 “Dishepujt e tjerë, pra, i thanë: “Kemi parë Zotin“. Por ai u tha atyre: “Po nuk e pashë në duart e tij shenjën e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e tij, unë nuk do të besoj“.Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mbyllura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: “Paqja me ju!“. Pastaj i tha Thomait: “Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!“. Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: “Zoti im dhe Perëndia im!“.
  • Luka 24:39 “Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!“.”

Natyrisht, vetëm duke cituar Biblen nuk është e mjaftueshme për skeptikët që nuk munden apo nuk besojnë në ringjalljen e Krishtit. Por është e vështirë t’i fajsosh ata sepse të ndodh që dikush të ngritet prej së vdekuri në të vërtetë është e pamundur. Në fakt, ata do të thonin që një deklarate të tillë të jashtëzakonshme do t’i nevojiteshin prova të jashtëzakonshme.

A sjell Dhjata e Re ndonjë provë të jashtëzakonshme? Në të vërtetë, po, sjell. E bënë atë përmes dëshmitarëve të pranishëm. Më pas këto dëshmi që ishin shkruar nga apostujt e Krishtit, qenë shkruar në një nivel jashtëzakonishtë të mirë. Nuk ka absolutisht asnjë dokument të vjetër apo dokumente të tjera që krahasohen me përpikshmërinë dhe besueshmërinë e dokumenteve të Dhjatës së Re. Kjo në fakt është e mahnitshme.

Vetëm pse diçka duket që nuk ka gjasa të ndodhë, nuk do të thotë që është e pamundur. Për të thënë që Zoti ekziston dhe që Ai është i përfshirë në historinë e njerëzimit dhe që Jezusi performoi mrekulli të ndryshme, eci mbi ujë, dhe ngriti të tjerët prej së vdekuri, nuk është e pa gjasë dhe mund të konkludojmë që dhe Ai vetë u ngrit prej së vdekuri. Në fakt, permes asaj që dëshmitarët e pranishëm e kanë transmetuar drejt neve, është komplet e kuptueshme të besojmë në ringjalljen e Jezusit.

Bookmark the permalink.