Ne na duhet Bibla sepse ne jemi mëkatarë, dhe ne duhet t’i kemi gjërat e shkruara. Fryma e Shenjtë mban besimtarët dhe punon në ta që t’i drejtoj tek Krishti. Megjithatë, Fryma e Shenjtë nuk dominon mbi vullnetin tonë, mendjet tona dhe mendimet tona që të na ndryshojë ne sikurse robota. Ne jemi krijuar në imazhin e Zotit (Zanafilla 1:26) dhe na janë dhënë disa privilegje që të veprojmë lirshëm në mënyrë të përgjegjëshme sipas asaj që Zoti na ka dhënë ne si dhurata shpirtërore dhe pasuri materiale. Shpirti i Shenjtë, që mban besimtarët, është ai që dëshmon për Krishtin (Gjoni 14:25; 15:26) që na udhëzon dhe na mëson ne (1 Gjonit 2:27). Megjithatë, për shkak që ne jemi mëkatarë dhe që eksperiencat tona janë të ndryshme dhe subjektive, Zoti na ka dhënë neve fjalën e shkruar, që ne të mos mbështetemi mbi përvojat personale por të mbështetemi mbi fjalën e Tij.
Bibla rrëfen historinë e krijimit, thirrjen e popullit të Zotit, besëlidhjen e Tij me ta, mishërimin e Tij, sakrificen në kryq, ringjalljen e Tij dhe shfaqjen e Tij në të ardhmen. Bibla është e mbushur me gjëra që Zoti dëshiron që ne ti dijmë. Në një mënyrë, është një tregim i qartë për punën e Zotit dhe një deklaratë e planit të Tij mbi shpengimin. Në shumë faqe të Biblës ne shohim shembuj të ndryshëm të adhurimit sidomos shembujtë që janë gjetur tek Psalmet. Ne kemi një libër të tërë rreth urtësisë tek Fjalët e Urta. Ne kemi tek Ungjijtë shënimin e asaj që Zoti ka bërë si person si Krisht, duke përfshirë mrekullitë e Tij, vdekjen, varrimin dhe ringjalljen. Ne kemi në Bibël gjëra që janë për përfitimin tonë për mësim, këshillim dhe korrigjim.
Së fundmi, edhe pse ne jemi të shpëtuar dhe Fryma e Shenjtë banon në ne, ne përsëri kemi nevoj për udhëzime dhe korrigjim sepse ne nuk jemi të përkryer. Fryma e Shenjtë është në ne, por ne nuk jemi robot që mos të kemi vullnet të lirë. Prandaj, Zoti na lejon ne që të shikojmë fjalën e Tij dhe të mësojmë nga ato fleta se cili është vullneti i Tij për shenjtërimin tonë, marrdhënien e brendëshme me Atë, dhe adhurimin tonë ndaj madhërisë së Tij.
Ja ku janë disa nga gjërat që shfaqen tek ne në shkrim që nuk do të mundeshim t’i dinim vetëm nga Fryma e Shenjtë që jeton në ne:
Si kemi ardhur këtu: Zoti na bëri ne dhe botën (Zanafilla 1:1-2:25).
Përse ne jemi këtu: të përlëvdojmë Zotin (Isaia 43:7).
Cila është sjellje morale korrekte: Dhjetë Urdhërimet (Eksodi 20:1-17).
Pasojat e mëkatit tonë: mallkimi (Zanafilla 2:17; Mateu 25:46; Romakëve 6:23; Zbulesa 14:11)
Kush është Jezusi: Zoti i mishëruar (Gjoni 1:1, 14; Kolosianëve 2:9).
Kuptimet e shpëtimit tonë: Krishti vdiq në kryq për ne dhe Ai që mori mëkatet tona (Isai 53:4-6; Kolosianëve 2:14; 1 Pjetërit 2:24).
Çfarë duhet të bëjmë që të marrim shpëtimin: të kemi besim dhe të besojmë në atë që Krishti bëri në kryq (Gjoni 3:16 6:40; 20:31; Efesianëve 2:8-9).
Ajo çfarë shpresa jonë e ardhshme është: banimi i përjetshëm me Zotin (Filipianëve 3:20; Kolosianëve 1:5).