Doktrina (ajo që ne besojmë)

Sola fide (Vetëm besimi)

Shpëtimi vjen vetëm nga besimi në Zotin, dhe njeriu nuk është i detyruar të bëjë vepra të mira për t’u shpëtuar. Në Bibël (tek Letra e Palit drejtuar Romakëve 4:5 thuhet: “Kush pranon se nuk ka asnjë punë (merituese) për të treguar, por i beson Atij që i fal plotësisht fajtorët, del i pafajshëm me anë të pranimit të faljes”.

Sola gratia (Vetëm Hiri)

Shpëtimi, dhe jeta si besimtarë, vjen vetëm nga hiri i Perëndisë, dhe njeriu nuk mund ta fitojë as ta meritojë. Tek Letra e Palit drejtuar Efesianëve 2:8 thuhet: “Jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë….”

Sola Christus (Vetëm Krishti)

Shpëtimi vjen vetëm nga Jezus Krishti, dhe nuk nevojitet asnjë ndërmjetës tjetër. Në Bibël tek libri Veprat e Apostujve 4:12 thuhet: “Vetëm Jezus Krishti mund t’ju sjellë shpëtim….”

Sola Scriptura (Vetëm Shkrimi i Shenjtë)

Fjala e Zotit është fjala e fundit në jetën tonë si besimtarë. Po të mos i përputhesh Fjalës së Shenjtë asnjë këshillë tjetër nuk është e drejtë. Tek Vep. 17:11 thuhet: “Ata ishin… duke shqyrtuar çdo ditë Shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu”.

Soli Deo Gloria (Lavdia vetëm Zotit)

Lavdia nuk na takon neve. Synimi i jetës sonë nuk është ai që duhet të jemi të suksesshëm, të pasur, të zotët, ose që do t’i plotësojmë nevojat tona. Zoti na ka krijuar dhe na ka shpëtuar me anë të forcës dhe dashurisë së Tij. Ai ka kryer gjithçka në jetët tona, dhe gjithashtu meriton lavdi nga tërë popujt e botës. Tek Efes. 1:11-12 thuhet: “Në të (Zotin) edhe kemi qenë zgjedhur… që ne të jemi për lëvdim të lavdisë së Tij….”

Gjithashtu…

  • NE BESOJMË në një Perëndi të Gjithëpushtetshëm përjetësisht ekzistent i zbuluar në tre veta: Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë.
  • NE BESOJMË në Biblën si Shkrim i Shenjtë në formën si ishte dhënë nga Perëndia; e pagabueshme; e frymëzuar nga Perëndia; plotësisht e besueshme dhe autoriteti më i lartë në të gjitha çështjet e besimit dhe jetës.
  • NE BESOJMË në Zotin tonë Jezus Krisht – Perëndinë e manifestuar në mish; lindjen e tij prej virgjëreshës; jetën e tij njerëzore të pa mëkat; mrekullitë e tij hyjnore; vdekjen e tij zëvendësuese; ringjalljen e tij trupore; ngritjen në qiell; punën e tij të ndërmjetësit dhe kthimin e tij të dukshëm me fuqi dhe lavdi dhe ne gjykimin e të gjallëve dhe të vdekurve.
  • NE BESOJMË në rënien vullnetare të njeriut në mëkat dhe fajësinë e tij dhe shfajësimin e tij vetëm përmes besimit në Krishtin e kryqëzuar dhe të ringjallur nga vdekja.
  • NE BESOJMË në punën ndriçuese, të brendshme, rigjeneruese dhe shenjtëruese të Frymës së Shenjtë që u jep fuqi besimtarëve për të jetuar jetë të shenjtë; për të jetuar dhe dëshmuar për Jezus Krishtin dhe për ta predikuar Ungjillin e tij.
  • NE BESOJMË në unitetin e të gjithë besimtarëve të vërtetë të cilët e formojnë Kishën Universale, trupin, kreu i të cilës është vetëm Krishti.