Një Bisedë për Trinitetin

Kjo bisedë mund të jetë një ndihmë për të kuptuar më mirë Trinitetin. Biseda ndodhi mes një të Krishteri dhe një Muslimani.

Mund të lexoni më shumë nga ky personi i krishterë që pati një bisedë me një musliman.

Një student nga Arabia Saudite më thirri në mesin e vitit 2010 dhe kishte plot pyetje për mua. Unë e ftova ‘‘Faysalin’’ që të takohet me mua. Ai voziti 80 km për këtë takim. Familja që po kujdesej për Faysalin në Amerikë, e kishte sjellë atë disa herë në Kishë dhe ai kishte pasur një eksperiencë shumë pozitive në vizitat e tij në Kishë. Por kur ai e kishte pyetur pastorin e asaj Kishe rreth çështjes së Trinitetit, pastori vetëm ia kishte dhënë disa vargje nga Bibla. Por të gjitha këto vargje nuk kishin aspak kuptim për të. Dhe kështu kjo familje ia kishte rekomanduar Faysalit që të fliste me mua.

Për dy orë unë i shpjegova gjithçka që dija, duke pasur diku 40 vite eksperiencë bisedash me muslimanët. Kur ai shkoi, ai më falenderojë dhe kërkoi nga unë që të takohemi përsëri javën e ardhme. Unë u gëzova shumë për këtë çështje dhe unë sëbashku me stafin tim u lutëm për shpëtimin e tij.

Patjetër që herën e ardhme që u takuam, ai erdhi në takim sipas kohës që e kishim vendosur. Une isha i gatshëm të bisedoja për tema të tjera por Faysali nuk ishte gati ende të kalonte në ndonjë temë tjetër, ai ende dëshironte të kuptonte më shumë rreth çështjes së Trinitetit.

Triniteti është një temë delikate dhe nganjëherë është nevoja që të shpjegohet në një mënyrë që ka kuptim sidomos për njerezit që kanë nevojë

Kjo është se si unë do ta shpjegoja këtë çështje, e kam shkruar në formë bisede mes një Muslimani (‘’M’’) dhe një të Krishteri (‘‘K’’), e gjithë biseda është një përmbledhje e bisedës time me Faysalin, një bisedë që ndodhi përgjatë një periudhe disa javore. Mënyra se si ai u sill dhe u përgjigj ndaj kësaj çështje mund të kuptohet më poshtë.

M: Ju të Krishterët besoni në tre Zotër; Ati, Nëna dhe Biri.

K: Çfarë të bën të mendosh kështu?

M: Çdo kush e di këtë gjë. Ju e quani Triniteti.

K: Po, është e vërtet që ne besojmë në Trinitetin, por nuk është ashtu siç ti mendon. Unë e kuptoj që mënyra se si ti e shpjegove është mënyra se si shumë Musliman e kuptojnë këtë gjë.

M: Të lutem më shpjego se si e kupton ti këtë gjë.

K: Së pari dua të të tregoj që Triniteti është Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Së dyti kam dëshirë që ta lexojmë së bashku këtë varg nga Bibla. Perëndia i tha Moisiut tek Torah (Dhiata e Vjetër/Tavrati) që t’ia përçonte këto fjalë njerëzve të Perëndisë:

M: ‘‘Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.’’ (Ligji i përtërirë 6:4)

K: Po, kjo është e vërtetë. Ky libër është njëri prej librave të Torës. Pra nuk ka asnjë dyshim, Bibla na mëson që ka vetëm një Perëndi. Lexo gjithashtu Eksodi 20:3

M: ‘‘Nuk do të kesh Perëndi të tjerë para meje’’

K: Atëherë, çfarë po mendon?

M.. E po, në fakt unë nuk e kam ditur se këto gjëra janë të shkruara në Bibël. Këto vargje më tingëllojnë sikur Shahadeti.

K: Pikërisht. A thua vallë, nga mendon ti se na ka ardhur Shahadeti?

M: A po mendon të thuash që Shahadeti në fakt ka origjinë nga Bibla?

K: E po, cili libër erdhi më së pari?

M: Po, ke një argument të mirë me këtë që po thua. Por, a nuk është kjo çfarë besojnë edhe hebrenjtë (jahuditë/çifutët)? E çfarë sa i përketë të Krishterëve? A ka thënë edhe Jezusi që ka vetëm një Perëndi të vetëm?

K: Po sigurishtë, ja ku e ke: të lutem lexoje Marku 12:28-31. Kjo është një histori e një burri që e njihte mirë Torën. Ai erdhi tek Jezusi për t’ia bërë një pyetje dhe Jezusi iu përgjigj atij në këtë mënyrë. Të lutem lexoje gjithë historinë.

M: ‘‘Një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se ai u ishte përgjigjur mire, iu afrua dhe e pyeti: ‘‘Cili është i pari i të gjithë urdhërimeve?’’ Dhe Jezusi u përgjigj: ‘‘Urdhërimi i pare i të gjithëve është: ‘’Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot.’’ Dhe: ‘‘Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde! Ky është i pari urdhërim.’’
(Sipas dëshirës: lexo Veprat 17:22-31; 1 Korintasve 8:4-6).

K: Atëherë, çfarë po mendon rreth kësaj çështjeje?

M: Kjo është mjaft interesante. Është mirë që Bibla juaj e mëson të vërtetën rreth Zotit. Por pse thonë të Krishterët që ka tre Perëndi?

K: Pyetje e mirë. Me lejo të ta shpjegojë. Ajo çfarë unë di rreth Zotit është një pjesë shumë e vogël e asaj se çfarë Zoti është në të vërtetë. A pajtohesh që Zoti kalon çdo mendim, është shumë më i madh se sa që ne mund ta kuptojmë apo imagjinojmë?

M: Pajtohem. Kjo është e vërtetë.

K: Me lejo të ta vizatojë një ide që kam në mendje. Këtu në majë të fletës po e vizatojë një shenjë që simbolizon Perëndinë. Le ta vizatojmë në re rreth tij sepse Ai është shumë i largët, i paprekshëm dhe misterioz.

M: OK.

K: Tani le ta vizatojmë në fund të fletës një shenjë që e simbolizon njeriun në tokë. Kjo vijë paraqet tokën. A mund ta vëresh hapsirën e madhe mes njeriut dhe Zotit. Zoti është në qiell, njeriu është në tokë. Zoti mund të na sheh, ne nuk mund ta shohim atë. Zoti i takon botës së padukshme dhe ne i takojmë botës së dukshme. A pajtohesh?

M: Në rregull deri këtu pajtohem. Mund të vazhdosh.

K: Shumë mirë. Tani le të supozojmë që Perëndia dëshiron të flas me qenien njerëzore dhe dëshiron tu tregojë atyre diçka që ata nuk e dijnë. Si mund ta bëj Ai këtë gjë?

M: Zoti dërgon profetët që ata të flasin në emrin e Tij.

K: Bravo. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Cilët janë disa prej këtyre profetëve?

M: Adami, Noeu, Abrahami, Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi. (Ademi, Nuha, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi).

K: Tani le të flasim për njërin rreth tyre. Si thua, le ta zgjedhim Moisiun?

M: Po pse jo! Unë di gjëra rreth Moisiut.

K: Çfarë dinë rreth tij?

M: E di që Zoti foli me të në shkretëtirë dhe që gjatë kësaj bisede kishte zjarr në shkurre.

K: Po, kjo është e vërtetë. Zoti foli. A nuk mendon që është pak e çuditshme se Zoti foli? Si flet Zoti? Cila është gjuha e Tij? Cili është volumi i zëri i Tij? A mund ta kuptojë Moisiu gjuhën e Zotit? A mund të përballojnë veshët e Moisiut zërin e Perëndisë?

M: ???

K: Zëri i Zotit është më i fuqishëm se bubullima. Por Perëndia e limitoi vetën e tij për të ardh në nivelin e Moisiut. Zoti foli me gjuhën dhe madje edhe me dialektin e Moisiut. Ai e uli volumin e zërit të Tij në atë masë sa që Moisiu të mund ta dëgjonte pa i dëmtuar veshët e tij. Perëndia e përdori gjuhën njerëzore. A nuk është e mrekullueshme që Perëndia foli me njeriun? (Sipas dëshirës, lexo: Eksodi 3 – 4)

M: Po, unë pajtohem, por çfarë ka të bëj kjo me Trinitetin?

K: Kjo histori e Moisiut na mëson për Zotin dhe natyrën e Tij. Zoti na do neve, ai komunikon me ne. Ai foli me Moisiun nëpërmjet zjarrit, me anë të një zëri në një gjuhë njerëzore. Ai foli me Abrahamin nëpërmjet një Engjulli. (Sipas dëshirës lexo: Zanafilla 18 dhe shih se si këta tre njerëz Abrahami i quajti Zot.) Tani le të lexojmë një varg shumë të rëndësishëm prej Hebrenjëve 1:1-3. A mund ta lexosh për neve të lutem?

M: ‘‘Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë. Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së Tij dhe vula e qenies së Tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së Tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta.’’

K: Faleminderit. Siç mund ta shohësh edhe në këtë varg, Perëndia ka folur nëpërmjet mënyrave të ndryshme. Por qëllimi kryesor i gjithë kësaj pune është se sa herë që Perëndia foli me njerëzit, Ai e përdori një mënyrë njerëzore për të komunikuar me ne, në mënyrë që ne ta kuptonim atë. Kështu Zoti e ka manifestuar dhe shfaqur vetën e vet. A mund të kuptosh çfarë dua të them?

M: Me manifestim, nënkuptojmë mënyrat se si Zoti na shfaqet apo jo?

K: Po pikërisht. Zoti është i padukshëm. Në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë atë, Ai nuk përdorë një gjuhë qiellore por një gjuhë njerëzore dhe përdorë mënyra njerëzore për të komunikuar me ne. Kjo shfaq përulësinë dhe dashurinë e Tij.

K: Pra M, nëse Zoti e ka bërë një gjë të tillë për shumë shekuj, a të duket ty shumë e çuditshme që Zoti do të mund ta shfaqte vetën e tij në një mënyrë më të përsosur se sa vetëm nëpërmjet një zëri apo libri? Zoti e shfaqi vetën e vetë nëpërmjet Jezus Krishtit. I kushto vëmendje vargut 3 tek kapitulli 1 i Hebrenjve: Jezusi është përfaqësimi më i përshtatshëm i Zotit dhe imazhit të Tij.

M: Mendoj se po arrijë të kap paska këtë ide. Por prap se prap tingëllon shumë joreale.

K: Po, është në të vërtetë joreale. Më lejo të të shpjegojë edhe diçka tjetër. A mundem?

M: Po patjetër. Unë me të vërtetë dua të di gjithçka rreth Zotit dhe Jezusit.

K: Le të lexojmë së bashku Gjonin 1:1-3, 14. Ky pasazh është një nga këto pasazhe që janë shumë të mahnitshme por që janë shumë të vështira për tu kuptuar për mendjen e njeriut.

M: “Në fillim ishte Fjala…” etj.

K: Më lejo të shpjegoj diçka për Fjalën. Para se të flasësh çfarë ndodh në trurin tënd?

M: Unë mendoj për atë që dua të them.

K: E vërtetë. Ti mendon për atë që ke për të thënë para se ta thuash. Nëse porositë ushqim në restaurant, kamarieri mund të pres për një kohë të gjatë pa e ditur se çfarë ti dëshiron të hash apo të pish por kjo gjë ndryshon kur ti e hap gojën tënde dhe fillon të flasësh. Pra në njëfarë mënyre, fjalët e tua janë fëmijët e mendjes tënde. Në gjuhën Arabe e kemi një shprehje: ‘‘Al kalimaat banatu eshifah’’. (Fjalët janë bijat e buzëve.) Këtu tek pasazhi i Gjonit, ky ungjill po na tregon që para se Zoti të krijonte botën, ai kishte menduar për këtë gjë. Ky ‘‘mendim’’ është ‘‘logos’’ në gjuhën Greke. Në gjuhën Hebreje përdoret fjala ‘‘urtësi’’ dhe në gjuhën Arabe është fjala ‘‘Al Kalima’’ apo ‘‘Fjala’’.

M: E shoh çfarë po thua, por është prap shumë e vështirë për t’u kuptuar.

K: Të kuptoj plotësisht. Askush nuk mund ta kuptoj këtë çështje në tërësi sepse ne jemi njerëz të cilët po flasim për gjëra qiellore. Tek Gjoni 3:12-13 Jezusi i kishte thënë diçka të tillë një Hebreu me pozitë shumë të lartë fetare dhe as ai nuk arriti ta kuptonte Jezusin. A do ta lexoje këtë pasazh të lutem?

M: “Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore? Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.’’

K: Pikërisht. Ne njerëzit jemi shumë të kufizuar në të kuptuarit në mendjen tonë. Por bëjmë më të mirën që mundemi. Mund ta shpjegojmë në këtë mënyrë: ashtu si fjala që është manifestimi i prekshëm i mendjes tonë, Jezusi në të njëjtën mënyrë është manifestimi fizik, i prekshëm i Perëndisë i cili është forca dhe mendja më e fuqishme. Ne duhet të kuptojmë poashtu që Jezusi është fizikisht një njeri, por në shpirtin e Tij, Ai është Zot, në të njëjtën mënyrë kur ne derdhim ujë në një kovë, edhe pse uji gjendet brenda një objekti tjetër, ai është prap ujë. Kjo kovë mund të simbolizojë trupin fizik të Jezusit, uji është Shpirti i Zotit.

M: E gjithë kjo me jep shumë për të menduar.

K: Dua të të jap edhe një shembull tjetër, i cili mendoj që do të të ndihmojë t’i kesh edhe më të qarta gjitha këto gjëra. Le të marrim Diellin si një shembull. Këto janë faktet rreth Diellit: Dielli është diku 150 milion kilometra larg nga ne. Ne kurrë nuk mund të vizitojmë Diellin për dy arsye kryesore. E para është që ne kurrë s’mund të udhëtojmë kaq larg. E dyta, nëse ne i afrohemi Diellit, do të digjemi menjëherë. Në të njëjtën mënyrë, Perëndia është kaq larg nga ne sa që ne kurrë s’mund t’i afrohemi Atij. Lexo këtë varg nga Eksodi 33:20. Zoti i thotë Moisiut: ‘‘Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë.’’ Mirëpo, Dielli mund të na afrohet neve në një formë të kufizuar. Si na afrohet Dielli neve?

M: Po mendoj, ndoshta mund të themi se Dielli na afrohet nëpërmjet dritës së vet?

K: Ashtu është. Kjo është si erdhi Zoti tek ne; nëpërmjet dritës së Tij, Jezusit. Të lutem lexoje Gjoni 9:5.

M: ‘‘Derisa jam në botë, unë jam drita e botës.’’ Uau, kjo është shumë interesante. Pra Jezusi është drita që erdhi nga qielli?

K: Po, ti e kuptove. Siç mund ta shohësh, kjo dritë që tani e kemi në këto caste, vjen tek ne nëpërmjet një topi prej zjarri që është tepër larg prej nesh, sido që të jetë kjo dritë dhe vetë objekti i diellit edhe pse janë shumë larg njëra tjetrës, ato janë NJË. A mund të themi në mënyrë figurative që ky zjarr është Ati i Dritave (Zoti)?

M: E shoh. Në gjuhën Arabe kemi fjalën ‘‘waalid’’ dhe ‘‘walad’’. Pra ‘‘Walad’’ është Jezusi dhe ‘‘waalid’’ është Zoti?

K: Epo M duket sikur e ke kuptuar gjithë atë që po mundohem të të shpjegojë. Në po atë mënyrë se si ky top zjarri (dielli) ka dritë dhe këto dy gjëra nuk janë të ndara prej njëra tjetrës edhe pse drita udhëton gjithë këto miliona kilometra, në po atë mënyrë Perëndia Atë, dhe Jezusi janë të pandashëm. Ata kanë të njëjtën natyrë. Kjo është mënyra e vetme se si do të mund ta përjetonim Zotin; që Ai të vinte tek niveli ynë. Ne kurrë s’do të mund të arrinim nivelin e Tij. Ai erdhi tek ne sepse na do dhe dëshiron që ne të jetojmë në dritë dhe jo në errësirë.

M: Ky është një shpjegim shumë i mire. Por çfarë do të thuash tash për Frymën e Shenjtë?

K: Sapo desha të filloja temën rreth kësaj pune. Më lejo të të pyes: Çfarë sjellë drita me vete? Çfarë është një gjë tjetër që ne e përjetojmë nëpërmjet dritës (përpos që nëpërmjet saj shohim gjithçka rreth nesh)?

M: A e ke fjalën për nxehtësinë? A dëshiron të thuash të Fryma e Shenjtë është nxehtësia?

K: Pikërisht. Ti mund ta quash edhe energjia, ‘‘Dunamos’’ në Greqisht. Duket sikur ke filluar t’i kapësh gjërat.

M: Po, edhe unë mendoj që kam filluar t’i kuptojë këto koncepte që më ke shpjeguar. Por për njëfarë arsye, ende gjërat nuk kanë dhe aq kuptim për mua në mendjen time. Ende më duket shumë e pamundur që Zoti të mund të jetë i tillë. Unë do të dëshiroja të besoja atë që ti po thua për atë që na mëson Bibla, por sa më shumë që vazhdojë të mendojë për këtë çështje, aq më shumë mbetem i hutuar.

K: Mendoj që e di pse je kështu i hutuar, dhe kjo s’ka të bëj me punën që ti nuk ke mjaft inteligjencë për ta kuptuar këtë gjë. Në fakt, je mjaft i mençur, por nuk ka rëndësi se sa të mençur mund të jemi, ne kurrë s’mund të kuptojmë punët e Zotit pa pasur një gjë themelore në vetën tonë. A mund të lexosh 1 Korintasve 2:14 për mua?

M: ‘‘Dhe njeriu natyrorë nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht.’’

K: A e sheh, Perëndia është tepër shumë i madh e i pafund që ndonjë njeri ta kuptojë atë. Prandaj, kjo është arsyeja pse Perëndisë iu desh të na e bënte disi të mundur që ne ta kuptojmë Atë. Nëse me të vërtetë dëshiron ta kuptosh këtë koncept, ti duhet të lutesh, dhe të kërkosh prej Perëndisë të të hap sytë ndaj kësaj çështjeje. Kam dëshirë poashtu të të inkurajojë, le të lexojmë së bashku këtë histori të shkurtër prej Mateut 16:13-17. Jezusi dëshironte t’i ndihmonte dishepujt e tij që ta kuptonin se kush Ai ishte. Kështu që Ai i pyeti ata dhe kjo është çfarë ndodhi. Le ta lexojmë:

M: Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ‘‘Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?’’, Dhe ata thanë: ‘‘Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët.’’ Ai u tha atyre: ‘‘Po ju, kush thoni ju se jam unë?’’. Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: ‘‘Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë’’. Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha: ‘‘I lumtur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.’’

K: Unë besoj që ashtu siç Pjetri e kuptoi këtë gjë nëpërmjet zbulesës që ia dha Perëndia, kështu mund ta kuptosh edhe ti. A dëshiron që Zoti të të shfaq edhe ty një zbulesë të tillë?

M: Po, unë me të vërtetë e dua këtë gjë.

K: Atëherë le të lutemi së bashku…

Pasi që u lutëm së bashku që Perëndia t’ia shfaqte veten e vetë Faysalit, ai shkoi në shtëpi, dhe kur u kthye që të kishim një bisedë tjetër, ai kishte një temë tjetër për të diskutuar dhe tema e Trinitetit ishte e qartë për të. Javën vijuese ne vazhduam së bashku një studim Bible dhe prekëm tema të tjera të vështira për t’u kuptuar. Perëndia e plotëson lutjen e atij njeriu që me të vërtetë e kërkon atë.

Shkroi: G. Houssney

Bookmark the permalink.