Ungjilli Për Muslimanët

I dashur musliman,

Aasalaam mu alaikum,

Ungjilli i Jezus Krishtit (Isa al Mesih) është Lajmi i Mirë. Ky është kuptimi i fjalës ‘‘Ungjill’’ në gjuhën Greke, që është gjuha origjinale e Dhiatës së Re. Është lajmi i mirë sepse Jezusi (Isa) ka përmbushur kërkesat për mbajtjen e ligjit, që nëpërmjet Jezusit, të mund të marrim faljen e plot të mëkateve tona. Nëpërmjet Jezusit që mbajti Ligjin e Zotit në mënyrë të përsosur dhe nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Tij prej së vdekurish (si dëshmi që jeta e tij e mirë ishte e pranueshme nga Zoti), Jezusi e bëri të mundur për njerëzit të pranojnë dhuratën e plot të shpëtimit me anë të besimit.

Abrahami (Ibrahimi), babai i besimit tonë, besoi në Perëndinë, dhe kjo iu numrua atij si drejtësi (‘‘Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë. – Zanafilla 15:6). Abrahami ishte i shpëtuar dhe i drejtësuar përpara Perëndisë nëpërmjet besimit të Tij në Perëndinë, dhe jo duke iu përmbajtur ligjit të shkruar. Në fakt Abrahami u drejtësua para Zotit përpara se Zoti t’ia jipte Ligjin Moisiut, sepse ligji erdhi 430 vite pas Abrahamit (Dhe une them këtë: Ligji, që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më pas, nuk e zhvleftëson besëlidhjen e aprovuar më parë nga ana e Perëndisë në Krishtin, në mënyrë që të prishë premtimin. – Gal 3:17).

Nëse Ligji nuk na shpëton atëherë pse na dha Perëndia këtë ligj? Ligji është një reflektim i karakterit të Zotit. Ligji është i shenjtë dhe i përsosur. Për shembull, është gabim të vjedhësh sepse vjedhja është kundër karakterit të Zotit. Është poashtu gabim të gënjesh, sepse Zoti nuk gënjen. Ligji jo vetëm që qeverisë veprat tona por poashtu dhe zemrat, qëndrimet dhe mendimet tona. Për shembull Isa (apo Jezusi) i kishte mësuar njerëzit që nëse vetëm e shikon një grua për ta dëshiruar, është njësojë sikur ta shkelësh kurorën. (Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshirua, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet. – Mateu 5:28). Zoti nuk dëshiron vetëm pastërti në veprat tona por edhe në zemrën dhe mendjen tonë.

Në mënyrë që ta kënaqim Zotin ne duhet të jetojmë jetë të përsosur, sepse Zoti është i përsosur, i pastër dhe i shenjtë. Sido që të jetë, problem është që Zoti është i përsosur por ne nuk jemi. Zoti është i mirë, por ne nuk jemi. Kur ne nuk jetojmë përsosmërisht sipas ligjit të Perëndisë, atëherë ne mëkatojmë. Ne nuk jemi në gjendje ta ndjekim plotësisht ligjin e Zotit në mënyrë të përsosur sepse jemi të kufizuar dhe të ndikuar nga mëkati që banon në ne. Zoti në fjalën e Tij kishte thënë që paga e mëkatit është vdekja (Romakëve 6:23). Dhe për shkak që Zoti është i mirë dhe i drejtë, Ai duhet të dënojë mëkatin (‘‘Unë do të dënoj botën për ligësinë e saj dhe të pabesët për paudhësinë e tyre. – Isaia 13:11). Mënyra e vetme se si Perëndia mund të fal mëkatet është nëpërmjet derdhjes së gjakut, mëkati duhet të paguhet me vdekje (‘‘Dhe sipas ligjit, gati të gjitha gjërat pastrohen me anë të gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesë. – Heb 9:22).

Atëherë çfarë është Lajmi i mirë? Ti nuk ke nevojë të mundohesh ta mbash Ligjin e Zotit në mënyrë që ta kënaqësh Zotin dhe të shkosh në parajsë. Ti nuk ke nevojë të mundohesh ta ngresh veten lart në nivelin e përsosmërisë së Zotit duke u munduar të mbash të gjithë Ligjin e Tij të shenjtë e të përsosur. Ti në fakt nuk mund ta bësh këtë! Kjo është arsyeja pse Jezusi erdhi në botë. Jezusi është Zoti i shfaqur si njeri, Zoti u bë një njeri, jetoi një jetë të përsosur dhe vdiq që të merrte dënimin për mëkatin tonë. Në kryq Jezusi mori mbi vete mëkatin dhe vdekjen tonë. Me fjalë të tjera, ai pagoi në vend tonin; duke e bërë këtë, ai poashtu mori mëkatet tona mbi trupin e vet në kryq siç thuhet edhe tek 1 Pjetri 2:24 (‘‘Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur në mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat). Këtë vepër të madhe të dashurisë, nuk mund ta kaloj askush në gjithë botën mbarë. Kjo nuk mund të kalohet as nga Islami sepse në Kur’an, vepra më e madhe e dashurisë (vdekja për dikë tjetër), nuk është bërë nga vet Zoti. Por në Bibël, kjo gjë ndodhi (Zoti vdiq për njeriun!). Jezusi është Zoti në mish, personi i dytë i Trinitetit, i cili u bë sikur një prej nesh, vuajti në duart e njerëzve mëkatarë, vdiq në kryq, dhe u ringjall prej së vdekurish. Andaj, premtimi i Zotit është që kushdo që beson në Jezusin, sikurse Abrahami, edhe ai do të bëhet me anë të besimit, i drejtë në sytë e Perëndisë (Zanafilla 15:6).

Në Kur’an thuhet tek Sura 23:101-103, ‘‘E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyes kush për njëri-tjetrin. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë, peshojat (veprat e mira), ata janë që humben vetveten dhe janë në Xhehnnem përgjithmonë.’’

A je i lodhur duke u munduar të mbash çdo rregull e ligj në Islam përderisa po mundohesh të bësh sa më shumë vepra të mira në krahasim me të këqijat me shpresë që në Ditën e Gjykimit veprat e tua të mira të peshojnë më shumë sesa të këqijat? E sheh, përshkak që sipas Islamit ti je i detyruar ta meritosh një pjesë të shpëtimit tënd nëpërmjet veprave të tua, ti nuk mund ta dish sigurtë nëse do të shpëtohesh apo jo. Nëse je lodhur duke u munduar të jesh i përsosur dhe duke u munduar ta fitosh parajsën me veprat e tua, ti ke për ta kuptuar që nuk je mjaft i mirë, dhe që ke nevojë për Jezusin. Jezusi (Isa) kishte thënë, ‘‘Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje.’’ (Mateu 11:28).

Jezusi poashtu tha që:
• Ai e jep jetën e përjetshme (Gjoni 10:28-30).
• Ai posedon gjithë autoritetin mbi qiell e tokë, (Mateu. 28:18).
• Ai është Rruga e Vërteta dhe Jeta, (Gjoni 14:6).
• Ai do të ringjall njerëzit në Ditën e Fundit (Gjoni 6:40, 44, 54).
• Fryma e Shenjtë dëshmon për të, (Gjoni 15:26).

A dëshiron ta kënaqësh Zotin duke u munduar t’i përmbahesh ligjit të Allahut apo nëpërmjet besimit në Krishtin? Përsëri po e përsërisim, Jezusi tha që vepra më e madhe e dashurisë është që të vdesësh për dikë tjetër. Atëherë a është vepra më e madhe e dashurisë që të kërkohet prej teje të shkosh në parajsë (Xhennet) nëpërmjet veprave të mira e që ndoshta, nëse Allahu dëshiron, ti nëpërmjet tyre të shpëtohesh? Në cilin rast na është treguar vepra më e madhe e dashurisë për ne?

Nëse dëshiron jetën e përjetshme që Jezusi mund të ta jap, atëherë beso në atë që Jezusi bëri në kryq për ty dhe mos u mbështet në veprat e tua që ta kënaqësh Zotin. Beso në Jezusin! Nuk është Muhamedi ai që fal mëkatet tona. Jezusi e bënë këtë (Lluka 5:20; 7:48-49). Nuk është Muhamedi ai që vdiq dhe u ringjall prej së vdekurish. Jezusi e bëri këtë. Nuk ishte Muhamedi ai që tha ‘‘Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje. Jezusi e tha këtë. Dhe, Jezusi poashtu tha, ‘‘Besoni në Perëndi, besoni edhe në mua.’’ (Gjoni 14:1).
Sikurse dhe Abrahami (Ibrahimi), bëhu edhe ti i drejtë në sytë e Perëndisë… nëpërmjet besimit.

Bookmark the permalink.