Ky argument bazohet në supozimin që ekzistojnë tekste biblike që ndryshojnë. Me sa duket myslimanët nuk e kanë hulumtuar asnjëherë këtë pohim. Ajo çfarë ata nënkuptojnë është se ka përkthime të ndryshme që vlen për Kuranin po ashtu. Ata duhet të mësojnë që përkthimet e ndryshme i adresohen njerëzve të prapavijave dhe periudhave të ndryshme intelektuale. Pasi gjuha është dinamike dhe ndryshimet nga brezi në brez, përkthimet kanë nevojë për përmirësime. Megjithatë, Biblat janë të gjitha të përkthyera nga tekstet e hebraishtes dhe greqishtes origjinale! Është e vështirë për shumicën e myslimanëve të kuptohet se është e mundur të përkthehet Bibla në gjuhë të ndryshme pa ndryshime në përmbajtjen e saj.
Lidhur me Kuranin në kontekstin e mësimeve islamike mbi zbulesën, myslimanët mbajnë pikëpamjen që fjala e Allahut duhet të jetë fjalë për fjalë. Kjo teori është jo reale, meqë mospërputhje të vogla domosdoshmërisht lindin kur teksti përcillet gojarisht, shkruhet dhe kopjohet manualisht përgjatë shekujve. Ky është një supozim me fuqi argumentuese të vogël. Myslimanët supozojnë që Kurani është i “përsosur” pa vështruar në mënyrë kritike në tekst dhe transmetimin e tij. Gjithsesi, Kurani nuk është në asnjë mënyrë aq “i përsosur” dhe homogjen sa myslimanët mendojnë. Në dallim, mund të thuhet që asnjë libër tjetër nuk ka qenë më thellësisht i hetuar, i shqyrtuar në mënyrë më kritike sa Bibla – dhe e ka kaluar testin!
Të krishterët mund të jenë të qetë sepse, Bibla ka provat më të mira të autenticitetit. Asnjë libër tjetër antik nuk ka aq shumë dorëshkrime. Në mesin e më shumë se 5000 dorëshkrimeve antike apo pjesëve të tyre ne gjejmë tre dorëshkrime madhore të cilat qenë shkruar para islamit. Këto dëshmojnë që Bibla që kemi sot është e njëjtë me atë që judenjtë antikë dhe të krishterët kishin përdorur.
1) Codex Alexandrinus është shkruar në shekullin e pestë pas Krishtit. Në të gjendet e tërë Bibla, me përjashtim të disa faqeve nga Dhiata e Re, të cilat qenë humbur. I tërë teksti i dorëshkrimit gjendet në Biblën e sotme. Ky dorëshkrim ndodhet në Librarinë Britanike në Londër.
2) Codex Sinaiticus është shkruar në fund të shekullit të katërt pas Krishtit. Në të gjendet e tërë Dhiata e Re dhe pjesë të Dhiatës së Vjetër. Është mbajtur në librarinë e Shën Petersburgut, Rusi, më vonë e shitur, dhe tani vendndodhja e saj është po ashtu në Librarinë Britanike në Londër.
3) Codex Vaticanus është me siguri dorëshkrimi më i vjetër që përmban të tërë Biblën. Qe shkruar në shekullin e katër pas Krishtit dhe sot mbahet në Librarinë e Vatikanit në Romë. Pjesa e fundit e Dhiatës së Re është shkruar në një shkrim tjetër që dallon nga e para.
Lidhur me ndryshimet e supozuara në Bibël, duhet thënë kategorikisht që dorëshkrimet e përmendura më lartë datojnë më herët se Muhamedi. Nuk ka mënyrë që ndryshimet të kenë ndodhur në Bibël pas asaj kohe, sepse Biblat sot nuk i shmangen teksteve të mësipërme. Kurani thekson qartë që Bibla në kohën e Muhamedit ishte konsideruar të jetë zbulesë hyjnore dhe asnjë njeri nuk mund ta ndryshojë atë. Prandaj mund të supozohet që myslimanët të cilët argumentojnë se Bibla është korruptuar janë injorantë lidhur me këto fakte.
NGA: “PYETE MIKUN TËND MYSLIMAN” – Dr. Andreas Maurer