Siguria e Biblës

Ju lutem kuptoni që ekzistojnë me qindra libra të shkruara që prezentojnë dëshmi përfundimtare që përkrahin autencitetin dhe besueshmërinë e Biblës. Një libër mjaft i popullarizuar është “Dëshmia e re që kërkon vendim”, nga Xhosh Mekdouelli.

Njerëzit shpeshherë pyesin “Si mund ta dimë me siguri që ndonjë shkrim është prej Perëndisë?” Bibla i paralajmron lexuesit “Provoni të gjitha, mbani të mirën” (1Selanikasve 5:21).

Pamarrë parasysh opinionin e miqve, të familjes apo të shoqërisë, fati ynë individual qëndron në peshore. “Zgjidhja” jonë e Librit të Shenjtë duhet të konsiderohet me kujdes dhe duke u lutur. Perëndia na ka dhënë mendjen të testojmë gjëra të tilla. Të injorosh këtë dhuratë për shkak të presionit të tjerëve do të ishte një ofendim për Atë që na krijoi. Atëherë çfarë lloj testesh (provash) ekzistojnë për të shikuar në qoftë se ndonjë gjë është në mënyrë mbinatyrore e frymëzuar nga Perëndia? Janë tri lloj provash kryesore:

  1. A është PROFETIKE dhe e VËRTETUAR?

Kjo është prova më e rëndësishme. Në Bibël, Perëndia zbuloi që prova për profeci të vërtetë është se duhet të realizohet 100% me saktësi. Profetë që nuk ishin 100% të sigurtë konsideroheshin fals dhe duhej të gurëzoheshin me vdekje (Ligji i Përtërirë 18:20). Dikush duhet ta bëj pyetjen: “Pse është një provë e tillë në Bibël dhe në asnjë “Libër tjetër religjioz”? Dhe pse Bibla përmban një numër të madh të profecive specifike HISTORIKE (të vërtetuara) përderisa librat tjerë nuk përmbajnë gati asnjë? Sigurisht, vetëm Libri i Shenjtë i një Perëndie të gjithëdijshëm mund ta prezentoj të VËRTETËN totale.

  1. A është e BESUESHME?

Dëshmia për besueshmërinë e dorëshkrimeve biblike e tejkalon aq tepër dëshminë ndaj të gjitha shkrimeve të tjera të lashta. “Në kontrast të numrit total të mbi 5000 dorëshkrimeve të njohura sot, të Dhiatës së Re, librat tjerë historikë dhe religjioz të botës së lashtë zbehen në rëndësi”, shkruan Geisler dhe Nix3. Ju lutemi shihni diskutimin e plotë në dy librat klasike: Nga Perëndia tek ne: Si e morëm Biblën tonë, nga Norman Geisler dhe William Nix, dhe Dokumentet e Dhiatës së Re: A janë të besueshme? Ju sigurisht do të bindeni për besueshmërinë e Biblës pasi t’i lexoni ato4.

  1. A është e QËNDRUESHME?

E tërë Bibla është në harmoni edhe pse gjashtëdhjetë e gjashtë librat e saj ishin shkruar nga katërdhjetë autorë që erdhën nga prapavija të ndryshme edukative dhe kulturore. Ata jetuan në tre kontinente të ndryshme (Afrikë, Azi dhe Evropë) dhe shkruan në tri gjuhë të ndryshme. Dhe Bibla përmban shumë tema kontraverse që u shkruan për një periudhë për më tepër se 1500 vjet. Duke marrë parasysh këtë, dikush mund të presë që një libër i tillë të përmbajë kontradita, joqëndrueshmëri në mesazhin e saj, simbolizëm, përmbajtje, dhe më e rëndësishmja, në përfundimin e tregimit. Sepse kush mund të gjejë katërdhjetë autorë sot në një dhomë e të pajtohen 100 % së paku në një pikë kontraverse? Kurse Bibla është e qëndrueshme pikë për pikë nëpër tërë tekstin e saj. Ky unitet, vetvetiu, është mrekulli.

Nga: “Perëndia të do miku im mysliman” – Samy Tanagho

Bookmark the permalink.