Pse njësoj nuk u tregohet atyre grave për trupin e Jezusit?

Tek (Mateu 16:2;28:7; Marku 16:5-6; Luka 24:4-5;23), grave ju thuhet se çfarë ka ndodhur me trupin e Jezusit, ndërsa tek (Gjoni 20:1) Marisë nuk i tregohet kjo gjë.

(Kategoria: Tekstet janë në pajtueshmëri nëse u kushtohet më tepër vëmendje)

Engjëjt i tregojnë grave që Jezusi ishte ngritur nga të vdekurit. Mateu, Marku dhe Luka janë të gjithë të qartë në këtë pikë. Kjo mospërputhje e dukshme që ka të bëjë me numrin e engjëjve mund të qartësohet kur ne e kuptojmë që ishin dy grupe të grave aty. Maria Magdalena dhe grupi i saj me siguri janë nisur nga shtëpia e Gjon Markut, ku është përgatitur Darka e Fundit. Në anën tjetër, Xhoana dhe disa gra të tjera që nuk emërohet, me siguri janë nisur nga rezidenca e Herodit, në një pjesë tjetër e qytetit. Xhoana ishte gruaja e Kuzës, që ishte administratori i Herodit (Luka 8:3) dhe është tepër e mundshme që ajo dhe shoqërueset e saj janë nisur nga rezidenca mbretërore. Duke pasur këtë gjë në mendje, është e qartë që engjëlli i parë (i cili lëvizi gurin dhe i tha Marisë dhe Salomesë se ku ishte Jezusi) ishte zhdukur në kohën që erdhi Xhoana dhe shoqërueset e saj. Kur ato arritën atje (Luka 24:3-8), dy engjëj ju shfaqen dhe iu tregojnë lajmin e mirë, prej nga ato shpejtojnë t’jua tregojnë apostujve. Tek Luka 24:10, të gjitha gratë përmenden së bashku, pasi që ato në fund të gjitha shkuan tek apostujt. Ne jemi tani në pozitë të tillë prej nga mund ta kuptojmë se pse Maria Magdalena nuk i pa engjëjt. Gjoni 20:1 na tregon që Maria erdhi tek varri dhe ne e dimë nga shënimet e tjera që Salomeja dhe një Mari tjetër ishin me të. Sapo ajo e pa që guri ishte rrokullisur, ajo vrapoi t’ju tregonte apostujve, duke supozuar që e kishin marrë Jezusin. Maria tjetër dhe Salomeja, në anën tjetër, e kënaqën kurreshtjen e tyre duke shikuar brenda varrit, ku gjetën një engjëll që ju tha se çfarë kishte ndodhur. Pra ne shikojmë që engjëjt i informuan gratë, por Maria Magdalena u kthye para se pati rastin t’i takonte ata.

Nga: “Mospërputhjet në Bibël”, Shtëpia Botuese Tenda

Bookmark the permalink.