“Nëse Jezusi ishte Zot, përse Ai nuk dinte se kur do të rikthehej?”

Mateu 24:36; Marku 13:32

  1. (Marku 13:30-32), “Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, derisa e gjithë kjo të ketë ndodhur. Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë. Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.”
  2. ( Mateu 24:36), “Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s’e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im.”

Kur Jezusi u tha këto fjalë dishepujve, edhe Ai vet nuk kishte dijeni për datën dhe kohën e rikthimit të Tij. Ndonëse Jezusi ishte plotësisht Zot (Gjoni 1:1-14), kur Ai u bë njeri, Ai vullnetarisht kufizoi përdorimin e disa atributeve të perëndishme (Filipianëve 2:6-8). Kjo është dy natyra në një person (Bashkim Hypostatik). Gjatë shërbesës së Jezusit në tokë, Ai lëvizi në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë dhe i bëri mrekullitë e Tij përmes Frymës së Shenjtë dhe jo nga fuqitë e Tij të perëndishme. Kjo është sepse Ai ishte krijuar për pak kohë më poshtë se sa engjëjt (Hebrenjve 2:9), dhe kishte zbrazur vetveten dhe kishte marrë formë njeriu (Filipianëve 2:7). Kjo demonstron që Krishti ishte i tëri njeri dhe i varur nga Zoti dhe që Ai ishte duke u ballafaquar me kufizimet që i kishte me të qenit njeri. Kjo është pse Ai tha që Ai nuk e dinte ditën dhe kohën e rikthimit tëTij.

Jezusi me gjithatë demonstroi gjithë njohurinë e Tij në disa raste (Gjoni 2:25; 3:13),mirëpo Ai vullnetarisht e kufizoi të gjithë njohurinë e Tij, gjërat që vetëm Zoti dëshironte që Ai t’i dinte gjatë kohës që Ai ishte njeri (Gjoni 15:15). I tillë ishte rasti në lidhje me njohurinë që kishte Jezusi rreth ditës dhe kohës së rikthimit tëTij. Pasi që Ai ishte ringjallur, Jezusi u kthye përsëri në njohurinë e Tij të Perëndishme (Mateu 28:18; Veprave 1:7).

Bookmark the permalink.