Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve Të Ditëve Të mëvonshme nuk e shikon shfajësimin prej Krishtit në trajtën Biblike dhe histo-Krishtere. Në vend që të mësohet që shfajësimi ka ndodhur në kryq, Mormonizmi mëson që shfajësimi ka ndodhur më herët – jo në kryq – por në Kopshtin e Getsemanit kur Jezusi derdhi gjakun e Tij. Ju lutem merrni parasysh citatet e mëposhtme nga “BYU professor” dhe apostulli Mormon Bruce McConkie.
- “BYU professor Robert J. Matthews” në faqen 282 tek libri i tij, “A Bible! A Bible!” shkruajti, “Ishte në Getsemani, tek shpatet e “Malit të Ullinjëve”, që Jezusi bëri shfajësimin e përsosur duke derdhur gjakun e tij – më shumë se sa në kryq”.
- Apostulli Mormon Bruce McConkie, fillon me “Ku dhe në çfarë rrethana ishte bërë sakrifica shfajësuese e Birit të Perëndisë? A ishte në Kryq apo ishte në Kopshtin e Getsemanit? Është tek Kryqi i Krishtit që shumë nga të Krishterët e shikojnë kur kanë vëmendjen mbi shfajsimin e pafund dhe të përjetëshëm. Dhe padyshim që sakrifica e Perëndisë tonë është kompletuar kur ai është ngritur nga vdekja: gjithashtu, edhe ajo pjesë e jetës e tij dhe vuajtjeve të tij, është më dramatike dhe ndoshta më shumë si një nxitje shpirtërore. Por në të vërtetë dhimbja dhe vuajtja, triumfi dhe madhështia e shfajsimit ndodhi në Getsemani, “(Doctrinal New Testament Commentary, vol. 1, p. 774, emphasis mine)”.
Nuk ka të dhëna biblike të shfajsimit të Jezusit për mëkatet tona në Kopshtin e Getsemanit. Kopshti është vendi ku Jezusi vuajti shumë në lutje sepse Ai nuk dëshironte të shkonte drejt asaj përvoje të vrazhdë të Tij me goditje dhe kryqëzim. Agonia e Kopshtit ishte aq e madhe për Të sa që Ai kishte ndjersitur gjakë, siç lexojmë edhe tek Luka 22:44. Por, të vetmet referenca në Bibël që flasin rreth Krishtit dhe shfajsimit që Ai siguroi për ne janë në referenca që flasin për kryqin- dhe jo për Kopshtin e Getsemanit.
- Pajtimi me Perëndinë fitohet përmes kryqit:
- “dhe për t`i pajtuar të dy me Perëndinë në një trup të vetëm me anë të kryqit, mbasi vrau armiqësinë në vetvete”. (Efesianëve 2:16)
- “dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt”. (Kolosianëve 1:20)
- Borxhi ynë është gozhduar në kryq
- “Ai e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbërthyer në kryq”. (Kolosianëve 2:14)
- Ai mbarti mëkatet tona në kryq
- “Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat”. (1 e Pjetrit 2:24)
- Shpëtuar përmes vdekjes së Krishtit- që ndodhi në kryq.
- “Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij”. (Romakëve 5:10)
- “tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t`ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm”. (Kolosianëve 1:22)
Pali thotë, “sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit edhe atë të kryqëzuar”. (1 e Korintasëve 2:2). Ai nuk përmend asgjë, asnjëherë, rreth vendosjes së mëkateve tona në kopsht nga Jezusi. Ai vetëm përmend mëkatet në lidhje me kryqin e Krishtit. “Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij”. (Veprave 20:28)? Ishte kryqi – dhe jo Kopshti.
Përmbledhja
Ka aq shumë gabime me teologjinë Mormone duke filluar me (numrin e perëndive, nënën perëndeshë, bërjen zot, ndjekjen e rregullave për të marrë faljen e mëkateve, etj.,) prandaj nuk është befasi të mësojmë që Mormonizmi mbështetet tek shpëtimi i Krishtit tek Kopshti i Getsemanit në vend të kryqit.
- “Për shkak të shfajsimit që erdhi nëpërmjet Jezus Krishtit, i gjithë njerëzimi, dhe ata që do të vinë, do të shpëtohen. Shpëtimtari filloi me derdhjen e gjakut të Tij për të gjithë njerëzimin, dhe jo në kryq por në Kopshtin e Getsemanit. Aty Ai mori mbi vete peshën e mëkateve e të gjithë atyre që do jetojnë”. (Russell M. Nelson, “His Mission and Ministry,” New Era, Dec. 1999, p. 4, 6, emphasis mine).
- Jezusi pagoi për të gjitha mëkatet tona kur ai vuajti në Kopshtin e Getsemanit,” (Laurel Rohlfing, “Sharing Time: The Atonement,” Friend, Mar. 1989, p. 39).
Gabimi vjen prej gabimit. Nëse kisha Mormone do të pendohej nga doktrinat e tyre të pavërteta dhe të vijnë tek njohuria shpëtuese e Jezus Krishtit, Atij të vërtetit, që mori mëkatet tona mbi trupin e Tij, në kryq, dhe na çliroi falas, atëherë edhe Mormonët si çdo kush tjetër mund të marrin nga kjo falje e mëkateve që na dhuron Krishti. Megjithatë, për shkak të gabimeve të Mormonëve në lidhje me Zotin dhe shpëtimin, Mormonët janë ende nën ligjin dhe janë të detyruar t’u binden të gjitha urdhërave që të marrin shfajsimin e Krishtit.
- “Ne pranojmë shfajësimin e Krishtit duke u penduar për mëkatet tona, duke u pagëzuar, duke marrë dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, dhe duke iu bindur të gjitha urdhërave”. (Gospel Principles, Corporation of the President of the Church of Jesus Christ of Latter-day Saints, 1979, p. 68, emphasis mine).
Askush nuk mund t’u bindet të gjitha urdhërave dhe të përpiqet të marr përsipër barrën e fajit: “Sepse kushdo që e zbaton gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, është fajtor në të gjitha pikat”. (Jakobi 2:10). Dhe, “duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besimit në Jezus Krishtin, besuam edhe ne në Jezus Krishtin, që të shfajësoheshim me anë të besimit në Krishtin dhe jo me anë të veprave të ligjit, sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet me anë të veprave të ligjit” (Galatasve 2:16).
Prandaj, jo vetëm që pozicioni Mormon rreth shfajsimit është jo i vërtet por gjithashtu dhe doktrina e shpëtimit është e tillë. Mormonët janë, fatëkeqësisht, ende të vdekur në mëkatet e tyre.