Mesia është superior nga profetët tjerë
Pasi që Kurani nuk na jep një definicion të qartë për Mesinë, ne duhet të bëjmë atë që Kurani i inkurajon myslimanët të bëjnë kuir kanë ndonjë pyetje. Në sur. 10:94 dhe 21:7 Kurani thërret në myslimanët “ti pyesin ata që lexojnë librin para jush” apo me fjalë tjera, ata që kanë shkrimin, Biblën.
Hebrenjtë dhe të krishterët gjejnë në Bibël që titulli për Mesinë është rezervuar për të zgjedhurin e veçantë të Perëndisë, një njeri që qëndron mbi të gjithë njerëzit tjerë, përfshirë edhe profetët dhe apostujt.
Në Dhiatën e Re ne e gjejmë titullin “ho Christos “ që në greqisht është përkthim i fjalës “Mesia” (shiko Gjoni 1;41dhe 4:25 ). Në çdo rast kur ky titull përdoret, nyja “ho” është e përfshirë, duke shprehur sikurse Kurani, që kjo i drejtohet një personi të veçantë.
Titulli në tërë Shkrimin i përgjigjet një Çliruesi (Shpëtimtari) suprem të Perëndisë që hebrenjtë e pritnin me padurim.
Sidoqoftë në periudha të hershme të Dhiatës së Vjetër, ekzistonin raste që iu ishin referuar individëve tjerë si Mesi apo i vajosuri.
Tek Lev. 4:3 titulli Mesi i përket kryepriftit të vajosur. Në 2 Sam.1 :14 i referohet mbretit të popullit. Në Ps.105:15 profetët e Perëndisë konsideroheshin si Mesi (të vajosur). Madje edhe mbretit të Persisë Kirit i jipet ky titull në Isa. 45:1, pasi që ai ishte i cili e përgatiti mënyrën (rrugën) për ndërtimin e qytetit të Jerusalemit.
Por në librin e Danielit ne gjejmë një profeci specifike nga Danieli (Dan. 9:25) që premton se pas rindërtimit të Jerusalemit do të kalojë një kohë pas së cilës “Mashiah”, i Vajosuri, do të vijë. Ishte kjo profeci nga e cila fjala Mesi u përdor si titull për ardhjen e Princit të Perëndisë, dhe i udhëhoqi hebrenjtë t’i drejtohen atij si “ha Mashiah”, Mesia.
Profeti Isai fliste shpesh për këtë Mesi, duke përmendur që ai do të vinte nga rrënjët e Jeseut, babait të Davidit, që do të mbretërojë tërë botën dhe që do të bëjë të vdesë të pabesin në frymën e buzëve të tij (Is.11:1-5).
Një profet pas tjetrit folën për këtë përfaqësues (reprezentues) suprem të Perëndisë, që do të jetë një figurë madhështore, tepër më i lartë se profetët e Perëndisë në nder dhe lavdi. Sipas Zekerias sunduesi suprem ishte përcaktuar të jetë reprezentuesi i zgjedhur i Perëndisë (Zak.6:12-13).
Profeti Mikaia paralajmëroi që ai do të lindte në Betlehem, dhe origjina e tij ishte nga fillimi i kohërave, sundimi i të cilit do të zgjaste përherë (Mik.5:2). Danieli e quajti atë “bir i njeriut”, që arriti deri te i Lashti i ditëve, që të gjithë popujt , kombet dhe gjuhët do ti shërbejnë në një sundim të përhershëm (Dan. 7:13).
Edhe ata gjatë kohës së Jezusit mbanin besime të njëjta lidhur me Mesinë. Gjon Pagëzori (Jahja) shikonte kah ardhja e Mesisë si një – tepër më superior se vetvetja. Tek Luka 3:16 ai thotë “ Unë ju pagëzoj me ujë por pas meje po vjen ai që është më i fortë se unë, të cilit nuk jam i denjë as t’ia zgjidh lidhëset e sandaleve: ai do t’ju pagëzojë me Shpirtin e shenjtë dhe me zjarr”. Dhe derisa Jezusi po vinte drejt Gjonit, Gjoni tha: Ky është ai për të cilin unë thashë: “ Mbas meje poi vjen një burrë që më ka paraprirë, sepse ishte para meje” (Gjn.1:30).
Nga këto pasazhe ne mund të shohim se jo vetëm profetët e lashtë e konsideruan Mesinë të jetë dikush i veçantë, por Gjoni, që qe profet gjatë kohës se Jezusit, e konsideroi Mesinë si një – tepër më superior se vetvetën. Gjoni foli për para ekzistencën e Jezusit si Mesi, sikurse Mikea dhe tjerët që bënë para tij.
Përveq kësaj, pasi që ai ishte i vetmi profet të paraqitej në të njëjtën kohë me Jezusin, ai u gëzua në nderin e të qenët i caktuar, për ta zbuluar atë në popull (Gj.1:31).
Mesia është Biri i Perëndisë
Kjo nuk është e tëra. Nga Shkrimi ne kuptojmë se Mesia ishte më tepër se sa profeti më i madh. Premtimi më i theksuar i ardhjes së Mesisë si një prej bijve të Davidit u bë nga vetë Davidi.
Kur Davidi ishte mbret, ai kërkoi të ndërtonte një tempull madhështor për strehimin e arkës së besëlidhjes së Perëndisë. Perëndia e ndaloi për të vepruar përmes profetit Nathan. Por Perëndia i dha Davidit një premtim të veçantë. Ne e kuptojmë këtë premtim të zbulesës te 1Kro.17:10-14 ” Të njoftoj gjithashtu që Zoti do të të ndërtojë një shtëpi. Kur të mbushen ditët e tua dhe të shkosh të bashkohesh me etërit e tu, unë do të nxjerr një pasardhës tënd, që do të jetë një nga bijtë e tu, dhe do të konsolidojë mbretërinë e tij. Ai do të më ndërtojë një shtëpi dhe unë do ta bëjë fronin e tij gjithmonë të qëndrueshëm. Unë do të jem për të një Atë dhe ai do të jetë për mua një bir; dhe nuk do t’ia heq përkrahjen time ashtu siq ia kam hequr atij që të ka paraprirë. Unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë në shtëpinë time dhe në mbretërinë time, dhe froni i tij do të jetë i qëndrueshëm përgjithnjë “.
Inicialisht kjo mund të kuptohet si profeci e shënjuar për birin biologjik të Davidit. Bazuar në Kuran në suren 17:7 biri i Davidit me të vërtetë e ndërtoi tempullin madhështor për Perëndinë ( al- masxhid, “tempulli’). Kjo është përsëritur disa herë edhe në Bibël. Por megjithatë pak kohë pas vdekjes së Solomonit mbretëria e Izraelit ishte përçarë në dysh, dhe ishte zhdukur plotësisht brenda 300 viteve.
Andaj nuk ishte një mbretëri e përjetshme, dhe premtimi që iu bë Davidit nuk ishte për birin e tij Solomonin.
Hebrenjtë e kuptuan që Perëndia ishte duke iu drejtuar Mesisë në këtë premtim të Davidit, dhe ky premtim që ai të themelojë mbretërinë e tij përjetë mori një rëndësi të vërtetë. Si rezultat, hebrenjtë prej kësaj kohe e tutje e shpikën shprehjen “Biri i Davidit“ si titull për Mesinë tyre të pritur.
Por ajo që është më e rëndësishmja në këtë premtim është fraza në vargun 13 që thotë: “Unë do të jem për të një atë dhe ai do të jetë biri im”. Pasi që premtimi nga Perëndia i ishte drejtuar Mesisë, e sqaron të vërtetën se kush është Mesia në fakt. Mesia duhej të ishte Biri i Perëndisë!
Davidi e dinte që Mesia do të jetë Biri i Perëndisë dhe për këtë arsye ai haptazi e quajti atë Zot të tij dhe Mësues në Ps.89:26-29, 35-36, duke e kuptuar në të njëjtën kohë edhe varësine e tij. Kjo është përsëritur nga Jezusi në Zbulesën 22:16, ku thotë: “Unë jam rrënja dhe pasardhja e Davidit …”. Jezus Mesia është pasardhësi i Davidit, derisa ishte lindur nga linja e Davidit.
Andaj jo vetëm që Mesia ishte më superior se profetët, duke përfshirë shumë profetë që e paraprinë atë, por gjithashtu ai mund të përvetësonte titullin Biri i Perëndisë, që nga vetvetja e ndanë plotësisht nga çdo person tjetër ekzistues.
A ishte Jezusi Mesia?
Ne tani përshkruam se Mesia është në të vërtetë një individ unik (i pashoq). Por a mund të themi që Jezusi është Mesia? Nga suret ne pamë që Kurani duket të mendojë ashtu. Asnjë profeti nuk i është dhënë titulli “al-Massih”.
Në Bibël shohim se Jezusi e pranoi titullin e Mesisë për vetën e tij. Derisa bisedonte me gruan samaritane e cila fliste për ardhjen e Mesisë, ai i përgjigjet në këtë mënyrë: “Unë jam ai që po të flet “ (Gjn.4:26).
Në një rast tjetër, kur hebrenjtë e pyetën hapur, se a ishte apo jo Mesia, ai rreptas u përgjigj “ Unë jua kam thënë, e ju nuk më besoni” (Gjn.10:25).
Dhe pastaj ka fundi i shërbimit të tij, kryeprifti i Izraelit e pyeti në mënyrë direkte “A je ti Mesia? Jezusi u përgjegj drejtpërsëdrejti “Unë jam“ (Mk.15; 61-62 ).
Prandaj Kurani dhe Jezusi vetvetiu pohuan të ishte Mesia, pohim i cili nuk ishte surprizë që hebrenjtë ndërmorrën sulm në të. Dhe madje për një arsye të mirë.
Nga: “Kush është Mesia” – Josef Smith