1. “Librat e Dhiatës së Re janë shkrimet më të hershme që ne posedojmë”

Është e rëndësishme për çdo të Krishterë që ta njoh Biblën mirë. Kjo është sepse Bibla është Fjala e Perëndisë e cila na është dhënë neve. Bibla na mëson gjithçka që ne duhet të dijmë për Zotin, njeriun dhe shpëtimin. Bibla na drejton në të vërtetën për jetën dhe se si mund ta kënaqim Perëndinë. Më tej, teksa njohim Biblën, ne duhet poashtu të dijmë se si na është dhënë Bibla. Pse është Bibla Fjala e frymëzuar e Perëndisë? Si mund ta dijmë sigurtë se cilat libra i takojnë Biblës? A është ende duke u shkruar Bibla? Çfarë i bënë të veçanta 27 librat e Dhiatës së Re? Këto pyetje janë të gjitha shumë të rëndësishme, dhe secila duhet të përgjigjet. E të gjitha këto përgjigje janë të lidhura me ‘‘Kanunin e Shkrimeve’’, për të lexuar ma shumë se çfarë është Kanuni kliko këtu.

Fakti i parë dhe më themelor për ta mbrojtur Kanunin është thjesht që librat e Dhiatës së Re janë shkrimet e Krishtera më të hershme që posedojmë. 27 librat e Dhiatës së Re janë të veçanta sepse të gjitha janë shkruar në shekullin e parë. Për shkak që këto libra janë të shkruara kaq pranë kohës së Jezusit dhe përgjatë shekullit të Kishës së parë, këto shkrime janë të ndryshme prej çdo shkrimi tjetër të Krishterë. Nëse duam të dijmë se çfarë është Krishterimi i vërtetë, atëherë ne duhet të mbështetemi në shkrimet më të hershme të Krishtera, e këto shkrime janë 27 librat e Dhiatës së Re.

Përderisa është e vërtetë që disa dijetar kritik mundohen të përfshijnë Ungjillin e Tomës dhe librin e 1 Klementit si libra të asaj kohe, jo të gjithë dijetarët pajtohen me këtë gjë. Fakti është që të vetmit Ungjijë që, që mund të vërtetohen se janë të shkruara në shekullin e parë janë Mateu, Marku, Lluka dhe Gjoni.

Për të qenë më të qartë, vetëm pse një libër është shkruar në shekullin e parë, kjo nuk e bënë atë automatikisht Shkrim të Shenjtë. Nuk është ‘‘Shekulli i parë’’ arsyeja pse një libër mund të jetë shkrim i shenjtë, mirëpo gjëja e rëndësishme rreth shekullit të parë është që dishepujt (nxënësit) e Jezusit kanë jetuar në atë kohë dhe ata janë dëshmitarë okularë të asaj çfarë ka ndodhur, prandaj shkrimet e tyre janë të frymëzuara nga Perëndia sepse dishepujt ishin vetë në prezencën e Perëndisë në atë kohë. Por patjetër që në shekullin e parë janë shkruar libra të ndryshëm e jo të gjitha librat e këtij shekullit mund të quhen libra të shenjtë. Ka shumë rëndësi se kush i ka shkruar dhe se a ishin këta njerëz me Jezusin në ato kohë. Arsyeja pse mund të besohen shkrimet e dishepujve si të vërteta, është për shkak se ata jetuan në atë kohë dhe sipas historisë nuk është e mundur që një dokument apo shkrim të konsiderohet valid apo me vlerë nëse njerëzit që e kanë shkruar nuk kanë qenë pjesëmarrës të asaj ngjarje, por librat e Dhiatës së Re tregojnë qartë që autorët e këtyre librave ishin me Jezusin, qenë pjesë e kishës së hershme dhe ata dinin dhe shkruajtën për gjitha gjërat që ndodhën. Shkrimi i tyre qe plotësisht i frymëzuar nga Zoti.

Prandaj, fakti i parë për ta mbajtur në mend për Kanunin e Shkrimeve është që të gjithë 27 librat e Dhiatës së Re janë të shkruara në shekullin e parë dhe janë shkrimet me të hershme të Krishtera që kemi dhe të gjitha janë të frymëzuara nga Perëndia.

Referencat:

  1. Michael Kruger: http://michaeljkruger.com/ten-basic-facts-about-the-nt-canon-that-every-christian-should-memorize-1-the-new-testament-books-are-the-earliest-christian-writings-we-possess/
Bookmark the permalink.