3: “Librat e Dhiatës së Re janë libra të veçantë sepse janë libra Apostolik”

Fakti i tretë që të gjithë të Krishterët duhet ta dijnë rreth Kanunit të Dhiatës së Re është që të gjitha librat e Dhiatës së Re janë të lidhura shumë afërsisht me apostujt.

Kush janë apostujt dhe pse është kjo gjë kaq e rëndësishme? Apostujt janë pjestarët origjinal të dymbëdhjetë dishepujve që ndoqën Jezusin. Jezusi poashtu u dha apostujve autoritet dhe fuqi që të predikojnë, ‘‘Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t’i dërgonte të predikojnë, dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të debonin demonët’’ (Marku 3:14-15). Jo vetëm që u dha Jezusi apostujve fuqinë për të predikuar, por poashtu ai theksoi që Perëndia kishte folur permes tyre, ‘‘sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Fryma e Atit tuaj që do të flasë në ju.’’ (Mateu 10:20). Kjo është pse Jezusi i alarmoi ata që nuk po i dëgjonin apostujt.

Për shkak që apostujve u është dhënë autoriteti nga Jezusi, Perëndia foli nëpërmjet tyre, prandaj ne mund të kuptojmë se sa shumë kanë rëndësi mësimet e tyre. Apostujt nuk predikuan thjesht mësimet dhe mesazhet e tyre, por ata predikuan e mësuan mesazhin që ua kishte dhënë Perëndia. Në fakt, Pali e përshkruan Kishën si një Kishë e ndërtuar në themelet e mësimeve të apostujve. (Efesianëve 2:20).

Përderisa apostujt filluan të mësojnë të tjerët për Jezusin duke u predikuar atyre, ata në të njëjtën kohë filluan të shkruanin në letër mesazhin dhe mësimet e tyre. Shkrimet e tyre shumë shpejt filluan të lexoheshin nga të tjerët, filluan të bënin kopje të këtyre mesazheve dhe ato ia dërgonin edhe grupeve të tjera të besimtarëve të Krishterë. Të gjitha këto shkrime gradualisht u bënë 27 librat e Dhiatës së Re. Ne mund t’u besojmë këtyre librave si Shkrime të Shenjta sepse të gjitha u shkruan prej apostujve, përveç rastit të Llukës i cili nuk ishte një apostull por ai ishte gjithmonë në ngjarje dhe në kontakt të afërt me apostuj të tjerë.

Në fakt ne poashtu mund ta ndërlidhim ekzistencën e librave ‘‘apokrifik’’ me besimin se Shkrimet duhet të jenë të shkruara prej njerëzve të zgjedhur dhe të frymëzuara nga Perëndia (apostujt). Kjo është për shkak se në shekullin e dytë dhe më vonë kur librat apokrifik ishin duke u shkruar, të gjitha këto libra u quajtën sipas apostujve. Prandaj, fakti që njerëzit krijuan shkrime të ndryshme siç janë apokrifet (të cilat u munduan të imitojnë shkrimet e vërteta të apostujve), është dëshmi që librat e Dhiatës së Re shiheshin si libra me autoritet dhe të frymëzuara nga Perëndia.

Për fund, Kanuni i Dhiatës së Re ekziston për shkak të një besimi të hershëm të Krishterë që apostujt folën për Krishtin. Ky besim bëri që të Krishterët të vlerësojnë librat apostolik. Dhe librat apostolik gradualisht formuan Dhiatën e Re që ne e kemi sot.

Bookmark the permalink.