A shkoi Jezusi menjëherë në shkretëtirë pas pagëzimit të tij (Marku 1:12-13), apo së pari ai shkoi në Galile, pa dishepujt, dhe mori pjesë në dasëm (Gjoni 1:35,43; 2:1-11)?
(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)
Kjo mospërputhje e dukshme pyet: ‘Ku ishte Jezusi tre ditë pas pagëzimit të tij?’ Marku 1:12-13 thotë ai shkoi në shkretëtirë për dyzet ditë. Por Gjoni ‘duket’ ta ketë parë Jezusin ditën tjetër në Betani, të dytën në Galile dhe të tretën në Kanë (Gjoni 1:35;1:43;2:1-11) vetëm nëse kthehesh mbrapa dhe lexon të gjithë tekstin duke filluar nga Gjoni 1:19. Shpjegimi për pagëzimin e Jezusit në Ungjillin e Gjonit është dhënë nga vetë Gjon Pagëzori. Ishte ”dëshmia e Gjonit kur judenjtë e Jerusalemit dërguan priftërinjtë dhe levitët për ta pyetur atë se kush ishte” (vargu 19). Ky është ai që i referohet ngjarjes së pagëzimit në të kaluarën. Nëse ka ndonjë dyshim shikoni tek koha e kaluar e përdorur nga Gjoni kur ai e sheh Jezusin që vinte drejt tij në vargjet 29-30 dhe 32. Duke vështruar Jezusin ai u tregon atyre që ishin duke e dëgjuar për ngjarjen e pagëzimit dhe rëndësinë e saj. Nuk ka fare arsye të besohet që pagëzimi ishte aktualisht duke ndodhur në kohën kur Gjoni ishte duke folur, dhe prandaj s’ka arsye të nënkuptohet që ky fragment kundërshton atë të Ungjillit të Markut.
Nga: “Mospërputhjet në Bibël”, Shtëpia Botuese Tenda