A mund të njihet Perëndia nëpërmjet Jezus Krishtit?
Gjatë ditëve të perandorit romak Tiberit, Jezusi nga Nazareti (?4-8 para erës së re – dhe pas erës së re – ?29 -33), biri i adoptuar i një zdrukthtari, fitoi popullaritet të gjërë dhe famë në Izrael lidhur me mësimet e tij autoritative dhe mrekullitë mahnitëse. Fjala u perhaps në mbarë regjionin, edhe ndër paganë, që Jezusi ishte Emanueli, ‘Perëndia me ne,’ i shumë prituri Krisht.
Pas një shërbese të shkurtër tre deri në katër vjetë, Jezusi qe denuar nga tribunali i prijësve religjioz hebre për shkak të blasfemisë së pohimit të ishte bir i Perëndisë dhe menjëherë me urdhër qe kryqëzur nga guvernatori provincial romak, Ponc Pilati. Kjo e përmbushi profecinë e Dhjatës së Vjetër e cila e parathoshte agoninë e vdekjes së Mesisë:
Zemra ime është si dylli
që shkrihet në mes të zorrëve të mia.
Forca ime është tharë si një enë balte,
dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza;
ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes.
Sepse qentë më kanë rrethuar,
një grup keqbërësish më ri rotull;
më kanë shpuar duart dhe këmbët
Unë mund t’i numëroj gjithë kockat e mia;
ato më shikojnë dhe më këqyrin.
Ndajnë midis tyre rrobat e mia
dhe hedhin short në tunikën time. (Ps. 22:14b-18)
Megjithatë ai mbante sëmundjet tona
Dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona;
Por ne e konsideronim të goditur,
Të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.
Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona,
U shtyp për paudhësitë tona;
Ndëshkimi për të cilën kemi paqën është mbi të,
Dhe për shkak të vuratave të tij ne jemi shëruar. (Isa. 53:4-6)
Sipas shkrimeve krishtere, të njohura si Dhjatë e Re, Jezus Krishti qe varrosur vonë atë pasdite, për t’u ngritur nga të vdekurit tre ditë më vonë. Jezusi iu shfaq më tepër se tre mijë ndjekësve gjatë një periudhe gjashtëjavorëshe dhe pastaj u ngrit në qiell nga dhe kishte ardhur. Sërish, kjo qe profetizuar qindra vjetë më herët:
Ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol
dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin. (Ps.16:10)Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante.
Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin,
ai do të shikoj pasardhës,
do të zgjasë ditët e tij,
dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.
Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij
dhe do të jetë i kënaqur;
me anë të diturisë së tij, i drejti,
shërbëtori im do të bëjë të drejtë shumë veta,
sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre. (Isa. 53:10-11).
Fillimisht prijësit religjioz e më vonë autoritetet pagane romake (pas vitit 60) egërsisht persekutonin të krishterët e hershëm. Të mëparshmit i vështronin të krishterët si heretikë. Më vonë i konsideronin ‘ateistë’ për shkak të refuzimit kokëfortë për të adhuruar zotin Cesar apo të ashtuquajturit perëndi të tjerë. Si rezultat, shumë burra dhe gra të krishtera qenë brutalisht të martirizuar për hir të besimit të tyre.
Përkundër këtyre sprovave të rrepta, të krishterët e hershëm besonin që besimi prezentonte zgjidhjet hyjnore ndaj problemeve më të thella jetësore. Besimi i tyre kalonte përtej befasisht shumë pozitivisht për shkak të veprimeve të egra me të cilët përballeshin apostujt e hershëm të krishterë dhe ndjekësit e tyre.
Që nga fillimi, krishterimi i kishte marrur faktet historike shumë më seriozisht se shumica e urtësive të traditave tjera. Shkrimet e tyre qenë shkruar dhe rrënjosur brenda një dritareze të shkurtër të historisë romane; ata qëndrojnë me referenca historike ndaj qyteteve specifike dhe mbretërve, shpalljeve zyrtare dhe krizave regjionale.
Veç kësaj, shkrimet krishtere citojnë gjerësishtë nga Bibla hebreje. Në veçanti, ata citojnë qindra pasazhe që demonstrojnë që Jezusi, ‘biri i Abrahamit, biri i Davidit’, është në të vërtetë ‘Krishti’, i vajosuri, Mesia i premtuar.
Të krishterët e hershëm vështronin shkrimet e tyre si fjalë përfundimtare të Perëndisë ndaj njerëzimit. Paragrafet përmbyllëse të Dhjatës së Re përmbajnë një paralajmërim të shkurtër por të rreptë kundër shtimit apo heqjes të ndonjë gjëje në fletat e saj të shenjta:
Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t’i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër. Dhe nëse ndokush heq nga fjalët e këtij librit të kësaj profecie, Perëndia do t’i heq pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër. (Zbu. 22:18-19).
Përse një paralajmërim kaq i rreptë? Si Pali dhe apostujt e tjerë, shën Juda fliste për besimin që ‘njëherë e përgjithmonë i ishte besuar të shenjtërve’ (Juda 3). Nuk ishte i hapur apo subjekt i ndryshimeve të mëtutjeshme. Në Jezus Krishtin, Perëndia kishte folur fjalën e tij përfundimtare.
Nga: A është Perëndia relevant? – Dr. Luis Palau