Jezusi i lejoi apo jo dishepujt të kenë shkopinj?

Jezusi i lejoi (Marku 6:8) apo nuk i lejoi (Mateu 10:9; Luka 9:3) dishepujt e tij të mbanin një shkop gjatë udhëtimit të tyre?

(Kategoria: është keqkuptuar përdorimi i greqishtes)

Është supozuar që shkrimtarët e Ungjijve janë në mospërputhje me njërin tjetrin në lidhje me atë nëse Jezusi i ka lejuar dishepujt e tij që të marrin një shkop gjatë udhëtimit të tyre apo jo. Problemi ka të bëjë me përkthimin. Tek Mateu ne e lexojmë përkthimin anglez të fjalës greke “ktesthe”, që përkthehet në përkthimin King James (verzioni i autorizuar) si “Mos grumbulloni ar, as argjend, as..shkop” Sipas fjalorit grek kjo fjalë do të thotë “të marrësh për veten tënde, të fitosh, të sigurosh, me anë të blerjes ose në mënyrë tjetër” (Robin, Leksikoni i Dhiatës së Re). Prandaj tek Mateu Jezusi thotë ”Mos siguro ansjë gjë tjetër si shtesë mbi atë që tshmë ke. Shko ashtu si je.” Mateu 10 dhe Marku 6 bien dakord që Jezusi i drejtoi dishepujt e tij që të mos marrin me vete pajisje shtesë. Luka 9:3 pjesërisht pajtohet me formulimin e Markut 6:8, duke përdorur foljen në gjuhën greke (“merr”); por pastaj, shton ashtu si Mateu, ”as shkop, as trastë, as bukë, as para”. Por Mateu 10:10 përfshin çfarë duket të jetë një sqarim i mëtejshëm: ata nuk duhej të siguronin një shkop si pjesë e pajisjes së veçantë për udhëtimin. Marku 6:8 me sa duket sugjeron që kjo nuk nënkuptonte detyrimisht që ata duhet të hidhnin ndonjë gjë që tashmë e kishin gjatë udhëtimi nëpër vend së bashku me Jezusin. Prapseprapë, kjo nuk është një përgjigje përfundimtare, vetëm një shpjegim i mundshëm. Ky dallim i parëndësishëm nuk ndikon në pajtueshmërinë e konsiderueshme të Ungjijve. Ne nuk do të shqetësoheshim nëse kjo gjë, do të ishte, apo është, një mospërputhje, sepse ne nuk e kemi të njëjtin pikëpamje për Ungjijtë siç myslimani mësohet për Kuranin. Dhe nëse kjo gjë është kulmi i mospërputhjeve të Biblës kur Bibla thuhet se është “përplot me mospërputhje” dhe “plotësisht e korruptuar”, atëherë njerëzit e tillë janë me siguri të mashtruar. Nëse vërtet shkrimtarët dhe përkthyesit e krishterë kanë pasur dëshirë që të falsifikojnë Ungjijtë origjinal, kjo “mospërputhje” nuk do të ishte aty. Kjo është një shenjë e vërtetësisë së tekstit si një shënim njerëzor i asaj që ka ndodhur, dhe është një shenjë e qartë që nuk ka qenë qëllimisht e korruptuar.

Nga: “Mospërputhjet në Bibël”, Shtëpia Botuese Tenda

Bookmark the permalink.