Dorëshkrimet e Dhiatës së Re

Shumë myslimanë pohojnë se ne kemi probleme të njëjta duke u brengosur për numrin e madh të viteve që ndajnë shkrimin prej ngjarjeve në fjalë. Pasi që ne nuk kemi dokumente origjinale, përmbajtja, besueshmëria e kopjeve vihet në dyshim. Dhe a është ky mohim korrekt? T’i marrim për shembull dorëshkrimet e Dhiatës së Re, të vlefshme sot.

Kemi në dispozicion 5300 dorëshkrime të njohura të Dhiatës së Re, 10,000 latine, dhe 9300 versione të tjera të hershme (MSS), që na jepin 24,000 kopje dorëshkrime nga pjesët e Dhiatës së Re që i kemi sot. Shumica e këtyre janë shkruar para v. 325 P.K., dhe shumë kohë më parë se të përpilohet Kurani (të marrura nga shënimet e Mcdowellit që e demantojnë Verdiktin, vol. . 1, 1972 fq 40-48;dhe Ostling, Koha, Janar 23,1995,fq. 57):

Për më shumë, për dallim nga Kurani, nuk gjejmë zbraztsirë të madhe kohore në mes kohës për të cilën Bibla flet dhe ngjarjeve të ndodhura në fjalë. Në fakt nuk ka asnjë bazë për datimin e ndonjë libri të Dhëatës së Re më të vonshëm se viti 80 P.K. (ose 50 vite pas vdekjes së Krishtit). E tërë Dhiata e Re është shkruar para rënjës së Jerusalemit në vitin 70 P.K., dhe ndoshta para djegies së Romës, dhe persekutimit të krishterëve, pasi që as këto ngjarje, që do të mund të ketë ndikim në komunitetet të krishtera të cekura në ndonjerën prej këtyre shkrimeve të Dhiatës së Re. Nëse dokumentet janë të shkruara në shekullin e dytë, myslimanët pohojnë, atëherë gjithsesi se ishte dashur të ceken këto ngjarje shumë të rëndësishme.

Me këtë logjikë mund të merret një hap më tutje. T’i marrim p.sh. mundimet e Jakobit në vitin 62 P.K, Palit në vitin 64 P.K., dhe të Pjetrit në vitin 65 P.K., të gjitha këto ishin ngjarje momentale të bashkësive të hershme të krishtera, dhe ne nuk i gjejmë asnjë vendim për vdekjen e tyre në cilindo libër kanonik të Dhiatës së Re (dhe për mrekulli as në librin e veprave, në kohët më të rëndësishme të kishave të hershme). Sqarimi i vetëm është se të gjitha këto janë ngjarje të hershme, dhe ato para vitit 62 P.K.

Bookmark the permalink.