Çfarë mund të mësojmë rreth Adventistëve?

Gjërat që i besojnë:

1. Bibla është e frymëzuar dhe e është Fjala e Zotit.
2. Triniteti: Ati, Biri, Fryma e Shenjtë janë tre personat e ZOTIT që është një.
3. Jezusi është Zot dhe gjithmonë ka ekzistuar me Atin.
4. Fryma e Shenjtë është një person.
5. Sakrifica e Jezusit është bërë për të tjerët.
6. Shpëtimi është nëpërmjet hirit dhe jo veprave.
7. Jezusi u ringjall prej së vdekurish në trupin e tij fizik.
8. Jezusi u ngrit në qiell me trupin e Tij fizik.
9. Pagëzimi bëhet me zhytjen në ujë.
10. Jezusi do të kthehet sërish.
11. Jezusi do të kthehet të themelojë mbretërinë e tij njëmijëvjeçare.
12. Pikërisht krijimi ka ndodhur në 6 ditë dhe jo më shumë.

Gjërat që mohojnë:

1. Mohon doktrinën e paracaktimit.
2. Mohon pagëzimin me spëkatje.
3. Mohon pagëzimin e foshnjeve.
4. Mohon pavdekshmërin e shpirtit.
5. Mohon përjetësinë e ferrit.
6. Mohon përdorimin e alkoholit (si pije) apo duhanit.

Parimet jonormale të besimit Adventistë:

1. Mëkatet tona do të bien mbi Djallin.
2. Jezusi është kryeengjulli Mikael.
3. Zoti duhet të adhurohet vetëm të Shtunën (Shabati)
4. Me 22 Tetor, 1844, Jezusi hyri në fazën e dytë, dhe të fundit të veprës së tij për shlyerjen e mëkateve.
5. Gjykimi hetimor – fati i të gjithë njerëzve do të vendoset në bazë të kësaj ngjarjeje në të ardhmen.
6. Të vdekurit nuk ekzistojnë më – shpirtërat flejnë.
7. Njerëzit e këqinjë do të asgjësohen.
8. Ellen G. White, ‘‘themeluesi’’ i Adventistëve, ishte një lajmëtar i Perëndisë i cili mbante në vete dhuntinë e profecisë.
9. Ekziston një shenjëtore në Qiell prej ku Jezusi kryen punën e tij të ndërmjetësimit për ne.

Bookmark the permalink.