Janë disa grupe religjioze të cilat janë më të vogla në krahasim me religjionet botërore. Këto grupe kanë besime dhe praktika të veçanta dhe në përgjithësi janë të vogla në numër kudo në botë. Shumë prej këtyre grupeve fetare nuk kanë asnjë marrëdhënie me Krishterimin, disa prej tyre janë larguar aq shumë nga doktrina e Krishterë sa që nuk mund të njihen të kenë pasur një të kaluar të Krishtere. Këto grupe quhen kulte.
Një kult është një grup religjioz që ndjekë një sistem apo besim që është ndryshe nga Krishterimi. Nga pikëpamja e Krishtere, kultet ndryshojnë dhe shtrembërojnë doktrinat (besimet) që ndikojnë shpëtimin. Për shembull, një doktrinë e rëndësishme e Krishterë është që ka vetëm një Zot (Isai 43:10; 44:6; 44:8; 45:5) dhe nëse beson në një zot të pavërtetë, Zot do të sjell gjykimin (Eksodi 20:1-6). Prandaj, nëse një grup thotë që ka më shumë se një Zot (përshembull Mormonizmi), atëherë kjo do të ishte ndryshe nga besimi i Krishterë dhe Mormonizmi do të konsiderohej një kult. Një tjetër doktrinë e rëndësishme e Krishterë është që Jezusi është Zot prej mishi (Gjoni 1:1-14; Kolosianëve 2:9), sipas Gjonit 8:24 nëse dikush mohon këtë atëherë ata do të vdesin në mëkatet e tyre. Dëshmitarët e Jehovait nuk e prandojnë që Jezusi është Zot, prandaj ata nuk janë të Krishterë (sipas doktrinës Biblike) dhe konsiderohen një kult.
Grupet që konsiderohen kulte në përgjithësi kanë këto veçori:
- Mësime të reja – Kultet janë të bazuara mbi teologji dhe mësime të reja
- Vetëm mësime të vërteta – Kultet konsiderojnë të gjitha religjionet tradicionale të pavërteta dhe ata pretendojnë që ata janë të vetmit të kanë të vërtetën.
- Udhëheqje të fuqishme – Shpesh një apo disa individë të një grupi udhëheqin dhe i kontrollojnë të gjitha mësimet dhe praktikat e grupit.
- Pagesa – Shpesh një person është i detyruar të paguaj apo të japë pronën që t’i bashkohet grupit.
- Kontrollimi- udhëheqësia e grupit mban kontrollin mbi anëtarët përmes frikës dhe metodave tjera. Shpesh anëtarëve të grupit u është thënë që të mos shoqërohen me njerëz të tjerë jashtë kultit.
Kultet mund të kenë apo kanë përdorur karakteristika të tjera, kjo është vetëm një përshkrim i shkurtër. Grupet që duhet konsideruar kulte janë: Mormonizmi, Dëshmitarët e Jehovait, “Christian Sciences”, “Christadelphians”, “Unity”, “Religious Science”, dhe “ The Way International”.