Fjala ‘‘Kanun’’ në kuptimin e saj origjinal i referohej një shkopi i cili përdorej për të matur gjëra të ndryshme. Më vonë kjo fjalë filloi të merrte një kuptim tjetër, ‘‘rregull’’ apo ‘‘standard’’, dhe pastaj filloi të nënkuptonte ‘‘listë me autoritet’’. Kur i referohemi librave, një ‘‘kanun’’ është një përmbledhje e librave të shkruara nga autori i njëjtë. Prandaj, përmbledhja e librave të Biblës është i quajtur, ‘‘Kanuni Biblik’’ sepse ato të gjitha janë të frymëzuar/shkruara nga Zoti.
Çfarë është Shkrimi i Shenjtë?
“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.’’
(2 Timoteut 3: 16– 17)
Shkrimi i Zotit është theopneustos (që do të thotë ‘‘Frymëzuar nga Perëndia’’). Librat e Biblës janë më shumë se thjeshtë libra të veçantë, ato janë të frymëzuara nga vetë Zoti. Prandaj natyra e shkrimeve e përcakton kanunin e shkrimeve, me fjalë të tjera librat e Biblës konsiderohen si pjesë të ‘‘Kanunit të Zotit’’, sepse ato kanë karakteristikat e asaj çfarë janë Shkrimet dhe siç thamë edhe më pare Shkrimet janë (1) Të frymëzuara nga Perëndia (2) janë dhënë për qëllim të mësimit, bindjes, ndreqjes dhe edukimit dhe drejtësi.
Referenca: James R. White – “Vetëm Shkrimi”