Ungjilli Është Lajmi i Mirë i Perëndisë

Ungjilli e furnizon racën njerëzore me zbulime të qarta të shkruara nga Perëndia lidhur me atë se si mund të “shpëtohemi” nga ferri dhe të përjetojmë jetën e përjetshme me Perëndinë. Fjala “ungjill” nuk i referohet një libri dhënë Jezusit nga Perëndia, por i referoher Lajmit të Gëzuar të dashurisë së Perëndisë rreth çdonjërit, lajm që erdh tek ne përmes Jezus Krishtit.

Zbulim i gjallë nga Perëndia:

Ne e dimë nga të lexuarit e Ungjillit se Jezus Krishti, një person i gjallë, është zbulim perfekt i Perëndisë për racën njerëzore (Heb. 1:1-4). Ne lexojmë në Ungjill se “Jezusi shkonte kudo nëpër Galile…duke predikuar Ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe lëngatë në popull. Pas kësaj, Jezusi i autorizoi apostujt e tij, të fuqizuar përmes Shpirtit të Perëndisë, për të bartur këtë Lajm të Mirë tek popujt e tjerë, e pastaj edhe në mbarë botën (Veprat 1:8 dhe Mateu 18:18-20).

Frymëzimi hyjnor vjen nga Perëndia:

Është vetëm një “Ungjill” dhe vetëm një Krisht. Perëndia i inspiroi apostujt e Jezusit përmes udhëheqjes së Shpirtit të Shenjtë për të na treguar për personin, jetën dhe mësimet e Jezusit. Bibla bën të ditur se “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë ” (2Timoteut 3:16-17). Ky varg nënkupton që Perëndia frymëzoi fjalët dhe mendimet e Tij përmes të Dërguarve të Tij të zgjedhur. Perëndia është Autori përfundimtar i mesazhit dhe doktrinës së Ungjillit. “Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Shpirti i Shenjtë” (2 Pjetrit 1:19-21).
Një dijetar i krishterë David W. Shenk e sqaron “frymëzimin hyjnor” kështu: “Frymëzimi hyjnor nuk do të thotë diktim hyjnor. Të krishterët nuk besojnë se profetët që e folën apo e shkruan Fjalën e Perëndisë ishin (të pamendë) gypa nga të cilat Fjala e Perëndisë rrjedhte. Në të gjitha shkrimet biblike, personaliteti i shkrimtarëve të ndryshëm është evident… Veprimtaria frymëzuese e Perëndisë nuk e mënjanon përfshirjen njerëzore në këtë proces. Gjurma e personalitetit njerëzor është pjesë e përmbajtjes së zbulimeve biblike. Bibla është një shpallje mahnitëse në gjuhën njerëzore dhe formave mendore. Bibla është një dramë mahnitëse e zbulimit të Perëndisë ndaj njerëzve, dhe profetët e frymëzuar të Perëndisë shprehën këtë zbulim në gjuhën njerëzore dhe në format mendore”1.

Katër prezentime të Ungjillit të Perëndisë:

Librat individuale të dishepujve – Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit – janë dëshmi të jetës dhe mësimeve të Jezusit. Jezusi iu dha siguri që Shpirti i Shenjtë do ta udhëhiqte shkrimin e tyre. “Por Ngushlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’iu mësojë çdo gjë dhe do t’iu kujtojë të gjitha këto që ju thashë” (Gjoni 14:26). Shikoni gjithashtu Gjonin 16:13, Lukën 1:1-4 dhe 2Pjetrin 1:16-21.
Lexues i nderuar, kur e studioni “Ungjillin e Gjonit”, ju jeni duke e studiuar Lajmin e Mirë të mbretërisë së Perëndisë të mësuar nga Jezusi dhe autoritativisht lidhur me Gjonin. Gjoni ishte shoqërues i afërm i Jezusit. Çdonjëri prej shkrimtarëve prezenton një aspekt të ndryshëm të karakterit të Jezusit, Mesisë. Jezusi prezentohet si “Mbret” tek Mateu. Ai prezentohet si “Shërbëtor” tek Marku. Jezusi përshkruhet si “Njeri i përsosur” nga Luka. Ai shpallet si “Bir i Perëndisë” tek Gjoni (njëri nga dëshmitarët okular të vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit).

Ju lutemi vëreni që apostull Gjoni na siguron që dishepujt në fakt ecën dhe biseduan me Jezusin: “Atë që ishte nga fillimi (Jezusi), atë që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona e prekën lidhur me Fjalën e jetës – këtë po jua shpallim lidhur me Fjalën e Jetës. Jeta u shfaq dhe ne e pamë dhe dëshmojmë për të, dhe ju shpallim… (1Gjoni 1:1-3).Të gjithë dishepujt shkruan një mesazh, që është Ungjilli (Lajmi i Mirë) të cilin Jezusi ia prezentoi botës. Jezusi për më tepër, profetizoi shtatëmbëdhjetë herë për përhapjen e Ungjillit (shembuj Mateu 24:14 dhe 26:13, Luka 21:33 dhe Veprat 1:8).

Përveç katër prezentimeve të Ungjillit, Dhiata e Re përmban gjithashtu mësime dhe letra të frymëzuara, të shkruara nga apostujt e Jezusit grupeve të ndryshme të krishterë, dhe përfundimisht të gjithë besimitarëve (p.sh 1Korintasve 2:1-14). Edhe Kurani e pranon që Perëndia i frymëzoi shumë të dërguar (S. 21:7).
Mbase mund të habitesh, miku im, pse ekzistojnë shumë përkthime të ndryshme (versione) të Biblës. Myslimanët nuk i zënë besë asnjërit prej përkthimeve të Kuranit arab dhe në fakt as nuk e konsiderojnë si Fjalë reale të Zotit. Në anën tjetër, të krishterët e njohin besueshmërinë e përkthimeve të Biblës përderisa e japin mësimin dhe kuptimin e gjuhës origjinale.
Miku im mysliman, dëshmia më e rëndësishme se Ungjilli është hyjnor është kur lexohet në formë lutjesh. Atëherë Perëndia me të vërtetë do të të flasë përmes faqeve të Fjalës së Tij – dhe do e ndryshojë jetën tuaj.

SIGURIA E BIBLËS

Disa prej faqeve të ardhshme paraqesin shkurtazi disa prej dëshmive për sigurinë e Biblës. Ju lutem kuptoni që ekzistojnë me qindra libra të shkruara që prezentojnë dëshmi përfundimtare që përkrahin autencitetin dhe besueshmërinë e Biblës. Një libër mjaft i popullarizuar është “Dëshmia e re që kërkon vendim”, nga Xhosh Mekdouelli.
Njerëzit shpeshherë pyesin “Si mund ta dimë me siguri që ndonjë shkrim është prej Perëndisë?” Bibla i paralajmron lexuesit “Provoni të gjitha, mbani të mirën” (1Selanikasve 5:21).

Pamarrë parasysh opinionin e miqve, të familjes apo të shoqërisë, fati ynë individual qëndron në peshore. “Zgjidhja” jonë e Librit të Shenjtë duhet të konsiderohet me kujdes dhe duke u lutur. Perëndia na ka dhënë mendjen të testojmë gjëra të tilla. Të injorosh këtë dhuratë për shkak të presionit të tjerëve do të ishte një ofendim për Atë që na krijoi. Atëherë çfarë lloj testesh (provash) ekzistojnë për të shikuar në qoftë se ndonjë gjë është në mënyrë mbinatyrore e frymëzuar nga Perëndia? Janë tri lloj provash kryesore:

1. A është PROFETIKE dhe e VËRTETUAR?

Kjo është prova më e rëndësishme. Në Bibël, Perëndia zbuloi që prova për profeci të vërtetë është se duhet të realizohet 100% me saktësi. Profetë që nuk ishin 100% të sigurtë konsideroheshin fals dhe duhej të gurëzoheshin me vdekje (Ligji i Përtërirë 18:20). Dikush duhet ta bëj pyetjen: “Pse është një provë e tillë në Bibël dhe në asnjë “Libër tjetër religjioz”? Dhe pse Bibla përmban një numër të madh të profecive specifike HISTORIKE (të vërtetuara) përderisa librat tjerë nuk përmbajnë gati asnjë? Sigurisht, vetëm Libri i Shenjtë i një Perëndie të gjithëdijshëm mund ta prezentoj të VËRTETËN totale.

2. A është e BESUESHME?

Dëshmia për besueshmërinë e dorëshkrimeve biblike e tejkalon aq tepër dëshminë ndaj të gjitha shkrimeve të tjera të lashta. “Në kontrast të numrit total të mbi 5000 dorëshkrimeve të njohura sot, të Dhiatës së Re, librat tjerë historikë dhe religjioz të botës së lashtë zbehen në rëndësi”, shkruan Geisler dhe Nix3. Ju lutemi shihni diskutimin e plotë në dy librat klasike: Nga Perëndia tek ne: Si e morëm Biblën tonë, nga Norman Geisler dhe William Nix, dhe Dokumentet e Dhiatës së Re: A janë të besueshme? Ju sigurisht do të bindeni për besueshmërinë e Biblës pasi t’i lexoni ato4.

3. A është e QËNDRUESHME?

E tërë Bibla është në harmoni edhe pse gjashtëdhjetë e gjashtë librat e saj ishin shkruar nga katërdhjetë autorë që erdhën nga prapavija të ndryshme edukative dhe kulturore. Ata jetuan në tre kontinente të ndryshme (Afrikë, Azi dhe Evropë) dhe shkruan në tri gjuhë të ndryshme. Dhe Bibla përmban shumë tema kontraverse që u shkruan për një periudhë për më tepër se 1500 vjet. Duke marrë parasysh këtë, dikush mund të presë që një libër i tillë të përmbajë kontradita, joqëndrueshmëri në mesazhin e saj, simbolizëm, përmbajtje, dhe më e rëndësishmja, në përfundimin e tregimit. Sepse kush mund të gjejë katërdhjetë autorë sot në një dhomë e të pajtohen 100 % së paku në një pikë kontraverse? Kurse Bibla është e qëndrueshme pikë për pikë nëpër tërë tekstin e saj. Ky unitet, vetvetiu, është mrekulli.

DËSHMIA PROFETIKE

Në Bibël, tek Isaia 46:9-10, Perëndia deklaron se Ai është jashtëkohor : “…Unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua, Unë shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë…”
Për të provuar, supozojmë, ndonjë punë të Shenjtë konsiderata e parë duhet të jetë: “Çfarë dëshmie ka aty?” A janë fjalët dëshmi? Sigurisht që jo, sepse çdo gjë mund të paraqitet të jetë e vërtetë. A janë besimet dëshmi? Njerëzit mund të jenë të indoktrinuar të besojnë çdo gjë. Megjithatë, në qoftë se dikush do të mund të parathoshte (profetizonte) të ardhmen me saktësi të plotë, (paralajmërimet e tij specifike janë realizuar dhe verifikuar historikisht), do të mund të vërtetohej që informacioni erdh nga Perëndia. Mendo për këtë. Në qoftë se dikush apo diçka të paralajmronte në mënyrë të saktë të ardhmen përveç Përëndisë, sot nuk do të ekzistonte lotoja apo industria e bixhozit. Vetëm Perëndia e posedon aftësinë për të NJOHUR tërësisht atë që do të vijë. Për të analizuar e ndonjë punë që pohohet se është “nga Perëndia”, pyetja e parë do të duhej të ishte: “çfarë evidence ekziston aty, që e dëshmon frymëzimin hyjnor apo profecinë”? Së pari, le t’i kosiderojmë profecitë biblike të realizuara, që janë historikish të dëshmuara. Bibla përmban me qindra profeci pralajmëruese të shkruara përpara me qindra vjet më herët për njerëz apo ndonjë ngjarje. Vetëm Perëndia mund ta shkruajë historinë përpara!

PROFECITË BIBLIKE
Profecitë historike:

Vetëm Bibla në mënyrë mahnistëse paralajmëron ngjarje të sakta historike shekuj më herët realizimit të tyre. Dhe këto profeci mbështetën nga dëshmitë arkeologjike. Më lejoni t’iu jap vetëm një shembull: Profeti Isaia (tek Isaia 44:28) paralajmëroi 150 vjet më herët se do të lindte një mbret emri i të cilit do të ishte “Kiri”. Ky mbret do t’i çlironte hebrenjtë nga robëria e babilonasve, për t’u kthyer në atdheun e tyre dhe për të ndërtuar kombin dhe tempullin e tyre. Isaia e dha këtë paralajmërim atëherë kur hebrenjtë ishin të fuqishëm dhe Babilonia ishte vetëm një krahinë e vogël në Perandorinë Asiriane. Çdo gjë që Isaia tha për Kirin u realizua. Kiri, një mbret pagan, në fakt u dha të holla hebrenjve të robëruar për të rindërtuar qytetin dhe tempullin e tyre. Kjo ofertë nga një mbret pagan kurrë nuk është bërë më herët dhe nuk është bërë deri tani. Kjo profeci e emëroi mbretin dhe dekretet e tij shumë më herët se që mbreti dhe mbretëria e tij kishin ekzistuar!

Profecitë Mesianike:

Ekzistojnë 332 profeci specifike në Dhiatë të Vjetër lidhur me lindjen, jetën, shërbesën, gjykimin, kryqëzimin, vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Çdonjëra prej tyre ishte realizuar 100 % me saktësi në jetën e Jezus Krishtit. Për shembull, lokalizimi ekzakt i lindjes së Mesisë ishte profetizuar të jetë në qytetin Betlehem (Mikea 5:2). Dhe konsideroni probabilitetin e rastit të ndonjë njeriu që do t’i përmbushte 8 prej 332 profecive. “Kemi gjetur se gjasat për ndonjë njeri që ka jetuar në tokë gjer në kohën e tashme dhe t’i përmbushë të gjitha 8 profecitë është 1 në 1017 (10 në fuqinë e 17-të).”5 Ju lutem shikoni diskutimet e mëtejshme në kapitullin e 10.

Profecitë shkencore:

Formë tjetër e profecive jane edhe informatat shkencore të gjetura në Bibël. Urtësia u ishte dhënë autorëve biblikë 2000 apo më shumë vjet më herët para se shkenca moderne ta zbulonte. Një shembull nga astronomia është: Bibla përshkruan përafërsisht 3000 vjet më herët se dielli e ndjek një trajektore rrotulluese nëpër univers. “Ai (dielli) del nga një skaji i qiejve dhe rrotullimi i tij arrin deri në skajin tjetër; asgjë nuk mund t’i fshihet nxehtësisë së tij” (Psalm 19:6). Ne sot sigurisht e dimë që kjo është fakt. Bibla përshkruan që Toka është e rrumbullakët (Isaia 40:22). Dhe Toka “mbahet” në asgjë në hapësirë (Jobi 26:7).
Në librin e tij, Shkenca dhe Bibla, Dr Henri Morris identifikon shumë prej profecive shkencore të gjetura në Bibël. Ju mund ta merrni parasysh këtë libër të fascinuar për informata më të detalizuara.6
Shumë liderë religjioz kanë pohuar që shkrimet e tyre janë shkrime të shenjta. Por ASNJËRI nuk i qëndroi provës së profecisë së saktë totale. Vetëm Bibla e kalon këtë provë. Profecitë e saj të realizuara, të detalizuara, na shtyjnë të konkludojmë autencitetin e saj pa dyshim. Do të lexoni më tepër nëpër tërë këtë libër lidhur me profecitë e realizuara. Një libër i shkëlqyeshëm referues është: Çdo profeci e Biblës, nga John, F. Walvoord.7

BESUESHMËRIA

Dëshmia e dokumenteve të vjetra/dorëshkrimeve:

Sot të krishterët posedojnë shumë dorëshkrime të vjetra të Biblës që datojnë shumë gjenerata para se Muhamedi të niste religjionin islam. Këto dorëshkrime ishin shkruar shumë më herët se Kurani të ishte shkruar. Çuditërisht, Bibla e sotme nuk dallon prej këtyre dorëshkrimeve të lashta biblike:

1. Codex Vaticanus (daton nga 325-350 para Krishtit):

Ky dorëshkrim përfshin të gjitha librat e Biblës deri në Librin e Dhiatës së Re të hebrenjve (deri tek hebrenjve 9:14).8 Pjesa e ngelur e Dhiatës së Vjetër është përfshirë nga një dorë e mëvonshme.9 Codex Vaticanus sot lokalizohet në Bibliotekën e Vatikanit.

2. Codex Alexandrinus (daton nga viti 400 para Krishtit):

Ky dorëshkrim përmban gati tërë Biblën. Ky dorëshkrim i ruajtur mbahet në Muzeun Britanik.10

3. Codex Sinaiticus (daton nga viti 350 para Krishtit):

Ky dorëshkrim e përmban tërë Dhiatën e Re dhe një pjesë të Dhiatës së Vjetër. Gjithashtu gjindet në Muzeun Britanik.11
Fakti se këto dorëshkrime ekzistuan së paku 200 vjet më herët se Muhamedi ta formojë islamin nënkuptohet që i vetmi Libër i Shenjtë në dorën e të krishterëve në kohën e Muhamedit konsistoi prej të njëjtës Dhiatë të Vjetër dhe të Re që ne sot e kemi.

DHIATA E VJETËR (TORA)

Pergamenat e Detit të Zi:

Dorëshkrimet e Dhiatës së Vjetër në tërësi, përveç librit të Esterit, janë gjetur në vitin 1947 në një seri të shpellave mes pjesës veriperëndimore të Detit të Zi. Dokumentet janë vendosur në këto shpella rreth vitit 70 pas Krishtit nga një sekt i hebrenjve të njohur si esenët, që i vendosën pergamenat në qypa argjilore dhe i fshehën nëpër shpella afër gërmadhave të sotme në Kumran Khirbetit.
Pas shqyrtimit shkencor, shumë pergamene u dëshmuan të jenë shkruar së paku 200 vjet para vendosjes së tyre në shpellë rreth vitit 70 pas Krishtit. Dokumentet qëndruan të fshehura, të mbrojtura, dhe të harruara për së paku 2000 vjet. Kur u zbuluan në vitin 1947, pergamenat u krahasuan shkronjë për shkronjë me Shkrimin e Shenjtë hebre, të sotmin (Torën), dhe për habi duke mos treguar asnjë dallim.12 Kjo demonstroi që Dhiata e Vjetër ishte trashëguar pa gabime. Gjithashtu kjo tregoi që profecitë për Jezus Krishtin ishin bërë shumë më herët se Ai të vinte.13

Septuaginta :

Septuaginta është përkthim grek i Torës hebreje (Dhiata e Vjetër).14 Ky version ishte transkriptuar diku rreth vitit 270 para Krishtit dhe është dokumentuar mirë në historinë hebreje dhe sekulare. Përmbajtja tregon saktësi konsistente me Dhiatën e Vjetër, të ditëve të sotme. Dhe më kryesorja, të gjitha profecitë e ardhjes së Mesisë ishin përkthyer nga hebraishtja në greqisht gati 300 vjet para se të lindej Krishti!

DHIATA E RE

Kopje të shumta të dorëshkrimeve:

Sot afërsisht i kemi rreth 24.000 dorëshkrime të herëshme të pjesëve të Dhiatës së Re. Këto dorëshkrime greke të Dhiatës së Re (Ungjilli) mbijetuan nga aq herët sa edhe shekulli i parë pas Krishtit. Ato formojnë përmbajtjen e Dhiatës së Re që e kemi sot. Dhe në kundërshtim me besimet popullore mes shumë myslimanëve, nuk ekziston një burim alternativ i dëshmive që sugjerojnë që jeta dhe mësimet e Jezus Krishtit ishin të ndryshme me ato që përshkruhen në Bibël. Nuk ekziston as edhe një grimë e dëshmive.
Në vijim të shumë dorëshkrimeve ekzistuese (kopje të shekullit të parë), intergriteti i tekstit të Dhiatës së Vjetër është themeluar gjithashtu duke aplikuar tri principet themelore të historiografisë. (Shikoni diskutimin e tekstit bibliografik, provën interne, provën eksterne në Dëshminë e re që kërkon vendim, të përmendur më herët).

Nga: “Perëndia të do miku im mysliman” – Samy Tanagho