ADAMI NË ISLAM
Lexues i nderuar, ngazëllimi kryesor i kësaj pjese është për të shikuar dëshirën e zemrës së Perëndisë për bashkësi me njerëzit (që të lidhet me ne personalisht)!
Adami u krijua përsosurisht nga Perëndia:
Para se gjithash, Kurani citon që Perëndia e krijoi Adamin në gjendje perfekte. Ne lexojmë në S. 95:4 që “Vërtet, ne e krijuam njeriun në formën më të bukur”. Dhe Kurani në S. 2:30 deklaron që Adami ishte zëvendësues i Perëndisë (“Khalifah”). Abdullah Jusuf Ali, një përkthyes i famshëm dhe komentator i Kuranit, e komentoi këtë varg në Kuptimi i Kuranit të Shenjtë.1 Në vijim, ne lexojmë në S. 15:29 “E kur ta përsos atë dhe t’i jap atij shpirtin që është krijesë e imja…”
Dëshira e Perëndisë për të bashkëvepruar me njerëzit:
Ne lexojmë në S. 2:31 “E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjitha emrat (e sendeve)…” Ky varg dëfton që Zoti bisedoi me Adamin disa herë dhe Adami kishte një marrëdhënie personale, direkte dhe të mrekullueshme me Perëndinë. Prandaj, shohim që ekzistonte intenca origjinale e Perëndisë transedent të Gjithëpushtetshëm të lidhej personalisht me njerëzit që Ai i krijoi. Çfarë Perëndi i mahnitshëm, i hirshëm dhe të përulur kemi! Adami dhe Eva kishin mundësi të përjetojnë shoqërinë perfekte me Perëndinë.
Kushtet perfekte të Adamit dhe Evës:
Sipas Kuranit, Perëndia iu dha Adamit dhe Evës kushte perfekte. Ai i krijoi ata në Kopshtin qiellor. Perëndia iu dha atyre çdo gjë që kishin nevojë për t’u kënaqur dhe për të jetuar një jetë të drejtë. S. 2:35 thotë “E ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet, dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni…”
Satani tundoi Adamin dhe Evën:
Kurani na bën të ditur që Satani tundoi dhe mashtroi Adamin dhe Evën, dhe ata dështuan për ta përfaqësuar Perëndinë. Ata nuk iu bindën Zotit dhe mëkatuan. Qartë shihet në S. 2:36: “Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (xheneti) dhe i nxorri ata nga ajo që ishin në te, e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim”.(Ju lutem lexoni gjithashtu S. 7:22 -24). Kurani pra, thotë që ata u krijuan në qiell dhe përjetuan paqen dhe gëzimin përderisa nuk iu bindën Perëndisë dhe ishin nxjerrur nga qielli.
Rënia e Adamit dhe Evës dhe e tërë njerëzimit:
Ekzistojnë pika të pajtimit mes Biblës dhe Kuranit në lidhje me rënien e Adamit dhe të Evës. Ata hëngrën prej frytit të ndaluar. Vëreni gjithashtu se në S. 2:36, forma e përdorur është imperativi “Zbritni” (në arabisht “ahbituu”)2. Dijetari i mirënjohur mysliman dhe komentator i Kuranit, Pickthall, tha: “Këtu urdhëri është në shumës, duke iu adresuar racës së Adamit.”3
Abdullah Jusuf Aki sqaron frazën në S. 2:36 “Zbritni, ju (gjithë njerëz)” në përkthimin dhe komentimin e popullarizuar të Kuranit: “Vendimet e Allahut janë rezultat i veprave të njerëzve. Vëreni tranzicionin në arabisht prej numrit njëjës në S. 2:33 në atë shumës në S. 2:35, dhe shumësinë këtu që e kam dhënë unë në anglisht: ‘Të gjithë ju njerëz’. Qartë Adami është tipi për gjithë njerëzimin…”4
Dënimi i Allahut u zgjerua për gjithë njerëzimin:
Kurani e mëson rënien e Adamit dhe e implikon edhe tërë racën njerëzore në këtë rënie. Në S. 2:38, lexojmë që i njëjti urdhër dhënë Adamit dhe Evës i ishte dhënë edhe pasaardhësve të tij: “Dilni prej atyhit të gjithë (jami).”
Vëreni që fjala “jami” është shfrytëzuar në S. 2:38: “(Zbritni prej atyhit të gjithë jami)”. Kjo fjalë arabe është shfrytëzuar për të kuptuar “mikpritës, mbledhje (grumbullim), të gjithë, së bashku, tërësisht”5 Prandaj, urdhëri për t’u larguar prej Kopshtit, kishte për qëllim ta mbulojë tërë njerëzimin. Hadithi e konfirmon këtë të vërtetë6.
Është fakt që në Kuran dhe Hadithe ekziston dokumentimi që i referohet përgjegjësisë së Adamit si përfaqësues i tërë racës njerëzore. Adami ishte njeriu i parë i krijuar. Ne të gjithë morëm fill nga ai. Ishte nga kjo pikë e origjinës që njerëzimi ka pasur për t’u ballafaquar me problemin përfundimtar të saj: rezultatin e rënies së Adamit në mëkat.
REZULTATET E RËNIES
Sipas Ungjillit, kur Perëndia e krijoi njeriun, qëllimi i tij ishte që njeriu të mund të përjetonte bashkësinë konstante dhe të mrekullueshme me Të. Ashtu që Perëndia e vendosi njeriun në Kopshtin e Edenit. Bibla flet që Perëndia vinte në kopsht dhe komunikonte me njeriun.
Mëkati i Adamit na largoi nga Perëndia:
Qëllimi i Perëndisë për njeriun ishte i përmbushur përderisa Adami ecte në bashkësi me Perëndinë. Por ne lexojmë që Adami nuk u bind dhe që mëkati hyri në racën njerëzore. Marrëdhënia e Adamit me Perëndinë ishte thyer si rezultat i mëkatit. Kjo ndarje është gjithmonë efekt i mëkatit.1 Profeti Isaia na tregon “Ja, dora e Zotit nuk është tepër e shkurtër për të shpëtuar, as veshi i tij nuk është tepër i rënduar për të ndëgjuar. Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje” (Isaia 59:1-2). Askush s’mund t’i bëj dritë mëkatit të Adamit duke thënë thjeshtë se ai vetëm harroi urdhërin e Perëndisë. Adami nuk ka mundur ta harrojë të vetmin urdhër që Perëndia ia dha. Adamit iu është dhënë liria për të zgjedhur. Në momentin kur Adami dhe Eva hëngrën nga pema e ndaluar, ata qëllimisht kundërshtuan dhe shkelën autoritetin e Perëndisë. Mëkati i tyre ishte një akt mospërfillës kundër Perëndisë së Gjithëpushtetshëm.
Mëkati infektoi gjithë njerëzimin:
Mëkati i Adamit dhe Evës kishte ndikim infektues në mbarë racën njerëzore. Efekti i mëkatit të tyre u bë universal dhe i gjithë njerëzimi u zhyt në një botë ku mëkati dhe vdekja mbretërojnë. Mik i nderuar, mëkati u bë pjesë integrale e natyrës së tyre njerëzore si një rezultat i menjëhershëm i mëkatit dhe mosbindjes së Adamit.
Adami zgjodhi të rebelohej:
Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së tij. Ai i dha atij lirinë e zgjedhjes dhe ai zgjodhi për t’u rebeluar kundër Perëndisë në personin e Adamit. Si pasojë, Adami shtrembëroi imazhin e Perëndisë tek njeriu. Natyra njerëzore u robërua nën fuqinë e mëkatit, duke u bërë qenësisht i ndryshuar dhe i paaftë për ta pastruar vetveten në gjendjen që ishte para rënies. Muhamedi tha: “Satani vrapon në trupin e bijve të Adamit sikurse që gjaku qarkullon në të…”2 Gjithashtu Muhamedi tha: “Satani qarkullon në mendjen njerëzore sikurse gjaku që qarkullon në të…”3
Mëkati i Adamit e shkatërroi natyrën njerëzore:
Mëkati në mënyrë të përhershme infektoi natyrën njerëzore. Në Torë (Zanafilla 2:17) ne lexojmë që Perëndia e paralajmëroi Adamin për pasojat shkatërruese: “…sepse nëse hani nga ajo, ti do të vdesësh me siguri”. Njerëzimi i rënë i përjeton efektet e mëkatit për ditë përmes egoizmit, xhelozisë, zilisë, urrejtjes etj. Asnjë prej pasardhësve të Adamit nuk mund të bëjë një jetë të pastër dhe të pamëkatshme për të cilën Perëndia e krijoi për të jetuar. Sipas Kuranit të gjithë njerëzit janë robër të fuqisë së mëkatit, siç përmendet edhe më poshtë:
- 12:53: “…epshi është shumë nxitës për mëkatin”
- 16:61: “Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi tokë asnjë gjallesë tjetër…”
Sigurisht që çdonjëri prej nesh mund të dëshmojmë që ne jemi të prirur për të kënaqur epshin e mishit. Ndonjëherë ne dhunojmë ndërgjegjën tonë dhe i lëshohemi natyrës sonë egoiste.
Pasojat shkatërruese të mëkatit:
Siç u përmend më lartë, Perëndia e krijoi Adamin si një qenie njerëzore perfekte. Dhe ne lexojmë në Torë (Zanafilla 2:17) që Perëndia paralajmëroi Adamin për pasojat shkatërruese të mëkatit. Rënia ka prekur çdo pjesë të natyrës sonë. Trupi ynë përjeton një vdekje fizike, shpirti ynë përjeton një vdekje shpirtërore duke humbur marrëdhënien me Perëndinë; dhe shpirti ynë dhe fryma janë përjetësisht të ndarë nga Perëndia, me dënim dhe keqardhje.
Bibla na bën të njohur që “…me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan” (Romakëve 5:12). Të gjithë njerëzit mëkatojnë sepse mëkati tani është pjesë integrale e natyrës njerëzore. Mëkatshmëria e përshkon njerëzimin si në mënyrë individuale ashtu edhe kolektive.
Është e dukshme që rrethanat e jetës nuk e sollën mëkatin tek njeriu, por përkundrazi është njeriu ai që e solli mëkatin në botë. Është e qartë që pasardhësit e Abrahamit i trashëguan të gjitha karakteristikat e natyrës së rënë. Si pasojë, ne të gjithë u bëm subjekt i dënimit të Perëndisë, për shkak se mëkatet tona janë bërë kundër Tij. Ai është i Shenjtë dhe i Drejtë dhe nuk mund ta tolerojë mëkatin. Ashtu që lexojmë në Ungjill, Romakëve 6:23: “Paga e mëkatit është vdekja”.
Megjithatë, siç do të shohim në faqet e ardhshme të këtij libri, Perëndia e siguron mjetin shërues për ne. Edhe është një shërim i shkëlqyer!
Nga: “Perëndia të do miku im mysliman” – Samy Tanagho