A mund ta adhurojmë e t’i lutemi Jezusit?

Dëshmitarët e Jehovait gjithmonë protestojnë fuqimisht ndaj faktit që të krishterët i lutemi Jezusit. Meqë ata nuk e pranojnë faktin që Jezusi është Perëndi, sigurisht që nuk mund të pranojnë se mund t’i lutemi Atij. Në anën tjetër, i krishteri, që e di se Jezusi është Perëndi, nuk ka problem të pranojë se mund t’i lutet Jezusit, dhe ka parë kaq e kaq herë nga përvoja se ai u është përgjigjur lutjeve të tij.

Dëshmitarët e Jehovait besojnë se duhet t’i lutemi vetëm Atit, ashtu si Jezusi i mësoi dishepujt e tij të bënin dhe ashtu si Ai vetë bëri. Dhe, sigurisht, që edhe ne biem plotësisht dakord me faktin që mund dhe duhet t’i lutemi Atit. Sidoqoftë, në Bibël ka vargje, pasazhe dhe premtime, që na tregojnë se vërtet mund t’i lutemi Jezusit dhe të cilat DJ-të nuk duan t’i përmendin.

Së pari, në librin e Veprave, kemi një shembull të mirë të dikujt që iu lut Jezusit. Kur çifutët po vrisnin me gurë Stefanin, Bibla na thotë se Stefani lutej e thoshte: “O Zoti Jezus, pranoje frymën time!” (Veprat 7:59).

Së dyti, Jezusi u dha dishepujve të tij një premtim të madh tek Gjoni 14:13-14 “Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin. Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj”. Vini re këto fjalë: “…DO TA BËJ…UNE DO TA BËJ”. Këtu Jezusi po u thotë shumë qartë dishepujve të tij se ata mund t’i luten Atij, dhe ua jep edhe një premtim të lavdishëm: “Unë do ta bëj”.

Nga: “Përgjigjet për Dëshmitarët e Jehovait” – Mike Brown

Bookmark the permalink.