A ishin katërmbëdhjetë (Mateu 1:17) apo trembëdhjetë (Mateu 1:12-16) gjenerata nga mërgimi në Babiloni deri tek Krishti?
(Kategoria: Është keqkuptuar përdorimin e hebraishtes)
Ashtu si Mateu e pohon qartë (1:17), ishin katërmbëdhjetë gjenerata. Në pjesën e parë janë katërmbëdhjetë emra, në të dytën pesëmbëdhjetë dhe në të tretën katërmbëdhjetë. Ndoshta mënyra më e thjeshtë për të zgjidhur problemin është që të sugjerojmë se në pjesën e parë dhe të tretë, personi i parë dhe i fundit është i përfshirë si një gjeneratë, ndërsa kjo nuk është e tillë në pjesën e dytë. Në çdo rast, ashtu si Mateu e ka përmbledhur qartë gjenealogjinë e tij me arsye të mirë, një gabim nga ana e tij në asnjë mënyrë nuk është treguar në mënyrë përfundimtare. Nëse rastësisht ndonjë emër apo dy janë humbur nga lista e origjinaleve, përmes gabimit të shkruesve, ne nuk e dimë. Sido që të jetë situata reale, një sqarim si ky më lart, mund të përballohet.
Nga: “Mospërputhjet në Bibël”, Shtëpia Botuese Tenda