Çfarë është një kult?
______________
Po, Mormonizmi konsiderohet si besim jo i Krishterë sipas doktrinës Biblike. Përse? Sepse Mormonizmi mohon mësimet esenciale Biblike dhe shton doktrina jo të vërteta. Mormonët mund të jenë njerëz të mirë, mirpo problemi nuk është tek Mormonët vetvetiu, por tek ajo çfarë ata na mësojnë. Mormonizmi është një kult sepse mësimet e tyre nuk janë të Krishtera.
Misionarët Mormon u tregojnë të gjithve që një braktisje e madhe e besimit në Zotin filloi të ndodhte dhe që Joseph Smith ishte ai që rivendosi ungjillin e vërtetë në tokë. Kjo është një thënie tipike nga çdo kult. Çdo njëri prej njerëzve që bëjnë pjesë në kulte thonë që Kisha e Krishtere është jo e vërtet dhe që lideri i tanishëm i këtyre kulteve (çfardo kulti që është) e ka rivendosur të “vërtetën”. Pjesëmarrësit e kulteve duhet që të shfuqizojnë Krishterimin e tanishëm dhe doktrinën që ka krishterimi i vërtetë në mënyrë që të ju bëjnë juve të pranoni verzionin e tyre.
Mormonizmi, ndryshe e quajtur Kisha e Shenjtorëve të Jezu Krishtit të Ditëve të Fundit, mëson këto doktrina jobiblike dhe jo të Krishtera. (Këto të dhëna janë marrur nga shkrimtarë Mormon dhe shkrime Mormone).
- Zoti ishte një njeri në një planet tjeter, (Mormon Doctrine, p. 321; Joseph Smith, Times and Seasons, vol. 5, p. 613-614; Orson Pratt, Journal of Discourses, vol. 2, p. 345; Brigham Young, Journal of Discourses, vol. 7, p. 333).
- Zoti banon afër një ylli të quajtur Kolob, (Pearl of Great Price, p. 34-35; Mormon Doctrine, p. 428).
- “Ati ka një trup prej mishi dhe kockave të prekshëm sikur një njeriu…”(Doctrines and Covenants 130:22).
- Zoti ka vetëm një formë të një njeriu dhe nuk është shpirt, (Joseph Smith, Journal of Discourses, vol. 6, p. 3).
- “Vet Zoti ishte njëherë sikur ne tani, dhe ishte një njeri i zgjuar, i ulur në fron matanë në qiej!!!… Ne kemi imagjinuar që Zoti ishte Zot i gjithë përjetësisë. Unë do të hedh poshtë atë ide dhe do të largoj vellon, që ju ta shihni, “(Teachings of the Prophet Joseph Smith, p. 345).
- Pasi që ju bëheni Mormon të mirë, ju keni potencialin për tu bërë një Zot, , (Teachings of the Prophet Joseph Smith, p. 345-347, 354).
- Është një nënë e perëndisë, (Articles of Faith, by James Talmage, p. 443).
- Zoti është i martuar me gruan e tij perëndeshë dhe me të i ka fëmijët shpirtërorë, (Mormon Doctrine, p. 516).
- Triniteti është tre Zota të ndryshëm (pra jo 3 në 1 por 3 Perëndi të ndryshëm): Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. “ Që këta janë tre individë të ndryshëm, fizikisht të ndryshëm prej njëri tjetrit.” (Articles of Faith, by James Talmage, p. 35).
Krishterimi mëson që ekziston vetëm një Zot. Mormonizmi mëson që janë shumë perëndi të tjerë. Krishterimi mëson që nuk ti nuk mund të bëhesh Zot. Mormonizmi thotë që mundesh. Në të vërtetë, Mormonizmi mëson që Zoti më herët ishte njeri në një planet tjetër që pastaj u bë Zot, dhe solli njërën nga gratë e tij me vete në këtë botë.
Përse kjo është e rëndësishme?
Kjo është e rëndësishme sepse shpëtimi i përjetshëm është në rrezik. Zoti na paralajmëroi ne që të mos i shërbejmë perëndive jo të vërtetë (Eksodi 20), që nuk janë perëndi prej natyrës (Galatasëve 4:8). Ai na paralajmëroi ne që të besojmë Krishtin e vërtet—jo atë të pavërtetin e kulteve (Mateu 24:24). Zoti i Mormonëve është i pavërtetë dhe nuk mund të shpëtojë ty apo ndokënd tjetër.
Nëse ti beson tek një zot i pavërtet, ti do të jesh i mallkuar përjetësisht në ferr. Pse? Sepse, perënditë e pavërtetë nuk ekzistojnë përveq në mendjet e atyre besimtarëve. Edhe nëse je i mirë, por po e ndjek mësimin e kishës Mormone që shfaqet me një pamje të lustruar, beson doktrinën Mormone rreth një njeriu nga një planet tjeter, ti do të shkosh në ferr nëse beson doktrinën Mormone. Nuk mund t’i shpëtosh kërkesave të drejta që Zoti kërkon. Vetëm Jezusi i vërtet mund të shpëtojë ty nga mëkatet e tua—jo një Zot nga një planet tjetër. Vetëm Zoti i vërtet që është Zoti i vetëm në gjithë universin mund të të shpëtoj.