Pyetje: Jezusi supozohet që ishte një Hebre nga Palestina, i cili u bë arsyeja pse qe formuar Kisha Krishtere. A ka ecur mbi tokë një figurë e tillë historike siç ishte Jezusi?
Përderisa ata mund të mos e pranojnë që Jezusi bëri mrekulli, përafërsisht 99.9% e historianëve të akredituar (dhe 100% e profesorëve) besojnë që Jezusi ka ekzistuar. Ja disa shembuj nga ekspert që komentojnë nga fusha e tyre:
- Paul Maier (Profesor i historisë në Universitetin e Western Michigan): “Hapni gati çdo tekst nga historia mbi civilizimin e perëndimit që është përdorur në Universitete sot, dhe do të gjeni një version të mirfilltë nga jeta e Jezusit, që përfundon pastaj me disa formulime të deklaratave që ai ishte kryqëzuar nga Ponc Pilati gjë që pastaj rezultoi në vdekje. Asnjë historian nga gjithë e bota nuk është pajtuar me kritikat e filozofit gjerman Bruno Bauer nga shekulli i kaluar, që Jezusi ishte mit, që ai asnjëherë nuk jetoi.”[“Christianity Today”, XIX (1975): 63.]
- Bart Ehrman (Kritik i hapur ndaj Krishterimit, profesor i Dhjatës së Re dhe religjionit në Universitetin e North Carolina): “ Ai padyshim ka ekzistuar, sikurse çdo akademik kompetent për periudhën antike qoftë ai i Krishterë apo jo, do ta pranojë këtë gjë.” [Forged: Writing in the Name of God (HarperOne, 2011), 256.]
- Mark Allen Powell ( Profesor i Dhjatës së Re në Universitetin e Trinity Lutheran, nismëtari i gazetës për studimin historik të Jezusit) : “ Njëqind e pesëdhjetë vite më herët një dijetar i respektuar i quajtur Bruno Bauer theksoi që Jezusi historikisht kurrë nuk ka ekzistuar. Kushdo që e thotë atë gjë sot, konsiderohen si grupe të caktuara që nuk merren me seriozitet.” [Jesus as a Figure in History (Westminster, 1998), 168.]
- Michael Grant ( Profesor Ateist në Universitetin e Edinburgh, Classicist) : “Viteve të fundit, nuk kishte ndonjë dijetar serioz që ka filluar të kërkojë më shumë rreth mosekzistences historike të Jezusit, dhe nese ka ndonjë, nuk kanë pasur sukses të gjejnë ndonjë argument të fortë dhe nuk kanë mundur të sigurojnë ndonjë provë tjetër kundër kësaj.” [Jesus: An Historian’s Review of the Gospels (2004), 200.] (Approvingly citing Otto Betz)
- Craig Evans (Profesor i Dhjatës së Re në Universitetin Asbury; Themelues i institucionit “Dead Sea Scrolls”.): “Asnjë historian fetar apo jofetar nuk dyshon që Jezusi nga Nazareti me të vërtet jetoi në shekullinë e parë dhe që është ekzekutar nën autoritetin e Ponc Pilatit, kryetarit të Judesë dhe Samarisë. Edhe pse kjo mund të jetë e ditur për shumë dijetar, publiku mund të jetë jo edhe aq mirë i informuar rreth kësaj.” [Jesus, The Final Days eds. Evans &Wright (Westminster, 2009), 3.]
- Robert Van Voorst (Profesor i Dhjatës së Re në Universitetin e Western Theological): “Teza që Jezusi nuk ka ekzistuar në histori ka qenë gjithmonë çështje për tu diskutuar. Dijetarët biblik dhe historianët klasik tani e shikojnë këtë sikur një të pavërtet.” [Jesus Outside the New Testament: An Introduction to the Ancient Evidence (Wm. B. Eerdmans, 2000), 16.]
- Richard Burridge( Profesor i shpjegimit biblik në Universitetin King’s College, Classicist):“ Janë disa që pretendojnë se Jezusi është pjesë e trilluar nga imagjinata e Kishës, që nuk kishte ndonjëherë një Jezus. Më duhet të them që unë nuk kam dëgjuar për asnjë dijetar kritik të mirënjohur deri më tani që e thotë këtë gjë.”[Jesus,Now and Then (Wm. B. Eerdmans, 2004), 34.]