A Është Perëndia Dizajnuesi i Madh?

Në një radio intervistë, Oven Gingeriç, profesor i astronomisë dhe i historisë së shkencave në Qendrën Harvard-Smithson për astrofizikë, fliste për implikimet e rritjes së njohurisë rreth universitetit.

Fillimisht, sipas Gingeriçit, ‘ekzistojnë aq shumë detaje të mrekullueshme, të cilat vetëm pak të ndryshoheshin, do ta bënin të pamundur jetën këtu, kjo duhet ndjerë në fakt, që një dizajnues i shkëlqyeshëm do të duhej t’i kishte krijuar të gjitha.’

Duke e shqyrtuar mundësinë që mbase dy nga këto detaje të përsëriten diku tjetër në gjithësi (një lloj i caktuar i yllit me një planet në një distancë të njëjtë), në vitin 1966 Karl Sagan dhe Jozef Shklovski vlerësuan që 0.001 për qind e të të gjithë yjeve të njohur mund të kenë planete me mundësi të përmbajtjes së formave të avancuara të jetës.

Tani, sipas pohimeve të shkencëtarëve vetëm një minutë ndryshim në një nga më tepër se katërdhjetë detaje të observuara, përfshirë këtu edhe shkëlqimin e diellit, gravitetin e sipërfaqes së tokës apo shpejtësinë rrotulluese, do ta ndryshonte jetën në këtë planet. Gingeriçi sjell prova që këto detaje nuk ndodhën nga rastësia. Ai e sheh dorën e Perëndisë në një dizajn preciz në mënyrë të mrekullueshme.

Së dyti, në pajtim me Gingeriçin, ‘Ne duhet të vijmë tek termet teologjike me nocionin që nuk mund ta kufizojmë kreativitetin e Perëndisë me atë që ekziston vetëm këtu. ’Pafundësia e mrekullueshme e gjithësisë shihet të argumentoj kundër centralizimit të historisë siç e dimë ne këtu në planetin e tokës. Jo vetëm që nuk jemi platforma kryesore, por shpesh jemi në njërën anë të tërë shfaqjes’.

Për shembull, nëse rastësisht do të vendosnim teleskopët tanë më të fuqishëm kudo tjetër në gjithësi dhe të shikojmë prapa, me siguri nëntë herë nga dhjetë gjithsej nuk do të ishte e mundur të shihnim këtë planet. Fizikisht, ne jemi pambarisht të vegjël në një gjithësi të caktuar por pafundësisht të madhe.

Atëherë, çfarë me mundësinë e gjetjes së jetës në planetët e tjerë?

Sipas Gingeriçit:

Jeta është mbase, më e lehtë seç mund të supozojmë ne fillim. Në anën tjetër, i tërë nocioni i një jete inteligjente, të vetëdijshme është një pyetje tjetër, dhe ka shumë debate në lidhje me këtë, dhe shumë shkencëtarë të dalluar janë të gatshëm të argumentojnë vrullshëm që është e pazakonshme për të mos pasur një shprese për të kontaktuar me një jetë tjetër inteligjente.

Një pjesë e problemit kalon tek pafundësia e gjithësisë. ‘Askush nuk mund t’i imagjinojë dimensionet e hapësirës së pafund,’ pohoi një herë evolucionisti i njohur Klarens Darou. ‘Nebula i madh M.31 në Andromedë është aq larg nga toka që mund të merr nëntëqind milion vjet drite për të arritur në planetin tonë. Kjo nebulë në vetvete është aq e madhe që mund të merr pesëdhjetë mijë vjet që dritën ta kalojë.’ Edhe pse shifrat e Darout kanë dëshmuar kufirin e largët, ai edhe më tutje nuk largohet nga argumenti: ‘Me keqardhje nuk mund të ndihmoj për banorët e Nebula M.31 në Andromedë, kur mendoj çfarë humbje të madhe mund të përjetojnë duke jetuar aq larg nga planeti ynë madhështor, të cilin Mark Tuejni e quan “lyth”, por qe teologjia e ka vënë në qendër të universit dhe me interes të veçantë për perënditë dhe njeriun.’

Duke udhëtuar me një shpejtësi fantastike prej 1.1 milion milja për orë, një e gjashtëqinda e shpejtësisë së dritës, do të merrte përafërsisht pesë mijë vjet për të udhëtuar në yllin më të përafërt jashtë sistemit tonë diellor, Proxima Centuri, dhe për t’u kthyer. Për të fluturuar tek Ursa i Madh 47, Pegasi 51, Virginis 70 dhe yje të tjera në kërkim të planetëve potencialë me përmbajtje të formave jetësore të dukshme do të mund të merrte një kohë gati të pafund.

Tashmë qartas shkrimet kanë bërë të ditur dhe historia supozon që ka mundësi të kemi qenë një planetë e vizituar. Jo nga UFO-të apo të huajt, por me sa duket nga qenie qiellore nga dimensione të tjera, një realitet krejt tjetër që vepron përtej kufizimeve fizike që na mbajnë aq ngushtë të lidhur me këtë planet.

Hipoteza e Stiven Hauking dhe shkencëtarëve tjerë lidhur me dhjetë dimensionet e realitetit të shembura në tri gjatë fraksionit të parë, jashtëzakonisht të vogël, të Big Bangut të dytë, me siguri i sugjeron mundësitë përtej horizontit që ne njohim.

Hoimar von Ditfurth vlerëson kështu:

Nëse, nga fakti i padyshimtë që bota ekziston, dikush do të konkludojë shkakun e ekzistencës, interferenca e tij nuk i kundërshton njohuritë tona shkencore në asnjë pikë. Asnjë shkencëtarë nuk ka në dispozicion të tij qoftë një argument të vetëm apo ndonjë fakt me të cilën do të mund ta kundërshtonte një supozim të tillë. Kjo është e vërtetë, edhe sikur shkaku – e si ndryshe do të mund të ishte – me sa duket duhet të kërkohet jashtë botës sonë tre dimensionale.

Emil Fakenhajm shkon aq thellë për të thënë:

Që e tërë beteja në mes të shkencës dhe religjionit qëndron në asgjë tjetër pos në keqkuptime gjigante nga të dyja anët. Kjo qe për arsye se besimi ka qenë vetëm i minuar në kohën kur kjo betejë u paraqit në shekullin e nëntëmbëdhjetë, që religjioni duhej të drejtohej në një armiqësi fundamentaliste me shkencën, apo ndryshe në kërkim të përkrahjes moderniste për dobësitë e saja në shkencë që nuk do të mund t’i parandalonte.

Për faktin që kemi një planetë të vizituar, flet pikërisht Krishtlindja. Jo në kontekst të krishtlindjes së komercializmit dhe konsumit. Në vend të saj, jam duke folur për ardhjen e Birit të Perëndisë në planetin e tokës – një ngjarje aq e thellë që përshkroi historia me të cilën edhe është e ndarë para dhe pas paraqitjes së saj.

Dhiata e Re po ashtu flet për ardhjen e dytë të Krishtit dhe mëson që me ardhjen e tij do të përcaktohet gjendja e përhershme e çdo burri dhe gruaje, njëherë dhe për të gjithë. Thirrja vendimtare e faqeve të fundit nga shkrimet është që Perëndia do të jetojë me ata që e duan atë: ‘Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.’ (Zb.21:4).

Nëse nuk jemi të vetmuar në gjithësi – nëse Perëndia ekziston dhe është përtej realitetit tonë tredimensional – atëherë a është ky opsion i hapur për ne?

Nga: A është Perëndia relevant? – Dr. Luis Palau (Shtëpia Botuese TENDA)

Bookmark the permalink.