Si ishte emri i babait të Jozefit: Jakobi apo Eli?

A ishte Jakobi (Mateu 1:16) apo Eli (Luka 3:23) i ati i Jozefit, burrit të Marisë?

(Kategoria: Është keqkuptuar përdorimi i hebraishtes)

Përgjigja e kësaj pyetje është e thjeshtë por kërkon pak sqarim. Shumë dijetarë sot bien pajtohen që Mateu jep gjenealogjinë e Jozefit dhe Luka jep atë të Marisë, duke e bërë Jakobin, babain e Jozefit dhe Elin, babain e Marisë. Kjo tregohet nga dy mënyrat e të treguarit të lindjes së virgjër. Mateu 1:18-25 tregon historinë vetëm nga këndvështrimi i Jozefit, ndërsa tek Luka 1:26-56 kjo është treguar tërësisht nga këndvështrimi i Marisë. Një pyetje logjike për ta bërë është kjo: pse është përmendur Jozefi në të dy gjenealogjitë? Përgjigja sërish është e thjeshtë. Luka ndjek në mënyrë të përpiktë traditën e hebrenjve duke përmendur vetëm meshkujt. Për këtë arsye Maria paraqitet me emrin e burrit të saj. Ky kuptim mbështetet qartë nga dy lloje dëshmish. Në llojin e parë, çdo emër në tekstin grek të gjenealogjisë së Lukës, me përjashtim të Jozefit, është paraprirë me një nyjë të shquar (shembull, ‘i’ Elit, ‘i’ Mathatit). Edhe pse nuk është evidente në përkthimet angleze, kjo do t’i prekte të gjithë ata që lexojnë në greqisht, të cilët do të kuptonin që ai ishte duke kërkuar prejardhjen e gruas së Jozefit, edhe pse emri i saj nuk është përdorur. Lloji i dytë i dëshmisë është Talmudi i Jerusalemit, një burim hebraik. Ky libër pranon që gjenealogjija duhet të jetë ajo e Marisë, duke ju referuar asaj si vajzës së Elit (Hagigah 2:4) (Fruchtenbaum 1993:10-13)

Nga: “Mospërputhjet në Bibël”, Shtëpia Botuese Tenda

Bookmark the permalink.