Si e kupton Pjetri natyrën e Jezusit: nga qielli apo vëllai?

Simon Pjetri e kupton përmes një zbulese nga qielli që Jezusi ishte Krishti (Mateu 16:17), ose nga vëllai i tij Andreu (Gjoni 1:41)?

(Kategoria: Është një interpretim tepër i fjalëpërfjalëshëm)

Theksimi tek Mateu 16:17 është që Simoni nuk e ka dëgjuar këtë gjë thjesht nga dikush tjetër: Perëndia ia kishte bërë këtë gjë të qartë. Kjo nuk përjashton mundësinë që kjo të ishte thënë nga njerëzit e tjerë. Qëllimi i Jezusit ishte që ai nuk po përsëriste thjesht atë çfarë dikush tjetër kishte thënë. Ai kishtë jetuar dhe punuar me Jezusin dhe tani ishte e qartë në mendjen e tij që Jezusi ishte pikërisht Krishti (Mesia), Biri i Perëndisë së gjallë. Jezusi nuk bëri pyetjen, “çfarë ke dëgjuar nga të tjerët se unë jam?” por, “ Po ju, kush thoni se jam unë?” Këto dy pyetje dallojnë tepër shumë nga njëra tjetra, dhe Pjetri nuk ishte më në dyshim.

Nga: “Mospërputhjet në Bibël”, Shtëpia Botuese Tenda

Bookmark the permalink.