Shpallja e Myslimanëve se Bibla është Ndryshuar

Çdo akuzë se Bibla është ndryshuar ngrit një sërë pyetjesh që kërkojnë përgjigjie nga ata myslimanë që i bëjnë këto pyetje. Kur ka ndodhur ky ndryshim i Shkrimit të Shenjtë?

  1. Para kohës së Muhamedit?

Të gjitha vargjet e cekura në kapitullin e mëparshëm dëshmojnë qartë se Muhamedi nuk ka besuar që Bibla të jetë ndryshuar në kohën e tij.

  1. Pas vdekjes së Muhamedit?

Nuk është e mundur që Bibla të ketë ndryshuar pas vdekjes së Muhamedit sepse në vjet 600 pas Krishtit, krishterimi tashmë ishte përhapur në Azi, Afrikë dhe Evropë.

Një komplot i pamundur:

Nuk është racionale për të supozuar se të krishterët dhe hebrenjtë në mbarë botën të takohen dhe të pajtohen për ndryshimet e Shkrimeve të tyre të Shenjta. Historia dëshmon (sikurse edhe Kurani në S. 2:113) se hebrenjtë dhe të krishterët në mes tyre kanë pasur diferenca të mëdha doktrinale. Dhe ata kanë qenë në mospajtim për shumë çështje religjioze.

Gjithashtu lexojmë në shumë vargje në Kuran se të krishterët ishin të ndarë në shumë sekte, sikurse në S. 3:19 dhe S. 98:4. Prandaj në qoftë se Shkrimet ishin ndryshuar për ta ndryshuar doktrinën, së paku një prej shumë sekteve brenda judaizmit apo krishterimit në atë kohë do të protestonin. Deri sot nuk ekziston ndonjë shënim historik për ndonjë akuzë apo mosmarrëveshje të tillë.

Dëshmi tjera lidhur me saktësinë tekstuale të Biblës:

Në vijim, Jezusi kurrë nuk i akuzoi të krishterët për ndryshimin e Shkrimit. Në të kundërtën, Ai citoi prej shumë librave të Shkrimit të Shenjtë të hebrenjve (Tora, Psalmet dhe Profetët) kur iu foli atyre. Dhe, gjatë kohës së Muhamedit, shumë dijetarë të krishterë të sinqertë (abisianitët), të cilët myslimanët i donin dhe u shoqëronin me ta, do t’i paraqisnin përpjekjet e ndryshimeve të Shkrimit.

  1. 5:82 i përshkruan këta të krishterë “Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi më të fortë kundër besimtarëve (myslimanëve), ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë : “ne jemi nesara-krishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneç.”

Vëreni që ky varg i përshkrun këta të krishterë si “dijetarë dhe të devotshëm”. Pasi që këta krishterë të devotshëm i dinin mjaft mirë shpalljet që iu ishin dhënë nga Perëndia, ata do ta zbulonin çdo përpjekje të falsifikimit. Nga vargu gjithashtu kuptojmë se “ata nuk janë kryeneç” që nënkupton se ata bënin një jetë të perëndishme. Kështu që ata nuk do të bënin një mëkat të tillë të tmerrshëm të ndryshimit apo ndryshimit të Shkrimeve të tyre të Shenjta.

Mungesa e dëshmive për ndryshim tekstual:

Gjithashtu, sipas S. 5:66 ekzistonin një numër i madh i hebrenjve dhe të krishterëve që nuk bënin kompromise, që ishin besnik dhe të patundur në Ligj dhe në Ungjill. Andaj një grup i tillë i palëkundur do t’i paraqiste çdo përpjekje të ndryshimit të Shkrimeve të tyre të Shenjta. Ky varg e thekson “është një grup i drejtë prej tyre …”

Si shtesë, prej kohës së Muhamedit e tutje, shumë hebrenj dhe të krishterë në vendet e pushtuara nga myslimanët përqafuan islamin. Pasi që myslimanët kishin respekt për Shkrimet e Shenjta të judenjve dhe të krishterëve; judenjtë dhe të krishterët që u bënë mysliman do t’i mbanin edhe më tej Shkrimet e tyre të Shenjta. Ende nuk është zbuluar ndonjë tekst që ndryshon prej Biblës së sotme.

Në qoftë se hebrenjtë dhe të krishterët kanë bashkëpunuar ta ndryshojnë Biblën, sigurisht ndonjë prej këtyre të konvertuarëve myslimanë do të ishin në gjendje për të prodhuar kopje të pandryshuara të Librave të Shenjta. Në fakt, me qindra dorëshkrime ekzistojnë sot që nga shekulli i katërt dhe i pestë (islami filloi në shekullin e gjashtë). Këto dorëshkrime përputhen me përkthimet e sotme të Shkrimeve. Ndonjë mospërputhje mund të jetë e imtë dhe nuk ndikon në ndonjë doktrinë thelbësore. Andaj, Dhiata e Re e kohës së Muhamedit është e njëjtë me Dhiatën e Re sot.

Krahasimet e përkthimeve biblike na zbukojnë saktësinë tekstuale:

Përveç kësaj, ata që e kishin përqafuar krishterimin në Azi, Afrikë, dhe Evropë nuk kishin gjuhë të përbashkët. Bibla qarkullonte në mbarë botën dhe në shumë gjuhë të ndryshme. Kjo do të bënte të pamundur çdo përpjekje të falsifikimit të Shkrimit të Shenjtë. Dhe krahasimet e këtyre përkthimeve biblike në gjuhë të ndryshmë na zbulojnë saktësi të plotë të tekstit biblik

Duke sfiduar bazën e akuzimeve:

Këto rrethana e bëjnë të pamundur që judenjtë dhe të krishterët të jenë mbledhur së bashku për ndryshimin e Shkrimeve të tyre të Shenjta. Andaj ne kërkojmë sqarim nga ata njerëz që pohojnë se Bibla është ndryshuar, dhe i pyesim:

– Kur dhe ku ndodhi ndryshimi?

– Kush ishin fajtorët?

– Si e arritën marrëveshjen?

– Në qoftë se ekzistonte një Bibël origjinale që ndryshoi, ku është tani që të mund ta krahasojmë? Dhe në qoftë se është ashtu, çfarë ndryshime specifike tekstuale i ishin bërë dorëshkrimit origjinal?

SI ISHTE NDRYSHUAR BIBLA?

Sipas historisë, në kohën kur Muhamedi jetoi, judaizmi dhe krishterimi ishin përhapur në mbarë botën. Prandaj, do të ishte e pamundur për çdo kënd apo për ndonjë grup që t’i mbledhin të gjitha Librat e Shenjtë, dorëshkrimet dhe shkrimet që përmbanin referenca Shkrimore nga të gjitha kishat, sinagogat, bibliotekat dhe shtëpitë për t’i bërë ndryshimet. Pastaj zëvendësimi do të duhej të kthehej pa u diktuar. Si kanë mundur ata që ta bindnin çdonjërin që e kishte Biblën për ta ndryshuar atë në një version të revizionuar (ndryshuar), pastaj t’i shkatërrojnë të gjitha Biblat origjinale, dhe të mos lëjnë asnjë evidencë?

Fjala e Perëndisë është e pandryshuar:

Fjala e Zotit është e pandryshuar mu ashtu siç Zoti fillimisht e ka paraqitur origjinalisht në Shkrimet e Shenjta të judenjve dhe të krishterëve. Vetë Kurani shpall vazhdimisht se askush nuk mund ta ndryshojë fjalën e Zotit. S. 6:34 deklaron: ” S’ka kush që ndryshon fjalët e Allahut…” S. 10:64 ” Fjalët (premtimet) e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim…” S. 6:115 dhe 18:27 citojnë: “S’ka kush që të ndryshojë fjalët e Tij…”

Në vijim të saj, Bibla thekson që Fjala e Zotit nuk ndryshon. Në Dhiatën e Vjetër, tek Isaia 40:8 lexojmë: “Bari thahet, lulja vyshket, por Fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë”. Shembull tek Dhiata e Re gjendet tek Lluka16:17: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë” (Mateu 24:35).

Andaj, kushdo që pohon se Bibla është ndryshuar apo ndryshuar, de fakto e quan Perëndinë gënjeshtar dhe e akuzon atë si të paaftë për ta mbrojtur dhe ruajtur Fjalën e Tij.

Vetëm interpretimet e Fjalës së Perëndisë mund të korruptohen:

Abdullah Ibn Abbas ka dhënë mendimin lidhur me temën “Tahrif” (siç është dokumentuar nga Imam Al Buhariu): “Fjala “Tahrif” (korruptim) nënkupton ta ndryshosh një gjë prej formës origjinale, dhe nuk ka asnjë njeri që mund të ndryshojë edhe një fjalë të vetme prej asaj që rrjedh nga Perëndia, ashtu që hebrenjtë dhe të krishterët mund të korruptojnë vetëm duke keqprezentuar kuptimet e Fjalës së Zotit.” (Për të lexuar më tepër për Abdullah Ibn Abbass-in ju lutem referohuni indeksit të këtij libri).

Ne e kemi edhe një pyetje të rëndësishme për t’ua bërë atyre që pohojnë se teksti biblik është ndryshuar. Çfarë mund të jetë përfitimi?

SI KANË MUNDUR TË PËRFITOJNË JUDENJTË DHE TË KRISHTERËT NGA NDRYSHIMI I MUNDSHËM I SHKRIMEVE TË TYRE?

Në shërbim të çfarë qëllimi do të ishte nëse judenjtë dhe të krishterët i kanë ndryshuar Shkrimet e tyre? Pse pastaj ata do të vazhdonin t’i besonin Shkrimeve të tyre? Në qoftë se e kanë bërë këtë, si kanë mundur t’i përcjellin te fëmijët e tyre? Kjo është iracionale dhe nuk ofron para se gjithash kurrfarë përfitimi.

Bibla kurrë nuk përmbante profeci lidhur me Muhamedin:

Disa myslimanë pohojnë që judenjtë dhe të krishterët i kanë ndryshuar Shkrimet me qëllim që t’i humbin profecitë lidhur me Muhamedin. Por pse? Çka do të shpresonin judenjtë dhe të krishterët të fitojnë duke bërë ashtu? Nëse këto profeci ishin fillimisht në Bibël, pse nuk do ta ndjeknin pastaj ata Muhamedin? Gjithashtu me t’u bërë myslimanë ata do të përfitonin me ndarjen e plaçkave që iu kishin dhënë myslimanëve gjatë pushtimit të Persisë, Sirisë, Palestinës, Egjiptit, dhe shumë vende të tjera.

Në qoftë se profeci të tilla lidhur me Muhamedin kanë ekzistuar, pse do të sjellnin vuajtje judenjtë dhe të krishterët mbi vetveten dhe të dashurit e tyre këtu në tokë dhe përherë duke eliminuar dhe si rrjedhim tjetërsimin e Fjalës së Zotit? Në fakt tundimi do të ishte më i madh për t’i futur profecitë për Muhamedin sesa për ta eliminuar ndonjë. Për shembull, me t’u bërë mysliman, ata do t’i mënjanoheshin statutit të disfavorshëm si minoritet në kohën kur Muhamedi vdiq dhe kur islami po përhapej në mënyrë të shpejtë.

Nga: “Perëndia të do miku im mysliman” – Samy Tanagho

Bookmark the permalink.