Përpos 27 librave të Dhiatës së Re, janë edhe disa libra të tjerë të ngjashëm që janë shkruajtur por të cilat nuk janë përfshirë asnjëherë në Kanunin Biblik. Disa prej këtyre librave kanë stilin e ngjashëm të të shkruarit kur ato krahasohen me disa prej librave të Dhiatës së Re (Ungjijtë, Veprat e Apostujve, Letrat e Palit dhe Zbulesa). Disa prej librave apokrifik janë Ungjilli i Pjetrit, Ungjilli i Tomës dhe Veprat Gjonit.
Edhe pse disa prej këtyre librave janë lexuar dhe përdorur nga të Krishterët për shumë shekuj, ato kurrë nuk u konsideruan si pjesë e Shkrimit deri në shekullin e 16të. Si përgjigje ndaj Reformimit Protestant, Kisha Katolike zyrtarisht deklaroi Apokrifet si pjesë të Kanunit Biblik. Apokrifet në atë kohë u quajtën ‘‘Deuterokanonikal’’, që do të thotë ‘‘të shtuara më vonë tek Kanuni’’ apo ‘‘Libra të dytë’’
Pse nuk duhet të përfshihen Apokrifet në Bibël? Kjo gjë ka të bëjë me faktin e parë që mësuam më herët. Fakti i parë ishte se 27 librat e Dhiatës së Re qenë shkruar në shekullin e parë. Dhe fakti i dytë është që librat Apokrifik që iu shtuan më vonë Biblës së Kishës Katolike u shkruan të gjitha në shekullin e dytë apo edhe më vonë. Me këtë fakt pajtohen të gjithë studiuesit Biblik, madje edhe shumë studiues të tjerë.
Vetëm pse Apokrifet janë shkruar më vonë se librat e tjerë, kjo nuk i bënë ato të plotësisht të pavërteta. Sido që të jetë, ekzistojnë disa dallime mes 27 Librave të Dhiatës së Re dhe Apokrifeve, prandaj shkrimet e hershme të Dhiatës së Re konsiderohen si më të besueshme.
Disa dëshmi të tjera për tu konsideruar sa i përket Apokrifeve janë këto:
- Shumë dijetar pajtohen se disa prej shkrimeve Apokrifike janë të rreme dhe që nuk janë në të vërtet të shkruara nga ‘‘autori’’ që thuhet se i ka shkruar. Me fjalë të tjera, njerëz të caktuar i kanë shkruar këto libra dhe janë munduar që t’i bëjnë ato të duken sikur dikush tjetër i ka shkruar, p.sh që autori I tyre do të mund të ishte Apostulli Gjon, apo Tomasi etj. Andaj vetëm duke konsideruar një fakt të tillë kjo sjell shumë dyshime për vërtetësinë e këtyre librave.
- Shumë shkrime apokrifike përmbajnë deklarata dhe legjenda dukshëm të rrejshme.
- Shume shkrime Apokrifike përmbajnë teologji të stilit Gnostik që nuk kanë ekzistuar deri në shekullin e dytë. Prandaj këto libra nuk mund të përfaqësojnë Krishterimin e vërtetë të shekullit të parë.
Kisha Katolike po ashtu ka përfshirë në Biblën e tyre, tek ‘‘Dhiata e Vjetër’’ libra të tjerë të cilat poashtu janë Apokrifike. Disa prej këtyre librave janë, Tobiti, Juditi, Makabeu. As këto ne nuk duhet t’i konsiderojmë libra të Kanunit Biblik sepse:
- Asnjëra prej këtyre librave nuk qe shkruar në gjuhën Hebreje (e cila është gjuha origjinale e të gjitha librave të Dhiatës së Vjetër).
- Këto libra kurrë nuk u pranuan si pjesë të Shkrimit të Shenjtë nga vetë Kisha Hebreje.
- Përgjatë katër shekujve të parë të Kishës së Krishtere, njerëzit as që lejoheshin të gjendeshin pranë librave të shenjtë.
Së fundmi, përderisa librat Apokrifik përmbajnë disa informacione shumë interesante të cilat mund të jenë tema të mira për studim, ne nuk mund të konsiderojmë asnjë nga këto libra si pjesë të Biblës dhe si Shkrim të Shenjtë.
Referencat:
- Michael Kruger: http://michaeljkruger.com/ten-basic-facts-about-the-nt-canon-that-every-christian-should-memorize-2-apocryphal-writings-are-all-written-in-the-second-century-or-later/
- Norton Herbst: http://www.exploregod.com/what-is-the-apocrypha?gclid=CNHxvtvYlsYCFSsCwwodurQAxw
- Steve Rudd: http://www.bible.ca/catholic-apocrypha.htm