Shfuqizimi i vargjeve kuranore përfaqëson probleme për myslimanët sot. Gjithashtu ne e dimë, se njeriu mund të bëjë gabime dhe t’i korrigjojë ato, por ky rast nuk ka të bëjë me Perëndinë. Perëndia ka një dituri të pafund dhe nuk mund ta kundërshtojë vetën. Ngritja e shfuqizimi është tek fytyra e s. 6: 34 (dhe 10:65) të cilat thonë: “…S’ka kush që ndryshon fjalët (dhe dekretet) e Allahut”. E më tepër shpallja e dëmtuar është bërë tek s. 4:82 e cila lexon, ”A nuk e përfillën ata Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërshtime.” Autoritetet muslimane mundohen t’i sqarojnë kontraditat e brendshme në Kuran duke deklaruar se disa pasazhe të veçanta të Kuranit janë anuluar (Mansukh) nga vargjet e zbuluara kronologjikisht më vonë sesa vetë ato. Vargjet të cilat i zëvendësojnë ato janë të referuara si Nasikh. Por, nuk ka asnjë mënyrë as siguri për sa i përket vargjeve që nuk pajtohen se cilat janë mansukh e cilat janë nasikh, pasi që renditja në të cilën është shkruar Kurani nuk është bërë në mënyrë kronologjike por sipas gjatësisë së sures. Nga sesioni vazhdues kemi gjetur se edhe teksti në dispozicionin tonë është gjetur dhe krahasuar pjesë-pjesë, duke na lënë pak shpresë të përshkrimit se cilat sure kanë qenë më të vërteta. Për më tepër, tradita muslimane pranon se shumë nga suret nuk iu kanë dhënë Muhamedit si të plota. Sipas traditës, disa pjesë iu janë shtuar sureve tjera nën udhëzimet e Muhamedit, me një shtojcë të mëtutjeshme ish sureve. Për këtë, brenda një sureje mund të gjejmë ndonjë ajet i cili mund të jetë i hershëm, dhe të tjera të cilat ishin shumë të vonshme. Si mund të dimë se cilat kanë qenë më autoritative?
Ligji i shfuqizimit është mësuar nga Kurani në s. 2:106.108, të cilat thonë: ”Ne zëvendësojmë një zbulim me një tjetër…”. Kjo imitohet tek s. 17:86, e cila lexon: “Po të kishim dëshiruar, ne do të shlyenim nga gjoksi yt atë që të shpallëm ty.” Në s. 16:101 ligji i pezullimit është i definuar qartë si një varg i zëvëndsuar me një varg më të mirë. Ajeti 101 lexon: Asnjë nga zbulesat ne i pezullojmë apo shkaktojmë të harrohen, por ne i zëvendësojmë me diçka më të mirë dhe më të përafërt – Duke mos ditur se Allahu ka fuqi mbi të gjitha gjërat? Jalalu’d-Din ka llogaritur numrin e pezullimeve diku rreth 5 deri 500. Të tjerët thonë se gjinden afër 225. Çfarë na tregon kjo është se shkenca e pezullimit është një shkencë në të vërtetë jo e saktë, kështu që askush nuk e di në të vërtetë sesa ajete janë për t’u pezulluar. Të nënvizuarit e deklaratës së pezullimit është një çështje tjetër. Si është e mundur që një zbulim hyjnor të jetë perfeksionuar më pas? A nuk ka mundur të jetë i përsosur që nga fillimi?
Jusuf Ali në mbrojtjen e tij të çështjes së pezullimit deklaron se ka nevojë për një zbulesë progresive në shkrim, duke thënë: “forma e saj mund të ndryshojë sipas nevojës dhe kërkesës emergjente të kohës”. Gjithashtu edhe të krishterët besojnë në një zbulesë progresive, përderisa Perëndia zbulon dhe ndryshon vullnetin e tij për popujt përderisa ndryshohen në kulturë gjatë gjeneratave kohore. Problemi me s. 2: 106, 17:86 dhe 16:101 është se nuk i referohen zbulesës e cila më parë iu është dhënë Muhamedit, por u referohen vetë ajeteve kuranore. Nuk mund të deklarohet zbulesa progresive brenda një hapësire vetëm 20 vjeçare (kjo ishte koha kur ishte shkruar Kurani). Periudha e gjetur në shkrimet e mëparshme shtrihet në 1,500 vjet! Në këtë periudhë kohe njerëzit dhe kultura ndryshon. Për këtë, zbulesa do të reflektonte këto ndryshime. Për të kërkuar ngjashëm për një zbulesë të dukshme 20 vjeçare sygjeron se Perëndia nuk është i gjithëdijshëm. I vetmi opcion tjetër është se regjistruesi ka bërë korrigjime, dhe më pas doli me zbulesë për t’i vërtetuar ato korrigjime. T’i shikojmë disa nga këto pezullime: 1. Në s. 2:142-144, gjejmë ndryshimin e Kiblës, drejtimi i lutjes nga Meka në Jerusalem, dhe kthehet kah Meka. 2. Ligjet e trashëgimisë në s. 4:7; & 2:180, sigurojnë pjesë të brabarta si për meshkuj ashtu edhe për gratë, dhe më pas është dyfishuar për meshkujt në s. 4:11. 3. Ndryshimi i natës së lutjes nga nata e plotë në s. 73:2-4, në gjysmë dite apo më pak, apo çfarë ka qenë më lehtë për ta bërë në s. 73:20. 4. Ndryshimi i dënimit ndaj kurorëshkelsve, duke filluar me burgim të përjetshëm, në s. 4:15, dhe pastaj është ndryshuar në 100 goditje me kamzhik sipas s. 24:2. Kujto, këta dy shembuj nuk përmendin ajetin e mëparshëm që “mungon” i cila përshkruan gurëzimin për ata të cilët bëjnë kurorëshkelje. Është shumë interesante të përmendet se homoseksualët lirohen poqëse pendohen, sipas s. 4:16, përderisa e njëjta e drejtë nuk iu është dhënë heteroseksualëve. 5. Ndryshimi i ligjeve për shpagim, shpagimi për krim (vrasje) ishte i kufizuar për njerëzit e rangut të barabartë (shembull rob për rob) në s. 2:178, pastaj ishte për t’u bërë vetëm kundër vrasësit nga trashëgimtari, s. 17:33 (shënim: Aliu shton Kisas dhe faljen arabëve). 6. Ndrishimi i ditëve të krijimit nga 6 ditë (7:54; 25:59) në 8 (41:9-12). 7. Ndryshimi i hierarkisë së profetëve, kur fillimisht ata ishin të gjithë të barabartë (s. 3:84; 2:285; 2:136), dhe pastaj disa janë lartësuar mbi të tjerët, s. 2:253 (shiko shënimet e Aliut: 289). 8. Ndryshimet në ndërmjetësim; së pari janë bërë nga engjëjt dhe Muhamedi (s. 42:5; 24:62), dhe pastaj nuk kanë qenë të pranueshme tek Allahu (s. 74:48; 63:5; 34:23). 9. Vargjet e Shpatës: thirrja për “të luftuar dhe therrur paganët (idhujtarët) kudo që hasëni në ta” (s. 9:5); ose: goditni kokat e tyre në beteja (s. 47:5); ose “bëni luftë me jobesimtarët në Allahun, deri sa ata i paguajn haraçin” (s. 9:29); ose “Luftoni ata …deri sa relegjioni i tëri bëhet i Allahut” (s. 8:39); ose “dënim të rëndë kundër atyre të cilët e refuzojnë besimin” (s. 9:3). E tërë kjo kundërshton “Nuk ka detyrim në relegjion” (s. 2:256). 10. Sure 2:184 së pari lejon një të pasur ta paguajë vetën për mosagjërim duke e ushqyer një të varfër. Ajetet pasuese (185) nuk e lejojnë kompenzim. 11. Të vejat duhej të mbanin vetën të ndarë për 4 muaj e 10 ditë pas vdekjes së bashkëshortëve të tyre (s. 2:234), e cila është ndryshyar deri në një vit (2:240). 12. Sura 2:106 kundërshton ndryshimet në përgjithësi siç pasojnë: Kibla (ajetet 115,177, 124-151); ritet e haxhillëkut (ajeti 158); ligjet e racionit (ajetet 168-174) ligji i talio (a. 178-179); në trashëgimi (a. 180-182); agjërimi (a. 182-187); dhe prapë haxhillëku (a. 196-203). 13. Sura 16:101 kundërshton ndryshimet të cilat pasojnë në ligjet e racionit (dietës) (a. 114-119), dhe në ligjet e Sabatit (të Shtunës) (a.124). 14. Muhamedi nuk do të harrojë zbulesën të cilën ia ka dhënë Allahu (s. 87:6-7), më pas është ndryshuar në tërheqjen e asaj të cilën Allahu dëshiron ta tërheq (p.sh. zbulesat) (s. 17:86). 15. Allahu përkushton vetën e tij si ligj për të vepruar me plotmëshirë, që nënkupton shkakun dhe efektin (s. 6:12), por më vonë në të njëjtën s. gjejmë se “Të kishte dashur Allahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë… Allahu humb kë të dojë dhe vë në rrugë të drejt atë që do” (a. 35 & 39). 16. Sa i përket paracaktimit, në s. 57:22 ne i gjejmë fjalët, “Nuk ndodh asnjë fatkeqësi as në tokë e as në trupin tuaj, pa qenë shënuar në librin të cilin Ne po e sjellim në ekzistencë.” Dhe në s. 76:29-31 thuhet “… e kushdo e merr rrugën që e çon te Zoti i tij. Po ju nuk do të mund të doni gjë, pos nëse do Allahu… Ai atë që do, e shtie në mëshirën e tij…” Që të dyja këto kundërshtojnë s. 42:30, e cila deklaron: Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja”. 17. Në s. 5:82, paganët dhe judenjët janë konsideruar më të largët nga myslimanët, përderisa të krishterët janë më të afërmit, por në s. 5:51 & 57 myslimanëve iu është thënë që të mos i kenë të krishterët shokë. Interesant, në të njejtin ajet (51) komenton se të krishterët dhe judenjët janë mirë, por e vetmja gjë që kanë të përbashkët është pajtimi i tyre mbi vërtetësinë e Dhiatës së Vjetër. 18. Muhamedi ishte i pari që iu përkul Allahut (p.sh. myslimani i parë) (s. 6:14; 164; 39:12). Por këto pasazhe harrojnë se Abrahami, djemtë e tij, Jakobi ishin myslimanët e mëparshëm (sipas s. 2:132) siç ishin edhe profetët e mëparshëm (sipas s. 28:52-53), dhe dishepujt e Jezusit (s. 3:52). 19. Allahu i mallkon të gjithë gënjeshtarët, por lejon që Muhamedi ta thejë betimin (s. 66:1-2), edhe pse vetëm Allahu duhet adhuruar, ai urdhëron Satanin dhe engjëjt ta adhurojnë Adamin, me rezultatin se Satani është përjetësisht i dënuar pasiqë ai refuzoi ta bëjë atë (s. 2:32). 20. Një pezullim i dëshmisë nga myslimanët është se ata deklarojnë se Bibla (për të cilën pranojnë se është libër i zbuluar) është korruptuar dhe ndryshuar. Por, s. 10:65 lexon: “Nuk ka ndryshime në Fjalën e Allahut”, dhe në s. 6:33, 34 lexon: “Nuk ka asnjë që mund të ndyshojë vendimet (zbulesat) e Allahut.” 21. Në s. 17:101 gjejmë 9 shqetësime (apo shenja), ku vetëm në s. 17:133 vetëm pesë janë të listuara (shiko fusnotat e Aliut nr. 1091 i cili shton shkopin dhe dorën e lebrosur nga vargu 107 dhe 108, po ashtu edhe thatësira dhe mungesa e drithërave në vargjet 130, si shqetësime, për të përbërë të nëntën). 22. Në s. 51:57 gjejmë se xhindët ishin krijuar për ta adhuruar Allahun, por në s. 7:176 gjejmë se xhindët janë krijaur për ferr. 23. Në s. 17:103 na thuhet se Faraoni është fundosur me ushtrinë e tij, por në s. 10:90-92, mbi pranimin e fuqisë së Perëndisë, ai është shpëtuar si shenjë për të tjerët. 24. Engjëjt janë urdhëruar nga Allahu që të përkulen para Adamit, në s. 15:29-30; 20:116, të cilën ata edhe e bëjnë, por Allahu ndalon çdo kë që të adhuroj dikë tjetër përveç tij (s. 4:116; 18:110). 25. Epshi është i mallkuar në s. 79:40-41, por në s. 4:24-25 Allahu lejon poligaminë, shkurorëzimin dhe përdorimin e robëreshave si konkubina (dikush mund të pyesë se pse një njeri ka nevojë për konkubina nëse nuk u nevojiten për t’i kënaqur epshet e tyre). Për më tepër, ata të cilët janë besnik ndaj epshit është primare, dhe shpërblimet në parajsë janë të pafund (s. 55: 46-78; 56:11-39). Natyrisht, nëse epshi është gabim në tokë dhe i urrejtur nga Perëndia i shenjtë, atëherë nuk do të mund të jetë gjë e këndshme për të në parajsë. 26. Në të njëjtin shënim, ndalohet vera në tokë (s. 5:91), por në parajsë personat besnik i presin lumenjët nga vera (s. 47:15; 76:5; 83:25). 27. Në s. 2:62 myslimanët, judenjët, të krishterët dhe sabianët konsiderohen si të shpëtuar, por në s. 3:85 vetëm myslimanët konsiderohen si të shpëtuar. 28. Në s. 4: 157 ne lexojmë se Jezusi nuk ka vdekur, por në s. 19:33 lexojmë se jo vetëm se ka vdekur, por edhe është ringjallur paraë! (shënim: Jusuf Aliu këtu nuk ka kundërshtim, por në fusnotat e tij nr. 2485 i referohet s. 19:15, e cila përsërit të njëjta fjali për Jahja, e pastaj referon lexuesin në s. 4:157-a një shembull i qartë i përdorimit të vargut Nasikh për të pezulluar një që është Mansukh me qëllim që të dalin nga “bllokimi/ngecja”.
Disa nga këto mund të jenë kundërshtime jo aq serioze, për deklarimin se Kurani është “nazil” që nënkupton “ i sjellur poshtë” nga parajsa i paprekur nga dora e njeriut. Kjo nënkupton se origjinali “i pa-krijuar “pllakat e ruajtura në parajsë, nga e cila rrjedh Kurani (s. 85:22), gjithashtu përmban këto pezullime. Si mund të deklarojnë se është fjala e përjetëshme e Allahut? Në masë të barabartë është shqetësuese çka kjo nënkupton në lidhje me karakterin e Perëndisë. Nëse Allahu në Kuran manifeston vetën e tij si Perëndi arbitrar i cili vepron ashtu si dëshiron pa kurrëfarë lidhjesh madje edhe me thëniet e tija, ai shton një mendim krejtësisht ndryshe nga zbulimet e mëparshme për të cilat Muhamedi deklaronte se i konformonte. Në të vërtetë, këto pezullime degradojnë integritetin e zbulesave të mëparshme të cilat kanë qenë të aplikueshme për të gjithë popujt, për të gjitha kohërat. Pezullimet kuranore në anën tjetër u përshtaten kërkesave të një njeriu specifik dhe shokëve të tij, për një vend specifik dhe për një kohë specifike.
Nga: Mbi Kuranin: Letër apologjetike