Pse Perëndia i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të disa njerëzve ndërsa nuk i përgjigjet disa të tjerëve edhe pse ata jetojnë për Të?

Duket sikur pyetja prapa kësaj pyetje në fakt është ‘‘Pse Perëndia nuk po u përgjigjet lutjeve të mia edhe pse unë po jetojë për Të?’’ Kjo është një pyetje me të cilën shumë të Krishterë ballafaqohen. Duket më e kuptueshme që nëse ne jetojmë për Zotin, Ai patjetër që do të na jap atë që ne ia kërkojmë. Kjo është çfarë mendonte Jobi. Nëse nuk e dini ende historinë e Jobit, ju mund ta lexoni atë tek libri i Jobit tek Dhiata e Vjetër. Edhe pse Jobi në të vërtetë ishte njeriu më i drejtë mbi tokë në atë kohë (sa i përket mbajtjes të një morali të pastër), Perëndia prap se prap e lejoji që Jobi të përjetonte vuajtje. Të gjithë miqtë e Jobit ishin të bindur që ai po vuante pasojat e ndonjë mëkati që ai kishte bërë. Ata e mbanin Jobin në një kuti, duke menduar që Ai mesiguri vepron sipas kësaj formule: Nëse unë bëj gjëra të mira, gjëra të mira do të më jipen mua. Nëse bëj gjëra të këqija, gjëra të këqija do të më ndodhin mua.

Mirëpo Perëndia nuk operon në këtë mënyrë. Ne nuk mund të mendojmë që Perëndia na ka ndonjë gjë borxh për të gjitha vepra e mira që ne mund t’i bëjmë. Në fakt, nëse bëjmë ndonjë gjë të mirë, kjo është për shkak që neve na duhet të veprojmë ashtu. Çdo gjë të mirë që ne kemi, na vjen nga Perëndia për shkak të hirit të Tij dhe jo për shkak se ne mund të meritojmë ndonjë gjë të mirë. Mateu 5:45 thotë ‘‘Sepse Ai bën të lindë diellin e Tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.’’ Perëndia u jep dhurata të mira të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh veprat e tyre të drejta. Mendo për të ‘‘mirat’’ që posedon: jeta, të pamurit, miqësitë, marrëdhënia jote me Zotin, uji, ushqimi, etj. Cilat prej këtyre gjërave do të kishe mundur t’i posedoje nëse Perëndia nuk do t’i kishte siguruar për ty? Çdo gjë e mirë vjen prej Perëndisë (Jakobi 1:17). Ska asnjë gjë që Perëndia na ka dhënë për shkak se ne e kemi merituar.

Jobi kishte supozimin e njëjtë ashtu sikur të miqve të tij që Perëndia ka për t’i dhënë çdo personi situata të ndryshme për të përjetuar në korelacion me sjellet e tyre të mira apo të këqija. Ndryshimi i vetëm është që ai e dinte se ai nuk kishte bërë asnjë të keqe, kështu që ai filloi të mendonte që Perëndia kishte bërë gabim me të! Ne bëjmë të njëjtën gjë kur fillojmë të zemërohemi me Perëndinë për rrethana të ndryshme duke supozuar që Ai na ka borxh të na jap atë që kërkojmë duke e ditur se ne vetëm po bëjmë atë që është e drejtë. Në fund të historisë, Perëndia ia kujtoji Jobit se kush Ai ishte: Zoti, i miri, i gjithdijëshmi, i gjithë dashuri, Mbreti i urtë i Universit. Ai ia mësoi Jobit faktin që Ai e di me së miri se çfarë është e mirë për ne, e di këtë gjë më mirë se ne! Vuajtja e përkohshme nëpër të cilën kaloi Jobi formoi në të një karakter më të fortë, dashuri, dhe besim në Zotin; dhe Ai i dha Jobit më shumë se sa që ai do të kishte mundur të kërkonte ndonjëherë dhe kjo nuk është për shakak që Jobi ishte njeri i bindur, por për shkak të hirit të Perëndisë. (Kujtoni se mënyra se si Jobi u përgjigj ndaj problemeve të tij ishte që të akuzonte Perëndinë për të gjitha të këqijat që po i ndodhnin – ai me të vërtetë si kishte merituar bekimet e njëpasnjëshme që po ia dhuronte Perëndia!)

Perëndia të do më shumë se sa që ti e do vetën tënde, sepse Ai të njeh ty më shumë se sa që ti e njeh vetën tënde. Ai e di shumë mirë se çfarë ti ke nevojë. Vetëm Ai është përmbushja e të gjitha dëshirave të zemrës tënde. Mënyrat se si Perëndia vepron me ty, edhe pse mund të jenë të pakuptueshme, gjithmonë janë të drejtuara tek qëllimi për të të afruar më shumë tek Perëndia që të jesh totalisht i varur në Të sepse Ai është gjëja më e mirë që mund ta kesh. Ne shumë lehtë mund të gjejmë vetën në situata të përkohshme të cilat do të duken shumë të pa rëndësishme në përjetësi dhe me shumë kënaqësi do t’i ndërronim të gjitha gjërat e parëndësishme me ato që me të vërtetë kanë rëndësi. Romakëve 8:18 thotë ‘‘Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne.’’ Fatkeqësisht, njerëzit i harrojnë bekimet e përjetëshme për shkak që fokusohen në bekimet që janë vetëm të përkohshme. Jezusi e krahasoi këtë me farën e cila ra midis ferrave dhe ato kur u rritën ia zunë frymën. (Mateu 13:7, 22). Kur ne lutemi, Perëndia u përgjigjet lutjeve tona në mënyrën më të mirë të mundshme për ne. Ai na do neve. Kjo nënkupton që Ai e dëshiron të mirën tonë dhe e di që gjëja më e mira për ne është të jemi bashkë me Zotin. E gjitha që ne duhet të bëjmë është t’i besojmë Atij.

Cili është qëllimi për të bërë vepra të mira nëse kjo gjë nuk na ofron favorin e Zotit? Ka çdo arsyje në botë për të bërë mirë! Ne e marrim favorin e Perëndisë jo përshkak që Ai na e ka borxh neve por për shkak që kur ne bëjmë mirë, ne veprojmë sipas dizajnit të Perëndisë për ne; ne mund të përfitojmë nga një gjë e tillë në një aspekt më afatgjatë. Ne marrim më shumë prej Perëndisë kur ne e ndjekim Atë. Ai është burimi i çdo të mire. Pra, çfarë mund të ketë më mirë sesa të jemi në unitet me burimin kryesor të çdo të mire që mund ta kërkojmë – Zotin – dhe çdo e mirë e shfaq hijen e asaj se kush është Zoti? Andaj, në vend që të mundohemi të kontrollojmë çdo rrethanë duke u munduar të ‘‘ndjekim rregullat’’ ne e kuptojmë që duke e dashur Perëndinë me gjithë zemrën tonë, shpirtin, mendjen e forcën (Mateu 22:37), ne përfitojmë më shumë thesare shpirtërore: një njohuri më të thellë të Perëndisë dhe një marrëdhënie më të mirë me Të. Kjo është gjithçka që kemi nevojë – Perëndinë i cili është vetë i mirë dhe është burimi i çdo të mire.

Bookmark the permalink.