Profecitë Biblike

DËSHMIA PROFETIKE

Në Bibël, tek Isaia 46:9-10, Perëndia deklaron se Ai është jashtëkohor : “…Unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua, Unë shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë…”

Për të provuar, supozojmë, ndonjë punë të Shenjtë konsiderata e parë duhet të jetë: “Çfarë dëshmie ka aty?” A janë fjalët dëshmi? Sigurisht që jo, sepse çdo gjë mund të paraqitet të jetë e vërtetë. A janë besimet dëshmi? Njerëzit mund të jenë të indoktrinuar të besojnë çdo gjë. Megjithatë, në qoftë se dikush do të mund të parathoshte (profetizonte) të ardhmen me saktësi të plotë, (paralajmërimet e tij specifike janë realizuar dhe verifikuar historikisht), do të mund të vërtetohej që informacioni erdh nga Perëndia. Mendo për këtë. Në qoftë se dikush apo diçka të paralajmronte në mënyrë të saktë të ardhmen përveç Përëndisë, sot nuk do të ekzistonte lotoja apo industria e bixhozit. Vetëm Perëndia e posedon aftësinë për të NJOHUR tërësisht atë që do të vijë. Për të analizuar e ndonjë punë që pohohet se është “nga Perëndia”, pyetja e parë do të duhej të ishte: “çfarë evidence ekziston aty, që e dëshmon frymëzimin hyjnor apo profecinë”? Së pari, le t’i kosiderojmë profecitë biblike të realizuara, që janë historikish të dëshmuara. Bibla përmban me qindra profeci pralajmëruese të shkruara përpara me qindra vjet më herët për njerëz apo ndonjë ngjarje. Vetëm Perëndia mund ta shkruajë historinë përpara!

PROFECITË BIBLIKE

Profecitë historike:

Vetëm Bibla në mënyrë mahnistëse paralajmëron ngjarje të sakta historike shekuj më herët realizimit të tyre. Dhe këto profeci mbështetën nga dëshmitë arkeologjike. Më lejoni t’iu jap vetëm një shembull: Profeti Isaia (tek Isaia 44:28) paralajmëroi 150 vjet më herët se do të lindte një mbret emri i të cilit do të ishte “Kiri”. Ky mbret do t’i çlironte hebrenjtë nga robëria e babilonasve, për t’u kthyer në atdheun e tyre dhe për të ndërtuar kombin dhe tempullin e tyre. Isaia e dha këtë paralajmërim atëherë kur hebrenjtë ishin të fuqishëm dhe Babilonia ishte vetëm një krahinë e vogël në Perandorinë Asiriane. Çdo gjë që Isaia tha për Kirin u realizua. Kiri, një mbret pagan, në fakt u dha të holla hebrenjve të robëruar për të rindërtuar qytetin dhe tempullin e tyre. Kjo ofertë nga një mbret pagan kurrë nuk është bërë më herët dhe nuk është bërë deri tani. Kjo profeci e emëroi mbretin dhe dekretet e tij shumë më herët se që mbreti dhe mbretëria e tij kishin ekzistuar!

“Vetëm Bibla në mënyrë mahnistëse paralajmëron ngjarje të sakta historike shekuj më herët realizimit të tyre.”

Profecitë Mesianike:

Ekzistojnë 332 profeci specifike në Dhiatë të Vjetër lidhur me lindjen, jetën, shërbesën, gjykimin, kryqëzimin, vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Çdonjëra prej tyre ishte realizuar 100 % me saktësi në jetën e Jezus Krishtit. Për shembull, lokalizimi ekzakt i lindjes së Mesisë ishte profetizuar të jetë në qytetin Betlehem (Mikea 5:2). Dhe konsideroni probabilitetin e rastit të ndonjë njeriu që do t’i përmbushte 8 prej 332 profecive. “Kemi gjetur se gjasat për ndonjë njeri që ka jetuar në tokë gjer në kohën e tashme dhe t’i përmbushë të gjitha 8 profecitë është 1 në 1017 (10 në fuqinë e 17-të).”5 Ju lutem shikoni diskutimet e mëtejshme në kapitullin e 10.

Profecitë shkencore:

Formë tjetër e profecive jane edhe informatat shkencore të gjetura në Bibël. Urtësia u ishte dhënë autorëve biblikë 2000 apo më shumë vjet më herët para se shkenca moderne ta zbulonte. Një shembull nga astronomia është: Bibla përshkruan përafërsisht 3000 vjet më herët se dielli e ndjek një trajektore rrotulluese nëpër univers. “Ai (dielli) del nga një skaji i qiejve dhe rrotullimi i tij arrin deri në skajin tjetër; asgjë nuk mund t’i fshihet nxehtësisë së tij” (Psalm 19:6). Ne sot sigurisht e dimë që kjo është fakt. Bibla përshkruan që Toka është e rrumbullakët (Isaia 40:22). Dhe Toka “mbahet” në asgjë në hapësirë (Jobi 26:7).

Në librin e tij, Shkenca dhe Bibla, Dr Henri Morris identifikon shumë prej profecive shkencore të gjetura në Bibël. Ju mund ta merrni parasysh këtë libër të fascinuar për informata më të detalizuara.6

Shumë liderë religjioz kanë pohuar që shkrimet e tyre janë shkrime të shenjta. Por ASNJËRI nuk i qëndroi provës së profecisë së saktë totale. Vetëm Bibla e kalon këtë provë. Profecitë e saj të realizuara, të detalizuara, na shtyjnë të konkludojmë autencitetin e saj pa dyshim. Do të lexoni më tepër nëpër tërë këtë libër lidhur me profecitë e realizuara. Një libër i shkëlqyeshëm referues është: Çdo profeci e Biblës, nga John, F. Walvoord.7

Nga: “Perëndia të do miku im mysliman” – Samy Tanagho

Bookmark the permalink.