Islami kuptohet më mirë si mbretëri ose Umma sesa si besim fetar. Drama e madhe (kozmike) është ilustruar në vështirësitë e Islamit për t’u modernizuar dhe për të qenë i rëndësishëm në një botë të lidhur mes vete që sjell mundësi të reja dhe shpresë për myslimanët.
TEMA: KRIZA
Çka do të ju shtynte të ndryshonit doktorin? Nëse jeni të kënaqur me kujdesin që ju dhe familja juaj po merrni atëherë nuk ka arsye të mendoni ndryshimin. Po çka nëse kuptoni diçka të pahijshme për të kaluarën e doktorit tuaj e që do të ishte një arsye për të mos i besuar? Nëse recepsionisti vazhdimisht sillet keq me ju apo nëse nuk keni marrë kujdes cilësor atëherë ndoshta do të filloni të shihni për mundësi të tjera.
Tani vijmë në këtë pikë: Ju do të shikonit mundësi tjera nëse përvoja juaj me doktorin nuk ishte e kënaqshme apo nëse e keni vërtetuar se ai nuk ishte i besueshëm. Por a do të ishte e mjaftueshme ndonjë përvojë e keqe apo histori e pakëndshme të ndryshonit besimin tuaj?
Sot, miliona myslimanë janë duke u zgjuar dhe e pranojnë faktin se rrënjët e Islamit dhe ngjarjet e kohëve të fundit e kanë bërë atë të pakëndshëm dhe vështirë për të qëndruar besnik. Nga Ismaeli dhe Muhamedi e deri tek terrorizmi i dekadave të fundit, e kaluara e Islamit dhe gjendja e tanishme kanë zbuluar natyrën e vërtetë të tij dhe njerëzit po e braktisin atë. Po t’ia shtojmë kësaj edhe përparimet në teknologji dyert tani janë më të hapura për të shpërndarë Ungjillin.
“Dhe engjëlli i shtatë i ra borisë dhe u bënë zëra të mëdhenj në qiell që thoshin: ‘Mbretëritë e botës u bënë mbretëri të Zotit tonë dhe të Krishtit të tij, dhe ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve’” – Zbulesa 11:15
“Satani do të donte që ne të besonim se myslimanët janë të vështirë për t’u arritur për të na dekurajuar dhe për të rrënjosur frymë dështimi tek fëmijët e Perëndisë. Derisa nuk ia kemi dhënë myslimanëve mundësinë për të dëgjuar Ungjillin nuk mund të themi se janë kundërshtues. Me mijëra myslimanë kanë ardhur tek Krishti vetëm dekadën e fundit për shkak të predikimeve, mësimeve, radios, kurseve dhe shpërndarjes së Biblave. Interneti ka thyer muret e trasha që dy dekada më parë kanë qenë vështirë të depërtueshëm.”
- Georges Houssney, Përballimi i Islamit (Engaging Islam)
Sot, miliona myslimanë janë duke u zgjuar dhe e pranojnë faktin se rrënjët e Islamit dhe ngjarjet e kohëve të fundit e kanë bërë atë të pakëndshëm dhe vështirë për të qëndruar besnik.
Ngjarjet kryesore në jetën e Muhamedit
570 – Lindja e Muhamedit në Mekë, në fisin e Kurajshit, në vijën gjenealogjike të Abrahamit përmes Ismaelit (i ashtu quajturi Muhamed). Babai i tij vdiq disa muaj para lindjes së tij.
576 – Nëna e tij, Eminja (Amina) vdiq kur ai ishte gjashtë vjeç. Disa kujdestare “profesionale” u kujdesën për të pastaj gjyshi i tij e mori nën përkujdesje për dy vite derisa vdiq. Pas kësaj, ai ishte nën përkujdesjen e xhaxhait të tij Ebu Talibi.
582- Muhamedi filloi t’i shoqëronte karvanët e tregtarëve për në Siri. Kontaktet e më hershme me Judaizmin dhe Krishterimin në Mekë tashmë po përforcoheshin.
593 – Ai bën një rrugëtim tregtar për Hatixhen, një e ve e pasur.
595 – Në moshën 25 vjeçare ai martohet me Hatixhen (40 vjeçare), duke i dhënë atij siguri dhe reputacion (ishte propozim i Hatixhes të martohej me të). Muhamedi që ishte analfabet ishte në kontakt me Hanifët (asketikë dhe monoteistë) dhe filloi meditimin.
610 – Në moshën 40 vjeçare ai pati “zbulesën” e parë në një shpellë në malin Hira, afër Mekës. Ai tha se ishte vizituar nga Xhibrili (Gabrieli) i cili ia solli një porosi dhe ai ishte i bindur se Perëndia po e thërriste në një mision të veçantë. Këtu fillon edhe zbulesa e Sureve të Mekës. Të kthyerit e parë në këtë besim ishin familjarët e tij.
616 – Përndjekja nga fisi Kurejsh që ishin në krye të pushtetit. Shumë nga ndjekësit e Muhamedit ikën nga Meka. Ata u strehuan në mbretërinë e krishterë të Abisinisë.
617 – Bojkotimi i myslimanëve nga banorët e Mekës.
621 – Ebu Talibi dhe Hatixhja vdesin. Muhamedi lidh martesa të reja. Vijnë Sure të reja që dënojnë idhujtarinë dhe gjykojnë ata që nuk besojnë. Muhamedi fiton disa ndjekës nga Medina. Njerëzit nga Medina më vonë ftojnë Muhamedin dhe ndjekësit e tij të shkojnë në Medinë dhe ai të bëhet udhëheqësi i tyre.
622 – Ndodh Hixhreti, shkuarja në Medinë. Kalendari hënor mysliman daton nga kjo pikë. Muhamedi nuk ishte më kapiteni i një bande të vogël e të përndjekur por një udhëheqës shpirtëror, ushtarak dhe politik që luftonte kundër atyre që e kundërshtonin dhe nënshtronte fise të tjera. Këtu fillon edhe zbulesa e Sureve të Medinës.
624 – Beteja e Bedrit kundër popullit nga Meka. Muhamedi e fiton.
625 – Beteja e Uhudit kundër popullit të Mekës. Muhamedi humbet (Judenjtë dezertojnë)
627 – Beteja e Hendekut (Ahzab). Medina mbrohet nga sulmet.
628 – Marrëveshja e Hudejbijës me popullin e Mekës.
629 – Ndodh masakrimi i Judenjve që refuzuan mësimin e tij. Udhëheqësit u “ftuan” që të pranonin Islamin. Ata që pranuan ishin: Udhëheqësi i Bahrejnit, Perandori i Etiopisë; ata që refuzuan ishin Perandori i Iranit, Perandori Bizantin.
630 – Muhamedi pushton Mekën. Populli i Mekës kishte shkelur marrëveshjen duke sulmuar një fis me të cilin Muhamedi kishte lidhje. Pastaj ndodh beteja e Hunejnit kundër fiseve rezistuese. Muhamedi fiton dhe zë shumë pengje. Rikthehet në Medinë ku vijnë delegacione nga e gjithë Arabia për të shpallur pranimin e Islamit.
631 – Muhamedi shkon në pelegrinazh në Mekë. Ia jep lamtumirën qytetit dhe kthehet në Medinë.
632 – Muhamedi sëmuret dhe vdes. Varroset në qytetin e Medinës.
Ngritja e Mbretërisë: Umma dhe pamja e madhe e historisë
- Qenia njerëzore që kishte mëkatuar dëshironte të kishte mbretëri tokësore por mbretëria që nuk është bërë nga duart njerëzore do të mbush gjithë tokën, do të shtyp të gjithë të tjerët dhe do të zgjasë përgjithmonë (Danieli 2:36-45).
- Jezusi i refuzon mbretëritë tokësore (Luka 4:5-8, Gjoni 18:36).
- Mbretëria e Krishtit nuk do të prishet brenda besimtarit (Luka 17:21, 1 Korintasve 15:50) dhe do të shkatërrojë të gjitha pushtetet dhe autoritetet dhe në fund do të mposhtë përgjithmonë vdekjen. (1 Korintasve 15:24-25)
- Muhamedi u mundua të krijojë një mbretëri Arabe të respektuar dhe të fuqishme.
- Mbretëria Islamike shtrihet përmes forcës dhe kërcënimit duke pushtuar kombet që më parë ishin të krishtera. Myslimanët janë të obliguar të themelojnë Umm-ën, dominimin politik, Kulturor dhe fetar të Islamit në të gjithë botën.
- Perandoria Islamike Osmane u rrënua dhe bashkë me të u asgjësua edhe Umma. Islami ringjalli ambiciet e veta për të pasur sërish Umm-ën përmes Dhimmi-s dhe Xhihadit. Ligji i Sheriatit dhe kultura Islamike u përhapën në shumë shtete dhe qytete përmes terrorizmit, kërcënimit dhe propagandës.
- Mbretëritë e botës do të bëhen mbretëri të Zotit tonë dhe të Krishtit të tij, dhe ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve (Zbulesa 11:15).
Gjendja e tanishme e Islamit në botë.
Islami sot është në një krizë identiteti. Myslimanët kanë vështirësi për shkak të imazhit të tyre dhe historinë jo stabile.
Përpjekjet e dështuara për të bashkuar vendet Arabe dhe Islamike nën Umm-ën
1924 deri 1979 – Ndodhin lëvizjet anti-koloniale dhe Pan-Arabe. Bashkimi Sovjetik bëhet aleat me vendet Islamike kundër Perëndimit, kapitalizmit dhe Krishterimit.
1928 – Krijohet Vëllazëria Islamike në Egjipt dhe promovojnë Dawan dhe Xhihadin.
1944 – Partia e Bathit rishfaqet në Siri
1952 deri 1970 – Ngritja dhe rënia e Nasirit në Egjipt
1954 – Partia e Bathit rishfaqet në Irak
1958 – Republika Arabe e Egjiptit dhe Siria bien nën pushtimin e Nasirit. Federata Arabe e Irakut dhe Jordanisë bien nën vëllezërit Faisal II (Irak) dhe Husein (Jordani). Pushteti zgjati vetëm 6 mua. Faisali II u rrëzua nga pushteti.
1961 – Ngritja e Asadit në Siri në një kohë kur Siria u tërhoq nga Federata Arabe.
1974 – Republika islamike e Libisë dhe Tunizia ishin në mes të Gadafit dhe Bourguiba. Kjo ishte një ëndërr që kurrë nuk i realizua.
1979 – Kumeini dhe kalimi i tij nga Arabia në Iran. “Islami është përgjigja”. As Perëndimi as Lindja. Ngritja e Islamit fundamentalist: Vëllazëria myslimane, Wahabi dhe Bin Laden.
1989 – Bashkimi Sovjetik shpërbëhet dhe financimi i kryengritësve ndërpritet. Fillon përleshja mes Sunive dhe Shiitëve dhe Irani kundër Arabisë Saudite.
1991 – Operacioni “Stuhi në Shkretëtirë” (Desert Storm): SHBA-ja mbron gjirin Persik kundër agresionit të Sadam Huseinit. Botës i shfaqet një pamje e despotizmit Islamik. Islami bashkohet në solidaritet.
2001- Sulmet terroriste Islamike në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork. Bota zgjohet me pamjen e fytyrës së vërtetë të Islamit.
Dështimet politike të Islamit
1918 – Rënia e Perandorisë Osmane. Turqia merr drejtim perëndimor.
1924 – Heqja e Kalifatit të Ataturkut. Ndarja koloniale e vendeve Arabe.
1948 – Themelimi i shtetit të Izraelit, sfida më e madhe ndaj dominimit arab.
1967 – Lufta gjashtë ditëshe. Humbja e turpshme (poshtëruese) e ëndrrës për të pasur një perandori Arabe.
1980– 1990 – Luftërat në Afganistan, Bosnjë, Irak dhe Sudan.
2001 – Sulmet më 11 Shtator nga Bin Ladeni dhe lufta globale ndaj terrorit.
2011- “Pranvera Arabe” dhe kërkimi i revolucionit për demokraci dhe liri.
Islami në krizë identiteti
- Myslimanët po përballen me realitetin e terrorizmit Islamik dhe dhunës
- Nën petkun e “Pranverës Arabe” shumë myslimanë janë duke kërkuar demokraci dhe drejtim nga perëndimi.
- Myslimanët janë dukë përndjekur dhe vrarë myslimanë të tjerë.
- Familjet dhe grupet etnike janë duke u shpërngulur nga trojet e tyre shekullore dhe po detyrohen të vendosen nëpër kampe refugjatësh.
Zhgënjimi me Islamin
- Myslimanët tani mund ta lexojnë Kuranin në gjuhën e tyre në internet dhe po gjejnë gjëra zhgënjyese
- Ata mund të lexojnë dhe Biblën në internet dhe të përfshihen në diskutime me njerëz të tjerë.
- Regjimet islamike kanë shkaktuar ngecjen e njerëzve dhe vendeve.
- Barazia gjinore, edukimi dhe mundësitë e punësimit janë në rënie.
- Paaftësia për të përmbushur nevojat bazikë, të përditshme, kujdesin mjekësor, rregullat e duhura dhe ushqimin.
Dështimi shpirtëror i Islamit
- Islami është një religjion i punës, jo i besimit apo anës shpirtërore
- Mungon fuqia për të ndryshuar zemrat e njerëzve
- Frika nga Perëndia dhe demonët
- Nuk ka fuqi kundër së keqes apo demonëve
- Njerëzit janë të privuar nga intimiteti me Perëndinë
- Nuk ka siguri për jetën e përjetshme apo faljen e mëkateve
“Myslimanët janë të shpërndarë rreth globit dhe kanë një diasporë të madhe. Duke pasur miliona myslimanë nëpër vende të ndryshme, ata mund të gjinden lehtë. Mund t’i gjeni nëpër kampuse universitare, aeroporte, parqe dhe qendra tregtare. Shumë nga ju mund të keni myslimanë edhe në lagjen tuaj. Nëse jo atëherë mund të ecni pak dhe do t’i takoni. Nëse keni internet atëherë mund të jeni shokë me një myslimanë.”
-Georges Houssney, Përballimi i Islamit (Engaging Islam)
Lexime dhe detyra
Shkoni tek www.engagecourse.org ose përdorni vegëzën që ju është dhënë kur jeni regjistruar në kurs për të pasur qasje në leximet që kërkohen dhe detyrat për këtë mësim.
Nga: Ballafaqimi i myslimanëve me Krishtin – Georges Houssney dhe Barbara Yandell