Nëse Kurani është i vërtetë, atëherë Islami është jo i vërtetë. Përse? Sepse Kurani thotë që ta besosh Ungjillin, por që të katër Ungjijtë kundërshtojnë Kuranin. Nëse Kurani thotë që mesazhi i Ungjillit është i vërtet, atëherë vetë Kurani duhet të jetë i pavërtetë sepse të që të dyja dhe Kurani dhe Ungjilli nuk mund të jenë të vërteta. Ato kundërshtojnë njëra tjetrën. Ja ku është argumenti:
- Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut
- 6:34 Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër, dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma jonë, prandaj s’ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërguarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).
- 6:115 Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S’ka kush që të ndryshoj fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.
- 18:27 Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
- Moisiut iu dha Tora
- 2:87 Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) shpirtin e shenjtë. E saherë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?
- 3:3 Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që të është vërtetues i librave të mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
- Davidit iu dhanë Psalmet
- 4:163Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.
- Jezusit i është dhënë ungjilli
- Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit tanë, e pas tyre dërguam Isain(Jezusi) të birin e Merjemes(Marisë) dhe atij ia dhamë Inxhilin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm të arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne u dhamë shpërblimin e tyre, po shumica prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë).
- Të Krishterët duhet të gjykojnë sipas ungjillit
- 5:47 (E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që All-llahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
- Kurani konfirmon Torën, Psalmet, ungjijtë dhe i mbron ata
- 5:48 Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që i erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte Allahu, do t’ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t’ju sprovojë në atë që iu dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t’ju njoftojë me atë që kundërshtoheshi.
- Pyet të Krishterët për gjërat shpirtërore
- 10:94 Po, (fjala vjen) nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë.
- Mallkim mbi ata që thonë se Zoti ka djalë.
- 9:30 E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut , e të kristerët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
- Jezusi jo i kryqëzuar
- 4:157 Madje për shkak të thëhies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.
Atëherë ne shohim pra se…
- Asgjë nuk mund ti ndryshojë fjalët e Allahut (6:34; 6:115; 18:27)
- Jezusit i është dhënë ungjilli prej Allahut (57:27)
- Kurani konfirmon Ungjijtë (5:48)
- Ungjijtë kontradiktojnë Kuranin
Prandaj, nëse Kurani konfirmon Ungjijt që thonë se Jezusi ishte kryqëzuar (Mateu 27:26-31; Marku 15:15-20; Luka 23:32-34; Gjoni 19:17-18), dhe Kurani thotë që Jezusi nuk ishte kryqëzuar (Surah 4:17), atëherë Kurani është jo i vërtetë. Por nëse thuhet që Ungjijtë janë jo të vërtetë, atëherë Kurani mohon mësimin e vetë dhe Islami është jo i vërtetë.