Jozueu e pushtoi apo jo Jerusalemin?

Jozueu dhe izraelitët e pushtuan (Jozueu 10:23,40) apo nuk e pushtuan (Jozueu 15:63) Jerusalemin?

(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)

Përgjigja e shkurtër është, jo në këtë fushatë. Vargjet e dhëna janë në harmoni të plotë dhe ngatërrimi ngrihet vetëm nga keqkuptimi i fragmentit në fjalë. Tek Jozueu 10, është mbreti i Jerusalemit që vritet: qyteti i tij nuk është pushtuar (vargjet 16 –18 dhe 22-26). Të pesë mbretërit amoritë dhe ushtritë e tyre i lanë qyetetet e tyre dhe u kthyen në Gibeon. Jozueu dhe izraelitët i nxorrën ata dhe të pesë mbretërit ikën në një shpellë në Makedah, nga e cila ushtarët e Jozueut ia sollën dhe ai i vrau të gjithë. Sa i përket ushtrive të tyre, vargu 20 thotë: “dhe ata që shpëtuan kërkuan strehë në qytetet e fortifikuara” që tregon qartë se qytetet nuk ishin të pushtuara. Pra, ishin mbretërit, dhe jo qytetet e tyre që ishin të pushtuara. Jozueu 10:28-42 shënon pjesën tjetër të kësaj fushate ushtarake. Këtu shënohet që disa qytete ishin të pushtuara dhe të shkatërruara, dhe këto ishin: Makedahu, Libnahu, Lakishi, Egloni, Hebroni dhe Debiri. Të gjitha këto qytete janë në pjesën jugperëndimore nga Jerusalemi. Mbreti Gezer dhe ushtria e tij u mposhtën në fushë kur po përpiqeshin t’i ndihmonin Lakishit (v. 33) dhe në vargun 30 një krahasim është bërë me pushtimin më të hershëm të Jerikos, por asnjëra nga këto qytete ishin të pushtuara në këtë kohë. Vargjet 40 & 41 përshkruajnë kufijtë e kësaj fushate, të cilat ndodheshin nga ana jugore dhe perëndimore e Jerusalemit. E rëndishme të thuhet, Gibeoni, kufiri lindor i kësaj fushate, është akoma përafërsisht 10 milje nga ana veriperëndimore e Jerusalemit.

Prandaj Jerusalemi nuk është i shënuar si ‘i pushtuar’ në Jozueu 10. Kjo është në përputhje të plotë me Jozueu 15:63, që pohon se Juda nuk mundej t’i largonte jebusitët nga Jerusalemi.

Nga: “Mospërputhjet në Bibël”, Shtëpia Botuese Tenda

Bookmark the permalink.