“Jezusi nuk është Biri i Perëndisë”
Kundërshtimi mysliman
Është e pamundur për Allahun të ketë bir, përndryshe ai mund të kishte vajza dhe gra, po ashtu, Allahu është një!” (shih Suren 19:35).
Siç u theksua më parë, Jezusi mban pozitë të veçantë në Kuran duke mbajtur tituj të jashtëzakonshëm dhe duke kryer vepra të jashtëzakonshme. Në anën tjetër, dallime themelore ekzistojnë:
Thënie lidhur me | Bibla | Kurani |
Pozitën e Jezusit | Biri i Perëndisë | Profet, i dërguar (resul) |
Misionin e Jezusit | Shpengim për njerëzimin | Predikim dhe shërim |
Muhamedi kishte keqkuptuar doktrinën e krishterë të Jezusit si Bir i Perëndisë për ta nënkuptuar këtë në sensin biologjik, sikur Perëndia të kishte grua, dhe të kishte një djalë me të. Ky keqkuptim vihet re në vargje të ndryshme kuranore.[1] Pozita dhe misioni i Jezusit në islam përkufizohet vetëm sipas koncepteve kuranore të profetit dhe të të dërguarit. Mësimi i krishterë mbi Jezusin, i të qenit Bir i Perëndisë dhe Shpëtimtar i botës, është në kontradiktë me këndvështrimin mysliman të Perëndisë, domethënë konceptin e tyre të unitetit dhe të qenit unik të Allahut (Tahvidi). Si rrjedhim është shumë e vështirë për myslimanët të pranojnë që Allahu dhe Jezusi kanë marrëdhënie atë-bir. Prandaj, meqenëse, Allahu nuk ka bir, ai nuk mund të kuptohet si baba qoftë ndaj Jezusit e as për besimtarët myslimanë. Termi “baba” është si pasojë i çuditshëm dhe i papranueshëm për myslimanët. Megjithatë, formulimi që Perëndia është ati i të gjithë të krishterëve, është një nga formulimet qendrore të Biblës (2Thes. 1:2; 1Pje. 1:17).
Në Dhiatën e Re, “Biri i Perëndisë”, apo thjesht “Biri”, është përcaktim mesianik mbizotërues për Jezusin. Vetë Perëndia e thërret Jezusin si Birin e tij dhe e pranon atë para njerëzve.[2] Jezusi e pohon veten e tij si “Biri i Perëndisë” dhe në këtë mënyrë zbulon origjinën e tij nga Perëndia dhe marrëdhënien e tij me Perëndinë, Atin[3]. Kur Jezusi e quan veten e tij Bir të Perëndisë, kjo përfshin pohimin e paraprirjes absolute mbi gjithë krijimin.[4] Ai është para çdo gjëje. Nëpërmjet tij, çdo gjë ekziston. Prandaj, termi “Bir i Perëndisë” barazohet me termin “Zot”. Të pranohet Jezusi si Bir i Perëndisë është të pranohet dhe të besohet zbulesa që erdhi me anë të Tij (Mat. 16:16). Madje edhe demonët pranuan Jezusin si Birin e Perëndisë, duke treguar dimensionin kozmik të zbulesës së tij.[5]
Si ta shpjegojmë konceptin “Biri i Perëndisë”
Kur takoni një mysliman për të parën herë, ju mund ta pyesni atë nga vjen ai dhe më pas ta përshëndesni atë dhe t’i thoni (siç mund të krijohet situata), “Ah, një bir Pakistani” apo “Ah, një bir nga Nili” apo “Ah, një bir nga Iraku.”
Por, pastaj ju thoni, “Por Pakistani (apo çfarëdo tjetër) nuk kishte kurrë grua/bashkëshorte, megjithatë TI je një BIR i Pakistanit (apo çfarëdo tjetër)”. Kjo gjë ka ndihmuar shumë njerëz për të mbajtur mend që “bir” do të thotë qenie të tjera veç bijve fizik të lindur nga aktiviteti seksual.
[1] Shih Suret 6:100-101; 10:68; 19:88-92.
[2] Shih Mat. 3:16; 17:5; Lk 9:35
[3] Referojuni Mat. 11:27; Gjn. 14:20.
[4] Referojuni Kol 1:15-16; Gjn 1:3.
[5] Mat. 8:29; Mk. 3:11; Lk 4:41.
NGA: “PYETE MIKUN TËND MYSLIMAN” – Dr. Andreas Maurer