(1900=Abrahami; 1700=Jozefi; 1447=Mojsiu; 1000=Davidi)
Çfarë është bërë evidente dekadave të fundit janë vështirësitë në e evidencave historike të Kuranit, kurse pjesa më e frytshme e konfirmimit të Biblës ka ardhur nga fusha e arkeologjisë këto kohë. Prandaj më së miri e kaluara mund të na flasë qartë në lidhje me ate ç’fare ka ndodhur vërtet.
Për arsye se Abrahami është nderuar nga të dy, krishterimi dhe islamizmi, është interesante të shohim në evidencat arkeologjike në lidhje me kohën e tij e cila është duke ardhur në dritë në shekullin e XX-të. Ç’farë ne gjejmë është se arkeologjia vendos qartë Abrahamin në Palestinë dhe jo në Arabi:
1. Emri i Abrahamit shfaqet në Babiloni si një emër personal në periudhën e patriarkëve, andaj kritikët besuan se ai ishte një karakter trillues i cili u kthye pas izraelitëve më vonë.
2. Fusha e Abrahamit në Hebron përmendet më 918 para K., nga Faraoni Shishak i Egjiptit (tani gjithashtu i besuar të jetë Ramesis II). Ai sapo kishte mbaruar luftimet në Palestinë dhe shkroi mbi muret e tempullit të tij në Karnak emrin e patriarkut të madh, duke provuar që edhe në këtë ditë Abrahami të ishte i njohur jo në Arabi, ashtu si myslimanët thonë, por në Palestinë në vendin që Bibla e vendos atë.
3. Varri i Beni Hasanit nga periudha abrahamike, përshkruan ardhjen e aziatikëve në Egjipt gjatë kohës së urisë, duke korresponduar me llogaritjen biblike të gjendjes së vështirë të bijve të Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Atje ka evidenca të mëtejshme arkeologjike të cilat mbështesin rrjedhat biblike sikur:
4. Dyert e Sodomës (Tell Beit Mirsim) regjistruar mes 2200-1600 para K., kanë qenë dyer të rënda për mbrojtje, të njëjtat dyer që ne i gjejmë në Zanafillën 19:9. Tani, nëse kjo llogaritje është shkruar ndërmjet viteve 900-600, ashtu si kritikët shpallën, ne kemi lexuar rreth harqeve dhe perdeve, pasi siguria nuk ishte më një shqetesim në atë kohë.
5. Çmimi i Jozefit ishte 20 sikla (Zan 37:28), i cili sipas pllakave të tregut nga ajo kohë është çmim korrekt, 1700 para K. Një llogaritje më e hershme mund të ketë qenë më e lirë, ndërsa një llogaritje e mëvonshme mund të kishte qenë edhe më e shtrenjtë.
6. Varri i Jozefit (Jozueu 24:32) është gjetur rastësisht në Shikem dhe sipas gjetjes atje është një mumje, dhe menjëherë pas mumjes qëndron një shpatë zyrtare egjiptiane! A është kjo një koincidencë e sheshit?
7. Gërmimet e Jerihos treguan se muret ranë nga pjesa e jashtme, sipas Jozueut 6:20, duke aftësuar sulmuesit për t’u hedhur mbi mure dhe për të hyrë në qytet. Tani sipas ligjeve fizike, muret e qytetit gjithmonë bien nga brenda! Një redaktor i mëvonshëm me siguri nuk do mund të bënte një gabim të dukshëm, derisa ai mund të ketë qenë një dëshmitar okular ashtu siç ishte Jozueu.
8. Marrja e Jeruzalemit nga Davidi shkruhet në 2Samuelit 5:6-8 dhe në 1Kronikave 11:6, flasin për Joabin, që përdor qypat e ujit të ndërtuar nga jebuzejt për t’i befasuar dhe për t’i mposhtur ata. Historianët kanë pretenduar se këto janë thjesht legjendare, deri sa gërmimet arkeologjike nga R. A. S Mecalister, J. G Duncan dhe Kathleen Kenyon mbi Ofel kanë gjetur këto qypa uji. Një tjetër kërkim arkelogjik i ri shumë ngazëllyes është ajo e cila është mbajtur prej egjiptiologut Britanik, David Rohl. Deri disa vite më parë ne vetëm kemi pasur evidenca arkeologjike patriarkale, davidiane dhe të periudhës së Dhiatës së Re, por pak duke mos thënë asgjeëpër periudhën moisiane. Me mund të presim akoma më tepër të dhëna mbi këtë periudhë gjatë ngjarjeve kataklizmatike të cilat ndodhën gjatë asaj kohe. David Rohl (në Provën e kohës) na ka dhënë në një arsye të mundshme pse është e thjeshtë. Duket sikur ne kemi qenë pa të dhëna rreth pothuajse 300 vjet! Me anë të riregjistrimit të listës së faraonit në Egjipt ai ka qenë i aftë të identifikojë qytetin e braktisur të skllevërve izraelitë (i quajtur Avaris), gropat e vdekjes nga plaga e dhjetë dhe varri origjinal i Jozefit dhe shtëpia. Mbetën shumë thënie për t’u zbuluar. Duke lëvizur në materialet e Dhiatës së Re ne varemi mbi arkeologjinë përsëri për të vërtetuar një numër të fakteve të cilat për kritikët konsiderohen të jenë të dyshimta në gabimet më të mëdha.
9. Referenca e Palit për Erastin si mbajtës i thesarit të Korintit (Romakët 16:23) u mendua të ishte i gabuar, por tani ka qenë e konfirmuar nga dyshemeja e gjetur më 1929 që mban emrin e tij.
10. Është për Lukën që skeptiket kanë rezervuar kriticizmin e tyre më të ashpër, sepse ai më tepër se ç’dokush tjetër shkrues i shekullit të parë foli rreth njerëzve të veçantë dhe vende të tilla. Tani të befason nganjëherë pluhuri që i kishte mbuluar shkrimet e gjeturat, dhe ishte Luka të cilit i besohen të njëjtit kritika kohore, dhe përsëri. Për shembull:
11. Përdorimi i fjalës Mari prej Lukës; për të kujtuar se Filipia ishte krahinë e Maqedonisë, ishte dyshuar derisa shkrimet u gjetën të cilat e përdorinin këtë fjalë për të përshkruar ndarjet e kësaj krahine.
12. Përmendja e Kuirinit nga Luka si guvernator i Sirisë gjatë lindjes së Jezusit tash është provuar saktësisht nga një shkrim në Antioki.
13. Përdorja e Politarkut nga Luka për të shënuar autoritetin civil të Selanikut (Veprat 17:6) ishte në pyetje, deri sa 19 shkrime u gjetën të cilat lejojnë të përdorim këtë titull, 5 prej te cilave janë në referim të Selanikut.
14. Përdorimi i pretorit nga Luka për të përshkruar zotëruesin filipian në vend të kujdestarëve, është provuar e saktë, ashtu si dhe romakët përdorën këtë term për gjuqtarët e kolonive të tyre.
15. Përdorimi i prokonsullit nga ana e Lukës si titull për Galionin në Veprat 18:12 ka kaluar me shumë kriticizëm nga historianët sekularë, si udhëtues i mëvonshëm dhe shkruesi Plini kurrë nuk i referohet Galios si një prokonsull. Vetëm ky fakt, thonë ata provon që shkruesi i Veprave shkroi citimin e tij më vonë pasi nuk ishte në dijeni të pozitës së vërtetë të Galios. Ka qenë përsëri nga shkrimet e Delfit, shënuar më 52. P.K. që u zbulua. Ky shkrim thotë, “Ndërsa Lusius Junius Gallio, miku im dhe prokonsulli i Akaisë…” Këtu më pas u bë një vërtetim mbi llogaritjet e Veprave 18:12. Tani Galio e mbajti këtë pozitë për një vit. Këtë autori i Veprave do ketë shkruar rreth 52 P.K., dhe jo më vonë ndryshe ai nuk do ta kishte njohur Galion si prokonsull. Befas ky gabim i supozuar nuk jep vetëm besueshmërinë ndaj historisë në lidhje me Veprat, por gjithashtu shënon shkrimet rreth 52 P.K., pra, shkruesi ka shkruar Veprat në shekullin e II, ashtu si shumë studiues sugjerojnë që ai mund të ketë rënë dakord me linjën se të dy mund të kenë qenë në kundërthënie nga shënimet e dëshmitareve okularë në përshkrimet e Delfisë.
Është për shkak të zbulimeve ashtu si ajo që F. F. Bruce thotë: ”Kur Luka është pritur përndonjë pasaktësi, ndërsa saktësia është kundërshtuar prej disa mbishkrimeve, mund të jetë legjitime për të thënë së arkeologjia ka konfirmuar regjistrimet e Dhiatës së Re”. Nën dritën e evidencave arkeologjike, libra të tillë si Luka dhe Veprat reflektojnë topografinë dhe kushtet e gjysmës tjetër të shekullit të parë P.K., dhe nuk reflekton kushtet e ndonjë date të mëvonshme. Kjo është për shkak të Lukës, si historian është mbajtur në një përgjëgjësi më të lartë se shkruesit e tjerë dhe për arsye të kësaj ka qenë një datë historike e cila ka vlerësuar shënimet e tij, ne mund të pushojmë të sigurtë se Dhiata e Re mund të mbahet në konsideratë të lartë si dokument historik i mbështetshëm.
Nuk kemi arsye t’i frikësohemi arkeologjisë. Në fakt është e vetmja shkencë e cila i ka bërë më tepër autentike shkrimet tona se kushdo tjetër. Kjo inkurajon arkeologët e botës për të gërmuar, se ndërsa ata gërmojnë ne e dimë se ata vijnë akoma më pranë asaj çfarë shkrimet tona shumë gjatë provojnë të jenë të vërteta dhe japin një arsye për të shpallur qetë të vërtetën se Bibla e ka të drejtën që të shpallë autoritetin e vërtetë si e vetmja Fjalë e Perëndisë, e verifikuar historikisht.
G. E. Wright thotë: ”Ne mbase kurrë nuk do të mundim të vërtetojmë që Abrahami ka ekzistuar ndonjë herë, por çfarë ne mund të provojmë është jeta dhe koha e tij, siç reflektohet në historitë rreth tij, zënë vend përsosshmërisht brenda mileniumit të dytë, por në mënyrë imperfekte brenda ndonjë periudhe rendëse”.
Zotëri Frederik Kenion përmend: ”Evidenca e arkeologjisë ka qenë për të rivendosur autoritetin e Dhiatës së Vjetër dhe për të argumentuar vlerën e saj me anë të konkludimit inteligjent me një njohuri më të plotë të themelit të saj dhe prapavijës”.
William F. Albright (një arkeolog i famshëm) thotë: “Përjashtimi skeptik i treguar ndaj Biblës nga studiues të rëndësishëm historik të shek XVIII dhe XIX, fraza të caktuara të cilat do të shfaqen në periudha të caktuara kanë qenë progresione diskredituese. Zbulim pas zbulimi ka stabilizuar saktësinë e detajeve të panumërta dhe ka sjellë dallimin e rritjes së vlerave të Biblës si burim i historisë. ”
Millar Burrows i Jelës, thotë: “mbi të gjitha puna arkeologjike pa diskutim ka forcuar konfidencën në përshtatjen e regjistrimeve të shkrimeve”. Jozeph Free konfirmon se gjatë shfletimit të librit të Zanafilles, gjatë secilit kapitull, 50, shkruan se çdo kapitull është zbuluar ose konfirmuara nga disa zbulime arkeologjike dhe se kjo do të ishte e vërtetë për shumicën e kapitujve të mbetur të Biblës.
Nelson Glueck (Një reformator hebre, studiues dhe arkeolog) me siguri na jep mbështetjen më të madhe për historinë e Biblës kur ai citon: ”Të mos shënosh një polemikë në zbulimet arkeologjike do të thotë të kesh kuptuar drejt qëndrimet biblike”.
Nga: “Bibla dhe Kurani në një krahasim historik”