Analiza e dorëshkrimit të Kuranit na paraqitet me probleme unike që nuk hasen në Bibël. Përderisa ne mund të gjejmë dorëshkrime të shumta të Biblës të shkruara 700-900 vjet më herët, në kohën kur letra e qëndrueshme ende nuk ishte përdorur. Dorëshkrimi i Kuranit gjatë shekullit që pretendon se është mbledhur, shekulli i shtatë, thjesht nuk ekziston. Deri në vitin 750 pas Krishtit (për 100 vite pas vdekjes së Muhamedit) ne nuk kemi dokument të vlefshëm të myslimanëve që mund të na japin një pasqyrë reale të kësaj periudhe të islamit (Wansbrough 1978:58-59 ). Në fakt burimet kryesore që i posedojmë janë prej 150-300 vite pas ngjarjeve që ata i përshkruajnë, prandaj se janë bukur larg prej atyre ngjarjeve (Nevo 1994:108; Wansbrough 1978: 19; Crone 1987:204 ). Për këtë arsye ata janë për të gjitha qëllimet praktike, burime dytësore, si dhe në mbështetje të materialeve të tjera, shumë prej të cilave nuk ekzistojnë. Ne thjesht nuk kemi ndonjë “shënim tjetër nga komuniteti islamik gjatë viteve të (theksuara) 150 e të tjerë, pra, në mes të arabëve të parë (fillimi i viteve të shekullit të VII) dhe të shfaqjes, me tregimet e sira – magazit të literaturës më të hershme islamike” (vitet e fundit të shekullit të VIII, Wansbrough 1978:119).
Na është dashur të gjejmë, në këto 150 vite përkatëse së paku mbetjet e shënimeve për zhvillimin e këtij religjioni të vjetër arab në drejtim të islamit (p. sh. traditat e myslimanëve); dhe ne nuk gjejmë asgjë (Nevo 1994:108; Crone 1980:5-8). Shënimet e dokumentuara në përdorim, para vitit 750 P. K. , ”gati e tërë përbërja më e mirë e shënimeve të dyshimta e të përpiluara” (Hupphreys 1991:80). Si pasojë ne nuk kemi ndonjë verifikim të besueshëm të asaj që traditat e mëvonshme të myslimanëve tregojnë të vërtetat për jetën e Muhamedit, ose edhe të vet Kuranit. (Schacht 1949:143-154). Në fakt, ne absolutisht nuk i kemi shënimet origjinale të Kuranit. (Schimmel 1984:4). Ne gjithashtu nuk kemi ndonjë dëshmi të saktë të kopjeve të cilat janë të këtij redaktimi dhe të dërguara në Mekë, Medinë, Basra dhe Damask (shikoi argumentet e Gilchristit në librin Jam’ al-Quran, 1989, fq. 140-154 si dhe të Lingsit dhe Safadit, Kurani 1976, fq. 11-17).
Edhe nëse këto kopje disi janë shkapërdedhur gjatë viteve (siç dëshmojnë disa myslimanë tani), ishte dashur gjithsesi të ekzistojnë disa fragmente të këtyre dokumenteve në të cilat do të ishte e mundur të bazohemi. Deri në fund të shekullit të shtatë islami është zgjeruar prej Spanjës deri në Indinë perëndimore dhe në lindje. Kurani (sipas traditave) ishte qendra e besimit të tyre. Natyrisht se me tërë këtë sferë të influencës të jashtzakonshme ishte dashur të ketë ca dokumente të Kuranit ose dorëshkrime që do të ekzistonin deri sot. Ende, nuk kemi asgjë prej asaj kohe.
Me numër jashtëzakonisht të madh të dorëshkrimeve të vlefshme për shkrimet krishtere, të mbledhura shumë kohë para lindjes së Muhamedit, del disi e pamundur se si islami nuk mund të gjejë një vërtetim të vetëm të dorëshkrimit të librit të tyre më të shenjtë për gjatë shekujve prej lindjes së tij.
Nga: “Bibla dhe Kurani në një krahasim historik”