Definicioni më i thjeshtë i apologjetikës është “mbrojtja”. Fjala “apologjetika” vjen nga Greqishtja “apologia” që është fjalë e përdorur për “mbrojtje”. Në Athinën e lashtë kjo fjalë i referohej një mbrojtjeje në dhomën e gjykatës. Një shembull i apologjetikës është mbrojtja e Sokratit kundër akuzave për predikimin e perëndive të çuditshëm. Kjo mbrojtje (apologia) ishte përsëritur në dialogun e quajtur “Apologjia” e shkruar nga Platoni.
Në Dhjatën e Re fjala apologjia shfaqet 17 herë. Në secilen prej këtyre rasteve fjala mund të përkthehet “mbrojtje” apo “justifikim”. Idea për dhënien e një mbrojtje të besimit të Krishterë është e qartë tek Filipianëve 1:7 “Dhe është e drejtë që unë të ndiej këto për ju të gjithë, sepse ju kam në zemër, sepse ju si në vargonjtë e mi ashtu edhe në mbrojtjen dhe në vërtetimin e ungjillit jeni të gjithë pjesëtarë me mua të hirit”. Poashtu dhe tek 1 Pjetrit 3:15 “madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje”.
Është bërë zakon të përdorim termin apologji që t’i referohemi përpjekjeve specifike në mbrojtje të besimit të Krishterë. Një apologji mund të jetë një dokument i shkruar, një libër, artikull, fjalim, video apo edhe një film. Apologjetikët zhvillojnë mbrojtjet e besimit të Krishterë në lidhje me çështjet shkencore, historike, filozofike, etike, religjioze, teologjike dhe kulturore.
Apologjetika mund të kategorizohet në 4 kategori:
- Justifikim apo provë: kjo përfshinë mbledhjen e dëshmive filozofike, shkencore apo histori për besimin e Krishterë.
- Mbrojtje: mbrojtja e Krishterimit kundër sulmeve, keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve; gjithashtu dhe përgjigja ndaj kundërshtimeve, kritikave ose pyetjeve nga jo të Krishterët.
- Argumentimi: argumente kunder besimeve të tjera për t’i vertetuar religjionet apo filozofitë e tjera që janë jo të vërteta.
- Përpjekje për bindje: apologjetika nuk është vetëm për të provuar që Krishterimi është i vërtetë, por për t’i shtyrë njerëzitë të zbatojnë të vërtetën tek jetët e tyre dhe të ndjekin Krishtin. Qëllimi i apologjetikës është të bëjë njerëzit të besojnë në Jezus Krishtin për shpëtimin e tyre, të besojnë Ungjillin.
Burimi: The Apologetics Study Bible