Bibla nuk përmend specifikisht fjalën abort, mirëpo ka disa gjëra domethënëse për të përmendur rreth fëmijëve të palindur. Këto deklarata Biblike tregojnë që të palindurit janë persona të vërtetë. Prandaj, aborti është gabim, është njëllojë sikurse të vrasësh një qenie njerëzore. Forma të thjeshtuara të këtij argumenti janë këto në vazhdim:
Premisë #1: Është gabim të vrasësh një person.
Premisë #2: I palinduri është person.
Përfundimi: Prandaj, është gabim të vrasësh të palindurin.
Premisë#1: Është gabim të vrasësh një person.
Janë disa kundërshtime tek nocioni që është gabim të vrasësh një person. Vrasja është marrja e jetës së dikujt në mënyrë të paligjshëme ndërsa mbytja është marrja e jetës në mënyrë të ligjshme. Ja disa shembuj nga vargjet Biblike që dënojnë vrasjen, shikoni: Zanafilla 9:6; Mateu 15:19; 19:18; Marku 10:19; Luka 18:20; Gjoni 8:44; Veprave 3:14; dhe Romakëve 1:28-29; 13:9.
Premisë #2: I palinduri është person.
Është kjo premisë që është protestuar në shumë kultura sot. Gjithsesi, Bibla shumë qartë mëson që i palinduri është person në bazë të këtyre arsyjeve:
Posedimi i Atributeve Personale
Së pari, i palinduri posedon atribute personale siç janë mëkati dhe gëzimi. Tek Psalmi 51:5, Davidi thotë: “Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat”. Tek Luka 1:44 “Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga gëzimi kërceu në barkun tim”.
Përshkrimi me Përemra Personal
Së dyti, Bibla poashtu përdorë përemra personal për t’i përshkruar fëmijët e palindur. Jeremia 1:5, thotë “Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve”. Mateu 1:20 – 21 thotë, “Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjëll i Zotit dhe i tha: “Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç`është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë. Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t`i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre”.
Jezusi: Një foshnje në ngjizje e sipër
Së treti, në lidhje me ngjizjen e Jezusit, Mateu 1:20 thotë, “Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: “Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç`është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë”. Vetë fakti që engjëlli i thotë Josefit që “ Fëmija që është në ngjizje” është “ i Frymës së Shenjtë” tregon që Jezusi në ngjizje ishte person në ato momente.
I quajtur fëmijë
Së katërti, të palindurit quhen fëmijë. Luka 1:41 thotë “Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë”.
Dënimi i njëjtë do të jipet për vrasjen e foshnjeve siç bëhet për vrasjen e të rriturve
Së pesti dhe ndoshta argumenti më i fuqishëm kundër abortit që mund ta nxjerrim prej Biblës është fakti që dënimi është i njëjtë për dikë që vret apo lëndon një fëmijë të palindur sikurse dikush që vret apo lëndon një të rritur. Eksodi 21:22-23 thotë, “Në rast se disa grinden dhe rrahin një grua me barrë aq sa ajo të dështojë, por nuk pëson dëme të tjera, rrahësi do të gjobitet aq sa t`i kërkojë bashkëshorti i gruas; ai do të paguajë zhdëmtimin sipas përcaktimit të gjykatësve; por po të jetë se rrjedh ndonjë dëm, do të japësh jetë për jetë,”. Kjo gjë tregon fuqishëm që Ligji i Moisiut shikonte të palindurin sikurse një person, meritor në mbrojtje dhe të drejta sikur një i rritur.
I thirrur nga Perëndia para lindjes
Së gjashti, të palindurit janë të thirrur poashtu nga Zoti para se të lindin. Duke i dhënë jehon thirrjes profetike të Jeremias, këtë e shohim tek Jeremia 1:5 ‘‘Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve.’’ Ndërsa tek Isaia 49:1 thotë, “Ishuj, dëgjomëni, dhe kushtojini kujdes, o popuj të largët. Zoti më ka thirrur që kur isha në bark të nënës, ka përmendur emrin tim që kur isha në të përbrëndëshmet e nënës sime”.
Zoti njeh çdo qenie personalisht si një të palindur ashtu edhe të rriturit.
Së shtati, të palindurit janë të njohur personalisht nga Zoti, në të njejtën mënyrë Ai njeh çdo person tjetër. Përshkrimi i Davidit, tek Psalmi 139:15-16 thotë, “Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës. Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende”. Përshkrimi i profetit Jeremia tek Jeremia1:5 thotë, “Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur; para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve”.
Përfundimi
Bibla pa dyshim mëson që të palindurit janë persona sepse i palinduri posedon atribute personale dhe është i përshkruar me përemra personal, Jezusi qe thirrur fëmijë qysh në ngjizjen e Tij. Të palindurit janë të thirrur fëmijë, janë të mbrojtur sepse i njëjti dënim që jipet për vrasjen e një të rrituri jepet edhe për vrasjen e një fëmije ende të palindur. Fëmijët janë të thirrur nga Zoti para lindjes, dhe janë të njohur personalisht nga Zoti sikurse çdo person tjetër. Meqenëse aborti është vrasja e një personi, aborti është moralisht gabim (Zanafilla 9:6; Romakëve 1:28-29).