Termi bashkimi hipostatik është në fakt i lehtë për tu kuptuar, por koncepti prapa termit ka thellësi teologjike.
Fjala ‘‘hipostatikë’’ vjen nga fjala Greke ‘‘hupostasis’’. Kjo fjalë shfaqet vetëm katër herë në Dhiatën e Re, më e njohura tek Hebrenjve 1:3 , ku Jezusi thuhet të ishte “Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta”. Këtu autori i Hebrenjëve përdorë fjalën duke iu referuar unitetit të Zotit. Që të dy sikur Ati dhe i Biri janë të së njëjtës “natyrë”. Jezusi është imitimi ekzakt i “natyrës” së Zotit. Më vonë fjala hupostasis është përdorur më shpesh për të folur rreth Trinitetit (Zoti ka një esencë, por tre persona). Pastaj eventualisht fjala mori kuptimin, person apo personal.
Bashkimi hipostatik është bashkimi personal i Jezusit në dy natyra. Jezusi ka dy natyra komplete- njëra plotësishtë njeri dhe tjetra plotësishtë hyjnor. Ajo çfarë doktrina e bashkimit hipostatik mëson është që këto dy natyra janë të bashkuara në një person në Zot-njeri. Jezusi nuk është dy persona. Ai është një person. Bashkimi hipostatik ëshë bashkimi hyjnor dhe njerëzor në një person Jezusin.
Jezusi Zot:
Ai është adhuruar (Mateu 2:2-11; 14:33).
Tek Ai janë lutur (Veprave 7:59).
Ai është i pamëkat (1 Pjetrit 2:22; Hebrenjve 4:14)
Ai di çdo gjë (Gjoni 21:17)
Ai jep jetën e përjetshme (Gjoni 10:28)
E gjithë plotësia e hyjnisë është në Të (Kolosianëve 2:9)
Jezusi Njeri:
Ai adhuroi Atin (Gjoni 17).
Ai iu lut Atitë (Gjoni 17).
Ai ishte tunduar (Mateu 4:1).
Ai u rrit me mençuri (Luka 2:52).
Ai vdiq (Romakëve 5:8).
Ai ka një trup prej mishi dhe kockave (Luka 24:39).