Analiza e Mospërputhjeve

Kur i shikojmë mospërputhjet të cilat myslimanët i cekin ne kuptojmë që shumë nga këto gabime nuk janë fare gabime por janë ose keqkuptime të kontekstit ose asgjë më shumë se gabime të kopjuesit. E para është shumë më lehtë për t’u sqaruar, gjersa e dyta ka nevojë për më tepër vëmendje. Është mjaft e qartë që librat e Dhiatës së Vjetër janë shkruar midis shekullit XVII dhe V para Krishtit dhe në pergamenat e vetme që ishin në dispozicion në atë kohë, copa të papirusit, që shumë shpejt kalbeshin, kështu që kishin nevojë të kopjoheshin vazhdimisht. Ne e dimë që një pjesë e madhe e Dhiatës së Vjetër është kopjuar me dorë për 3000 vjet me radhë, gjersa Dhiata e Re është kopjuar për 1400 vjet të tjera, në komunitetet e izoluara në vendet e ndryshme dhe në kontinente të ndryshme, por ato qëndruan të pandryshuara në themel.

Sot shumë nga dorëshkrimet e vjetra janë gjetur që mund të vërtetojnë dorëshkrimet më të hershme. Në fakt ne kemi një koleksion shumë të madh të dorëshkrimeve që janë në dispozicion dhe tek të cilat ne mund të shkojmë për të konfirmuar besueshmërinë e dokumenteve të tanishme. Sa i përket Dhiatës së Re (MSS) ne kemi në posedimin tonë 5,300 dorëshkrime dhe fragmente greke, 10,000 dorëshkrime të përkthimeve latine dhe së paku 9,300 përkthime të tjera të hershme. Tërësisht kemi 24,000 kopje të dorëshkrimeve apo pjesë të Dhiatës së Re të cilat mund t’i përdorim! Është e qartë që kjo na jep shumë më tepër material me të cilin ne mund të përshkruajmë vargjet e ndryshme që mund të ekzistojnë. Aty ku leximi mund të jetë tjetër, është bërë identifikimi dhe heqja e tyre dhe pastaj janë vendosur si shënim në fund të faqes në faqet përkatëse të teksteve. Në asnjë mënyrë kjo gjë nuk nënkupton ndonjë të metë me Biblën tonë (siç e gjejmë në autografet origjinale)

Megjithatë, të krishterët e pranojnë me gatishmëri se ka pasur ‘gabime shkrimore’ në kopjet e Dhiatës së Vjetër dhe të Re. Shmangia e secilës dhe çdo rrëshqitjeje të penës gjatë kopjimit faqe për faqe, të secilit libër, qoftë ai i shenjtë ose jo, është përtej aftësive të cilido. Por ne mund të jemi të sigurt që dorëshkrimi origjinal (i njohur më mirë si autografi) i secilit libër të Biblës, i frymëzuar drejtëpërdrejtë nga Perëndia, ka qenë i lirë nga çdo gabim. Mirëpo këto origjinale nuk ekzistojnë më, për shkak të datës së hershme të zanafillës së tyre.

Individët që ishin përgjegjës për kopjimin e tyre (skribët ose kopjuesit) ishin të prirur për të bërë dy lloje të gabimeve shkrimore, që janë shumë mirë të dokumentuara dhe të ditura nga ekspertët në fushën e analizës së dorëshkrimeve. Njëri ka të bëj me shqiptimin e emrave të duhur (veçanërisht emrat e huaj dhe të panjohur), dhe tjetri ka të bëjë me numrat. Fakti që kryesisht vetëm këto lloje të gabimeve janë evidente i jep besueshmëri argumentit për gabimet e kopjuesit. Nëse me të vërtetë origjinalet do të ishin në mospërputhje, ne do të shikonim dëshmi për këtë gjë brenda përmbajtjes së vet historive. (Archer 1982:221-222)

Megjithatë, çfarë është e rëndësishme të përmendet është që asnjë variacion i testuar mirë në kopjet e dorëshkrimeve që kanë ardhur tek ne nuk ndryshon ndonjë doktrinë të Biblës. Deri në këtë masë, së paku, Shpirti i shenjtë ka ushtruar një ndikim kufizues në mbikqyerjen e transmetimit të tekstit. Pasi që Perëndia askund nuk ka premtuar një transmetim të pagabueshëm të Shkrimeve, është e nevojshme që të konfirmojmë se vetëm tekstet autografike të dokumenteve origjinale kanë qenë të frymëzuara. Për këtë arsye është e nevojshme që ne të mbajmë një kriticizëm të vazhdueshëm tekstual si një mënyrë e zbulimit të ndonjë gabimi që ka patur mundësi të hyjë në tekst gjatë rrjedhës së transmetimit të tij. Por vendimi i kësaj shkence është që teksti hebraik dhe grek duket të jetë i ruajtur shumë mirë, saqë ne jemi të justifikuar bujarisht në pohimin tonë, së bashku me Pohimin e Vestministërit një providencë e veçantë e Perëndisë në këtë çështje dhe në deklarimin që autoriteti i Shkrimeve nuk është i rrezikuar nga fakti që kopjet që i kemi sot nuk janë plotësisht pa gabime. Ngjashëm me këtë, asnjë përkthim nuk është dhe as që mund të jetë i përsosur, dhe të gjitha përkthimet janë një hap shtesë larg autografit. Por vendimi i shkencës gjuhësore është që të krishterët anglishtfolës, së paku, janë tepër mirë të shërbyer në këto ditë me një mori të përkthimeve të shkëlqyera dhe nuk kanë asnjë shkak për të hezituar në konkludimin se Fjala e Vërtetë e Perëndisë është afër tyre. Në të vërtetë, pasi që në Shkrime çështjet kryesore për të cilat flitet në të përsëriten shpesh herë si dhe dëshmia konstante e Shpirtit të shenjtë përmes Fjalës dhe në të, asnjë përkthim serioz i Shkrimeve të Shenjta s’do të mund të shkatërronte kuptimin e saj sa që ta bëjë të paaftë për ta bërë lexuesin e saj “të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus” (2 Tim.3: 15). Duke pasur këtë gjë në mendje le të shikojmë tani në shembujt e dhëna nga Shabir Alija në pamfletin e tij që të verifikojmë nëse shkrimet mund t’i qëndrojnë testit të autoritetit të përqafuar më lartë ose jo?

Ndërsa i përgjigjeshim sfidave të mëposhtme ka qenë e qartë për ne të katërt që Shabiri ka bërë një numër gabimesh në arsyetimin e tij të cilat mund të korrigjoheshin lehtë po të shikonte kontekstin. Kjo gjë mund të na ofroj një ide se pse myslimanët në përgjithësi janë të dhënë së tepërmi në kërkimin pas, si dhe me sa duket në gjetjen e “mospërputhjeve” në Bibël – shumë prej të cilave shpjegohen lehtë duke ju drejtuar kontekstit. Kur ne shikojmë Kuranin ne goditemi me situatën e kundërt, pasi që Kurani ka shumë pak kontekst që të mund t’i referohemi. Ka pak tregim, dhe fragmentet futen brenda fragmenteve të tjera me tema të cilat nuk kanë lidhje. Një temë e ngjashme merret dhe përsëritet në suren tjetër, por me variacione dhe nganjëherë me materiale kontradiktore (p.sh. tregimet e ndryshme për Abrahamin dhe idhujt e gjetur tek surja 21:51-59 dhe 6: 74-83; 19:41-49). Është me vend, pra, që myslimanët neglizhojnë të shikojnë në librin e shenjtë të tyre për fragmentet e tjera për të nxjerrë një kontekst. Nuk është për t’u çuditur që ata refuzojnë ta bëjnë këtë gjë edhe me Biblën. Në faqen e dytë të librit të tij “101 mospërputhje të qarta në Bibël”, Shabir Alija shkruan “Autorizim i lejuar! Ju lutemi kopjojeni këtë broshurë dhe shpërndajeni të vërtetën”.

Ne, autorët e këtij shkrimi, kemi kënaqësinë për ta përmbushur këtë kërkesë të z. Alijës. Edhe pse ne nuk i kemi kopjuar direkt të gjitha fjalët e tij, ne kemi kopjuar mospërputhjet e supozuara në këtë broshurë dhe ju kemi përgjigjur atyre. Prandaj, përmes këtyre kundërshtimeve ne jemi duke bërë atë çfarë Shabiri ka kërkuar, pra shpërndarjen e së vërtetës! Duke treguar themelin e patundur të Biblës, që është e vërteta. Ju lutemi t’i peshoni fjalët e z. Alijës me këto kundërshtime që gjenden këtu.

Ju do të vini re se një numër i pyetjeve përmbajnë më shumë se një përgjigje. Kjo është bërë për të treguar që ka mënyra të ndryshme për të kuptuar një problem në dukje, ose gjoja një problem të tekstit Biblik.

Nga: “Mospërputhjet në Bibël”, Shtëpia Botuese Tenda

Bookmark the permalink.