Allahu – Perëndia i islamit

Në çastin kur një mysliman lind dhe kur përsëri në shtratin e tij të vdekjes shtrihet, shtatë fjalë arabe i përsëriten në vesh: La ilaha illa Allah, Muhammad Rasul Allah!; e që do të thotë: nuk ka Zot përveç Allahut; Muhamedi (është) profet i Allahut. Kjo kredo që është pika kryesore e riligjionit islam futet në mendje të një myslimani që nga djepi e gjer në varr. Ajo përsëritet pesë herë në ditë me thirrjen për t`u falur. Myslimanët po ashtu inkurajohen të përsërisin emrin e Allahut sa më shumë që të munden gjatë ditës.

1. Allahu e grabit islamin

Fjala “Allah” e grabit islamin. Secili fis arab kishte perënditë dhe perëndeshat, idhujt e vet, por një numër fisesh po ashtu njihte perëndi të panjohur që e quanin al-ilah, që fjalë për fjalë do të thotë “Zoti”. Ai mendohej të jetë hyjni e padukshme dhe supreme; megjithatë ata nuk kishin koncept të përbashkët se kush ishte ai. Me kohë Allahu u bë “përgjithësimi i perëndisë fisnore”, që shpesh quhej al-ilah (zoti). Kur një fis takohej me fisin tjetër, e që kishin të njëjtin perëndi, e quanin al-ilah, dhe ata mendonin se e kishin fjalën për të njëjtën qenie – kështu u formua ideja e përbashkët për Allahun në mesin e arabëve (Nazir Ali fq. 26)

Allahu dhe një numër i madh nga të 99 emrat e tij përdoren zakonisht për të pagëzuar meshkujt arabë sot. Kjo traditë praktikohej në Arabi madje edhe para islamit. Edhe vetë babai i Muhamedit e kishte emrin Abd-Allah (rob i Allahut). Fakti se këta emra përdoreshin zakonisht në mesin e adhuruesve idhujtarë arabë cilëson të vërtetën se Allahu nuk ishte Zot i Biblës. Ai ishte në të vërtetë, hyjni pagane që e njihnin vetëm arabët e Gadishullit. Poezia arabe e periudhës së Xhahilisë (injoranca ) para islamit e tregon këtë qartë.

Qabja njihej si beit allah ose “shtëpia e allahut”. Edhe pse strehonte 360 perëndi idhuj, Qabja ishte në fund të fundit shtëpia e Allahut, perëndia supreme pagane. Si zot i Qabesë ai nuk paraqitej me ndonjë statujë reale siç paraqiteshin të 360 idhujt e tjerë. A do të jetonte Jahve, pra zoti i Biblës, në një shtëpi me 360 perëndi dhe perëndesha?

2. Profetët arabë

Muhamedi s`ishte i pari që provoi të përkrah adhurimin monoteist të Allahut. Para tij kishte të tjerë arabë me mesazhe të ngjashme. Një njeri i quajtur Hud nga fisi A`d në Jemenin jugor predikoi për disa vite, por kishte shumë pak bashkëmendimtarë. Salihi nga fisi Thamud, afër Gjirit Aqaba, predikonte kundër politeizmit. Njerëzit e tij e hodhën poshtë porosinë e tij dhe vendosën të mbajnë idhujt e tyre. Shua `ub nga fisi hijaz ishte vetëm njëri nga disa që filloi të provojë për t’i ftuar arabët të besojnë në Allahun dhe që t’i rrënojnë të gjitha perënditë e tyre të tjera. Një grup i vacantë i quajtur Hanifët provoi të përkra epërsinë e Allahut mbi perënditë jera. Arabët hodhën poshtë mesazhin e profetëve të tillë dhe të Hanifëve, duke preferuar perënditë e tyre të dukshme.

3. Muhamedi – profeti i fundit arab

Është me rëndësi jetike për studentin e islamit që të kuptojë se Muhamedi vazhdoi trashëgiminë e paraardhësve të tij që nuk ishin të vetëdijshëm për judaizmin dhe nuk kërkonin të bashkoheshin me asnjërin. Këta profetë arabë përkrahnin një çështje krejtësisht arabe dhe një hyjni arabe.

Muhamedi ishte i fundit në një sërë profetësh që kishin një qëllim të përbashkët, t`i bashkojnë arabët nën një hyjni supreme. Në të vërtetë, një shikim më i përafërt në përvojën e tij dhe në mënyrën e tij të udhëheqjes i japin vend të fortë brenda traditës arabe. Apeli i tij për besimin në Allah si hyjni e vetme në themel është mesazh i njëjtë që edhe paraardhësit e tij arabë patën predikuar.

Megjithatë, Muhamedi kishte gjasa t’ia dalë me misionin e vet pasi që kishte fituar pasuri duke u martuar me Khadijan, si dhe për shkak të pozitës së spikatur që mbante fisi i tij kurejshi ndaj fiseve tjera arabe dhe influencës së hebrenjëve dhe të krishterëve që kontribuan në zhvillimin e tij dogmatik. Pastaj, arabët ishin të magjepsur nga poezia se cilës i mveshnin forcë djallëzore. Pasiqë stili i arabishtes së Kuranit ishte poetike dhe atraktive, arabët mendonin se Muhamedi ishte i sofistikuar, i shquar dhe i fuqishëm.

4. A është Allahu Zoti i Abrahamit?

Tradita myslimane e përcjell Allahun në besimin monoteist të Abrahamit. Myslimanët pandehin se Ishmaeli dhe nëna e tij Hagara (Haxherja), u vendosën në Mekë ku i vizitonte shpesh Abrahami. Abrahami besohej t`u kishte njohur fiseve arabe besimin në një Zot. Mirëpo nuk ka asnjë të dhënë që do të argumentonte pohimin se Abrahami ka shkelur ndonjë herë në Arabi. Në të vërtetë, Bibla thekson në Zanafilla 21:8-21 se Hagara dhe Ishmaeli bredhnin nëpër shkretëtirën Bersheba. Pa pasur që të hanë dhe që të pinë ata do të kenë përshkruar distancë të shkurtër. Hagara dhe Ishmaeli u vendosën në shkretëtirën e Paranit, që gjendet në rajonin qendror dhe verior të shkretëtirës së Sinait, 1000 mila larg Mekës. Ishmaeli i cili u martua me një egjiptase, me prejardhje të tillë ishte edhe nëna e tij, mbeti në rajon me 12 fëmijët e vet, të cilët që të gjithë u vendosën në Sinai, pranë kufirit të Egjiptit, sipas Zanafillës 25:18. Prandaj, pohimet se Abrahami e paska ndërtuar Qabenë, dhe se Zoti e bëri për Hagarin dhe Ishmaelin zemzemin në Mekë janë plotësisht të paargumentueshme. Po ashtu nuk ka të dhëna që monoteizmi ndër arabët t’i ketë rrënjët në Abrahamin. Ritet fetare në Arabinë paraislamike ishin të kufizuara në perënditë e shkretëtirës që ishin gurë meteorësh pa jetë dhe pa ndjenja. Ato perëndi s`mund të dëgjonin e as të flisnin. Edhe pse ato pranoheshin si hyjni supreme, Allahu ishte njëlloj perëndie misterioze; i padukshëm, i largët dhe i panjohur.
Fiset e veçanta në Arabi dinin pak për allahun, dhe atë që ata i mveshnin atij rrjedhte nga koncepti i tyre pagan për hyjnitë. Allahu ishte tejet i papërcaktuar dhe jolëndor. Ai më mirë përshkruhej se çfarë nuk ishte se sa çfarë ishte. Kjo e bëri më të frikshëm dhe më misterioz, prandaj edhe më pak tërheqës.

5. A është Allahu Jahve?

Muhamedi do ta ketë konsideruar intigrues faktin që si hebrenjtë ashtu dhe të krishterët e merrnin Abrahamin si gjyshin e besimtarëve të tyre. Ai shihte në këtë emërues të përbashkët një faktor që do të mund të bashkonte tërë banorët e Arabisë përkundër sfondit të tyre të ndryshëm fetar. Ai pretendonte prejardhjen nga Abrahami përmes Ishmaelit. Ai zgjodhi emrin arab “Allahun” pasi që shqyrtoi emrat tjerë si Ar Rahman (Sure 2:163) dhe i mveshi atij karakteristikat pagane, hebreje dhe krishtere. Ai shpresonte se kjo do të ishte “pasaportë” në moblizimin e përkrahjes për religjionin e tij të posa formuar. Megjithatë është vendimtare të kuptohet se çfarëdo që importoi Muhamedi nga judaizmi dhe krishterimi në islamizëm ishte më origjinale dhe se në thelb koncepti i tij mbi Zotin mbeti pagan. Ne gjejmë pak të dhëna për atë se pikëpamja judeo-krishtere për Zotin ka patur ndikim të madh në pikëpamjen e përgjithshme të Muhamedit dhe të bashkëmendimtarëve të tij myslimanë mbi botën. Kjo shihet në shkrimet e teologëve myslimanë gjatë shekujve.

Duke pasur këtë parasysh, mund të konkludojnë se Allahu i islamit, edhe pse ka karakteristika të ngjashme me Zotin e Biblës, ai ishte një Perëndi pagane i përdorur si mjet politik për të bashkuar arabët nën udhëheqjen ambicioze të Muhamedit. Po të shikojmë më për së afërmi pikëpamjen islamike mbi botën do të shohim se karakteristikat pagane të Allahut dominojnë mendjen e myslimanit. Çfarëdo ngjashmërie në mes të Allahut islam dhe Zotit judeo-krishter është margjinale. Për shembull në thelb të gjithë doktrinës islame është besimi se Allahu është impersonal, dhe të gjitha atributet tjera të tij rrjedhin prej kësaj bindjeje. Këtu qëndron përçarja e madhe në pikëpamjet e myslimanëve dhe të krishterëve mbi botën.

Nga: “Perënditë paraislame të arabëve” – Dr. Georges Houssney

Bookmark the permalink.