Po, ka gjëra që janë absolute. Mirëpo ka edhe gjëra që janë relative, por nëse gjithçka është relative, atëherë gjithçka do të ishte e vërtetë që gjithçka është relative dhe kjo do të ishte vetë shkatërruese. Prandaj të thënurit që gjithçka është relative s’mund të jetë e vërtetë. Gjithashtu njëlloj nëse gjithçka do të ishte absolutisht e vërtetë, atëherë ne nuk do të kishim gjërat sikurse preferencat personale apo gjërat që ndryshojnë. E vërteta relative mund të ndryshojë dhe varet prej çdo personi. Pra preferencat personale janë relative dhe s’mund të jenë absolute (të njëllojta)
Çdo gjë absolute është gjithmonë e vërtetë. Çdo gjë që është relative nuk është domosdoshmërishtë e vërtetë. Për shembull, gjithmonë është e vërtetë që numri shtatë është më i madh se numri pesë. Gjithmonë është e vërtetë që diçka nuk mund të sjell veten në ekzistencë.
Në anën tjetër, një person mund të besoj që ngjyra e kaltër është më e mirë se ngjyra e gjelbër, dhe tjetri person mund të mos pajtohet me të. Në këtë rast, çfarë është e vërtetë për njërin person nuk është për tjetrin. Prandaj, mund të ketë të vërteta që janë relative dhe ato mund të ndryshojnë. Personi i cili beson që ngjyra e kaltër është më e mirë se ngjyra e gjelbër mund të ndryshoj mendjen më vonë.
Fatkeqësisht, shumë e shumë njerëz nuk janë në gjendje të dallojnë ndërmes të vërtetës absolute dhe të vërtetës relative, dhe ata vendosin ndjenjat dhe preferencat e tyre mbi gjërat absolute që ata të jenë më të pëlqyeshëm. Një shembull tipik është kur dikush do të thoshte “është e vërtetë që për ty Jezusi është e vetmja mënyrë për tek Zoti, mirpo për një Musliman, Muhammedi do të ishte e vetmja mënyrë”. Deklarata të tilla injorojnë mundësinë logjike e të pasurit “një mënyrë” për tek Zoti.
Pra, ka gjëra absolute,ka edhe gjëra që janë relative.