Përgjigjja e drejtë kësaj pyetje është, “Jo. Nuk janë të Krishterë.” Sikur gjithë kultet jo të Krishtera, edhe organizata e Dëshmitarëve te Jehovait shtrembëron doktrinën e Krishterë. Ajo e mohon hyjninë e Krishtit, ringjalljen e Tij fizike, dhe shpëtimin nga hiri. Këto gjëra e bëjnë jo të Krishtere. Për veq kësaj, për të mbështetur doktrinën e rrejshme, organizata Watchtower (që është autori dhe edukatori i gjithë teologjisë zyrtare të Dëshmitarëve të Jehovait) ka ndryshuar Biblën që ta bëjë të pranueshme me ndryshimet dhe mësimet jo të Krishtera.
Diçka tipike e kulteve që përdorin Biblën për mbështetjen e pozicionit të tyre janë gabimet interpretuese:
- Marrja e vargjeve jashtë kontekstit të tyre.
- Refuzimi i leximit të vargjeve në kontekstin e plotë Biblik.
- Vendosja e supozimeve teologjike të tyre brenda teksteve.
- Ndryshimi i tekstit Biblik që t’i përshtatet nevojave të tyre.
- Kapja pas një vargu që të interpretojë shumë të tjera.
- Ndryshimin e kuptimit të fjalëve.
- Shpallja se disa pasazhe janë figurative, edhe pse ato bien ndesh me doktrinat e tyre.
- Gjëra të shtuara në Fjalën e Perëndisë.
Përveç kësaj, organizata e Dëshmitarëve të Jehovait kërkon prej antarëve të saj pjesëmarrjen e rregulltë javore tek takimet e “Studimit të Biblës” ku ata vazhdimisht indoktrinohen me mësime anti të Krishtera. Kjo bëhet përmes leximit të revistës Watchtower, duke përcjellur atë çfarë ajo thotë, duke lexuar pyetjet që thotë, dhe duke recituar përgjigjet e saja. Me fjalë të tjera, organizata Watchtower me kujdes trajnon anëtarët e saj që vetë ajo të bëjë të menduarit për ta. Për konfirmimin e kësaj, lexoni “Does the Watchtower organization control the JW’s thinking?”
Dëshmitarëve u thuhet që do të persekutohen kur të shkojnë derë me derë për të ndarë mësimet e tyre. Atyre pastaj u thuhet që kjo është thjeshtë armiku që lufton organizatën e Zotit, sepse ata janë në të “vërtetën”. Prandaj, kur dikush nuk pajtohet me ata, ata janë të kushtëzuar të reflektojnë atë që Watchtower u ka thënë atyre. Ata pastaj ndihen të konfirmuar si organizata e vërtetë e Zotit në Tokë (sikur të gjitha pretendimet e kulteve të tjera). Ata fuqishëm inkurajohen që të kenë vetëm miq që janë Dëshmitarë të Jehovait, dhe në këtë mënyrë mbajnë distancën me botën e jashtme në minimum. Atyre u thuhet që të shmangin ata që largohen nga grupi i tyre, sepse në këtë mënyrë nuk kanë mundësi të shohin pse ata janë larguar dhe nuk ka ndonjë mënyrë që tu tregohet që janë gabim prej të tjerëve që kanë gjetur të vërtetën në Krishtin. Ata janë të kushtëzuar të largohen nga çdo person me dije biblike. Një shembull i kësaj është gjetur së fundi në internet. Njëherë mua më kishin larguar nga një forum online i Dëshmitarëve të Jehovait, pasi që unë jo vetëm që u isha përgjigjur vërejtjeve të tyre rreth Trinitetit dhe hyjnisë së Krishtit por edhe që i kisha sfiduar ata të ktheheshin tek rruga e vërtetë. Më pas, emri im u përcjell tek të gjitha grupet e tjera online të Dëshimtarëve të Jehovait, dhe mua më larguan nga të gjitha këto grupe. Këto gjëra janë disa ndodhi shumë të shpeshta në internet ku Dëshmitarët e Jehovait janë shumë mirë të organizuar dhe aktiv. Është e qartë që ekzaminimi në mënyrë kritike ndaj doktrinave të tyre nuk inkurajohet nga organizata Watchtower.
Dëshmitarët e Jehovait e konsiderojnë veten që të janë të Krishterë sepse ata besojnë që ata i shërbejnë Zotit të gjallë e të vërtetë. Sikur shumë kulte, ata mendojnë që janë kisha e vetme në tokë. Akoma, ata mohojnë Trinitetin, hyjnin e Krishtit, personalitetin e Shpirtit të Shenjtë, ringjalljen fizike të Krishtit, dhe shpëtimin nga hiri përmes besimit.
Dëshmitarët e Jehovait nuk inkurajohen që të lexojnë histori të Dëshmitarëve të Jehovait apo literaturë të vjetër të Watchtower, sepse ajo është e mbushur me kontradikta, doktrina të ndryshuara dhe profeci false. Njerëzit që janë pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait janë të indoktrinuar vazhdimisht kundër doktrinave të Krishtera (Trinitetit, hyjnisë së Krishtit, etj) duke i bindur ndjekësit që ata janë të vetmit që i shërbejnë Zotit dhe që të gjithë të tjerët ose janë vetëm një pjesë e thjeshtë e botës së Krishtere ose janë thjeshtë jobesimtar.
Kryesisht, organizata e Dëshmitarëve të Jehovait është një organizatë që kontrollon mendjen dhe përdorë njerëzitë e saj të shpërndajnë literaturë dhe të dërgojnë “donacione” drejtë zyreve qendrore në Brooklyn, New York.
Organizata Watchtower e Dëshmitarëve të Jehovait është një organizatë jo e Krishtere që përdorë njerëzit që të përhapin doktrina false, mbledh “kontribute” për shpërndarjen e madhe të literaturës, dhe zgjerimin e kontrollit brenda jetës së anëtarëve dhe familjarëve të tyre.
Dëshmitarët e Jehovait janë një kult jo i krishterë.