A është me të vërtetë Mormonizmi i Krishterë?

‘‘A është Mormonizmi me të vërtetë i Krishterë?’’ Përgjigja e thjeshtë është. JO. Mormonizmi nuk është besim i Krishterë.

Arsyeja pse Mormonizmi nuk është i Krishterë është sepse i mohon disa prej doktrinave më kryesore të Krishterimit të vërtetë. Këtu është një listë themelore se çfarë Krishterimi i vërtetë na mëson si doktrinë themelore sipas Biblës:

  1. Ka vetëm NJË Zot në gjithë ekzistencën (Eksodi 20:1-4; Isaia 43:10; 44:6, 8; 45:5).
  2. Jezusi është hyjnor (hynjor = Zot) (Gjoni 1:1, 14; 8:24; Kol. 2:9)
  3. Falja e mëkateve bëhet vetëm nëpërmjet hirit të Perëndisë dhe jo nëpërmjet veprave tona (Efesianëve. 2:8-9; Romakëve 3:28; 4:1-5)
  4. Jezusi u ringjall prej së vdekuri në trupin e Tij fizik (Gjoni 2:19-21; Luka 24:39)
  5. Ungjilli është vdekja, varrosja dhe ringjallja e Jezusit (për faljen e mëkateve të kujtdo që beson) (1 Korintasve. 15:1-4)

Mormonizmi e mohon që ka vetëm një Zot në gjithë ekzistencën dhe poashtu mohon që falja e mëkateve bëhet vetëm në Krishtin. Kjo bën që mormonizmi të dal jashtë doktrinës së Krishterë. Mormonizmi nuk është një religjion i krishterë.

Besimet e Mormonëve të dokumentuara

Ju lutemi merrni parasysh që këto mësime janë të dokumentuara nga shkrimtarë Mormon – jo Anti-Mormon:

  1. Libri i Mormonëve
    1. Libri i Mormonëve është më i saktë se vetë Bibla, (Historia e Kishës, vol.4, p 461).

– Kjo gjë është kundër Krishterimit, sepse të Krishterët nuk pranojnë asnjë libër tjetër pos Biblës, dhe Bibla është Fjala e përsosur e Perëndisë e cila kurrë nuk është ndryshuar dhe kurrë nuk është gjetur një fakt historik për ndryshimin e saj.

  1. Djalli
    1. Djalli qe lindur si një shpirt pas Jezusit ‘‘në mëngjesin e para-ekzistencës,’’ (Doktrina e Mormonëve, p.192).
    2. Jezusi dhe Satani janë vëllezër shpirtërorë dhe ne të gjithë jemi lindur si vëllezërit e motrat e të dyve në qiell, (Doktrina e Mormonëve, p. 163).

– Jezusi nuk është një shpirt, por është vet Zoti i shfaqur tek njerëzit në formë të njeriut. Djalli është një engjull i rënë dhe nuk mund të jetë djalli i barabartë me vetë Zotin. Gjithçka i nënshtrohet Zotit.

  1. Zoti
    1. Zoti ishte njeri në një planet tjetër (Doktrina e Mormonëve, p. 321; Joseph Smith, Kohët dhe Stinët, vol. 5, p. 613-614; Orson Pratt, Ditari i diskutimeve, vol. 2, p. 345; Brigham Young, Ditari i diskutimeve, vol. 7, p. 333).
    2. “Ati në qiell ka një trup prej mishi dhe kockave aq reale sa edhe vetë njeriu në tokë . . . ” (D&C 130:22).

– Zoti në Bibël është shpirtë. Ai mund të shfaqet në çfarëdo mënyre që mundet, në tokë Ai u shfaq nëpërmjet Jezusit në mish, ai jeton tek të Krishterët nëpërmjet Frymës së Tij të Shenjtë, Ai iu shfaq Moisiut në shkurrën me zjarr etj. Pra Zoti është shpirt, i plotfuqishëm, i cili në sovranitetin e Tij mund të shfaqet ashtu siç dëshiron.

  1. Zoti u bë zot
    1. Pasi të bëhesh një Mormon i mirë, ti ke potencialin të bëhesh një zot (Teachings of the Prophet Joseph Smith, p. 345-347, 354).
    2. ” Pastaj ata do të bëhen zot, sepse ata janë të përjetshëm; prandaj ata do të jenë prej përjetësisë në përjetësi, sepse ata vazhdojnë të jenë gjithmonë; pastaj ata do jenë mbi çdo gjë, sepse çdo gjë u nënshtrohet atyre. Pastaj ata do të bëhen perëndi, sepse ata kanë çdo fuqi, dhe engjujt u nënshtrohen atyre.’’ (DC 132:20).

– Sipas Doktrinës së Krishterë, njerëzit mund të bëhen bijtë e Perëndisë (në aspektin simbolik) në Frymë, nëse pranojnë Jezusin si Shpëtimtarin e tyre dhe jetojnë sipas shembullit të Tij. Njerëzit nuk mund të bëhen të barabartë me Perëndinë. Perëndia është NJË dhe nuk ka asnjë që mund të krahasohet me Të. Ai është mbi gjithçka dhe çdo gju një ditë do të përkulet para Tij. Atij i përket e gjithë lavdia.

  1. Perëndia, shumë perëndi
    1. Ka shumë perëndi (Doktrina e Mormonëve, p. 163).
    2. “Dhe ata (perënditë) thanë: Le të bëhet dritë: dhe u bë dritë,” (Libri i Abrahamit 4:3).

– Ka vetëm NJË Zot.

  1. Perëndi, nëna perëndeshë.
    1. Ekziston një nënë perëndesh (Artikujt e besimit, James Talmage, p. 443).
    2. Perëndia është i martuar me gruan e Tij perëndeshe dhe ata kanë fëmijë shpirtërorë (Doktrina e Mormonëve p. 516)

– Sipas Biblës, Perëndia nuk ka një gjini andaj nuk mund të martohet. Njerëzit mund të bëhen bij të Perëndisë (në aspektin simbolik) nëpërmjet besimit në Të.

  1. Perëndia, Triniteti
    1. Triniteti është tre Perëndi të ndryshëm (por ata nuk janë një Zot i vetëm, por tre): Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Që këta të tre janë tre individ të ndryshëm, fizikisht të ndarë prej njëri tjetrit, kjo është e demonstruar nga shkrime të pranueshme rreth përjetimeve hyjnore me njerëzit.’’(Artikujt e Besimit, James Talmage, p. 35).

– Sipas Biblës Perëndia është tre persona por i njëjti Zot. Pra 3 në 1. Ai është Një ZOT, i shfaqur në tre persona të ndryshëm.

  1. Parajsa
    1. Ka tri nivele të parajsës: telestiali, terrestriali, dhe celestial (Doktrina e Mormonëve, p. 348).

– Bibla kurrë nuk flet për tri nivele të parajsës. Por tregohet se të gjithë ata që besojnë dhe ecin sipas rrugëve të Perëndisë, do të jenë një ditë në prezencën e Perëndisë në qiell.

  1. Fryma e Shenjtë
    1. Fryma e Shenjtë është një personazh mashkullor (Një vepër e mahnitshme dhe një Mrekulli, Le Grand Richards, Salt Lake City, 1956, p. 118; Ditari i diskutimeve, vol. 5, p. 179).

– Bibla thotë që Zoti nuk ka gjini, andaj as Fryma e Shenjtë nuk ka një gjini.

  1. Jezusi
    1. “Prandaj e dijmë që edhe Ati edhe Biri, që të dy janë në pamje dhe në shtat njerëz të përsosur; secili prej tyre posedojnë një trup të prekshëm…prej mishit dhe kockave,” (Artikujt e Besimit, James Talmage, p. 38).
    2. “Lindja e Shpëtimtarit ishte po aq e natyrshme siç është lindja e fëmijëve tanë; ishte një rezultat i një veprimi shumë të natyrshëm. Ai mori pjesë nga trupi dhe gjaku – u ngjiz prej Atit të vet, sikurse ne prej etërve tanë, ” (Ditari i diskutimeve vol. 8, p. 115).
    3. ” Elohim në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të thotë, Ati i shpirtit të Jezus Krishtit dhe poashtu i trupit të Jezusit me të cilin ai performoi misionin e tij në mish…” (Presidenca e Parë dhe Këshilli i të dymbëdhjetëve, 1916, Ati Perëndi, përmbledhur nga by Gordon Allred, p. 150).

– Jezusi është i përjetshëm, Ai është njëri prej personave në Trinitet. Është 100% njeri, dhe 100% Perëndi. Ai është Zoti i shfaqur në formën e njeriut i cili erdhi dhe jetoi mes njerëzve dhe dha jetën e Tij për faljen e gjithë atyre që besojnë në Të.

  1. Jozef Smith
    1. Nëse nuk do të kishte qenë Jozef Smith dhe restaurimi që ai solli, nuk do të kishte shpëtim. Nuk ka shpëtim [në kontekstin e ungjillit dhe lartësimit të Perëndive] jashtë Kishës së Jezus Krishtit të ditëve të mëvonshme. (Doktrina e Mormonëve, p. 670).

– Sipas Biblës, Jezusi ishte profeti i fundit. Çdo profet tjetër pas Tij është i rremë. Shpëtimi gjendet vetëm në Jezusin dhe askush nuk mund të shpëtohet jashtë kësaj të vërtete. Njeriu nuk mund të shpëtohet me anë të veprave të Tij apo nëpërmjet ndonjë gjëje tjetër jashtë veprës së Jezusit në kryq. Nuk të shpëton Kisha as veprat as ndonjë gjë tjetër. Jezusi është i vetmi shpëtimtarë.

 

  1. Para ekzistenca
    1. Ne jemi së pari të lindur si fëmijë shpirtëror në parajsë dhe pastaj janë të lindur në mënyrë natyrale në tokë (Ditari i diskutimeve, vol. 4, p. 218).
    2. Shpirti i parë që u lind në parajsë ishte Jezusi (Doktrina e Mormonëve, p. 129).
    3. Djalli u lind si shpirt pas lindjes së Jezusit ‘‘në mëngjesin e para-ekzistencës” (Doktrina e Mormonëve, p. 192).

– E gjithë kjo deklaratë nuk mund të vërtetohet me asnjë varg në Bibël. Askund nuk shkruhet një gjë e tillë. Para se ndonjë gjë të ekzistonte Zoti ishte. Andaj nuk ka një gjë të tillë si kjo deklaratë që njerëzit kanë ekzistuar së pari si shpirta e pastaj janë bërë njerëz. Jezusi është Fillimi dhe Mbarimi. Ai gjithmonë ishte, gjithmonë është dhe gjithmonë do të jetë.

 

  1. Shpëtimi
    1. ” Njëra prej doktrinave më të gabuara që kanë ardhur prej Djallit dhe që njerëzit e kanë predikuar është që njeriu shpëtohet vetëm me anë të hirit të Perëndisë; që besimi në Jezus Krishtin është e vetmja gjë që na duhet për shpëtimin,” (Mrekullia e Faljes, Spencer W. Kimball, p. 206).
    2. Një plan për shpëtim nevojitej për njerëzit e tokës dhe pastaj Jezusi ofroi një plan tek Ati e Djalli poashtu ofroi një plan, por ishte plani i Jezusit i cili u pranua. Në këtë Djalli dëshironte të bëhej Shpëtimtari i gjithë njerëzimit dhe tua mohonte njerëzve identitetin e tyre në Zotin dhe të largonte Perëndinë prej fronit të tij” (Doktrina e Mormonëve, p. 193; Ditari i diskutimeve, vol. 6, p. 8)
    3. Sakrifica e Jezusit nuk arriti të na pastrojë nga gjitha mëkatet tona, (vrasja dhe shkelja e vazhdueshme e kurorës janë përjashtime), (Ditari i diskutimeve, vol. 3, 1856, p. 247).
    4. Veprat e mira janë të domosdoshme për shpëtim (Artikujt e Besimit, p. 92).
    5. Nuk ka shpëtim pa e pranuar Joseph Smith si profet të Perëndisë (Doktrina e Shpëtimit vol. 1, p. 188).
    6. ” Puna e parë (e shlyerjes së mëkateve) është që të gjithë njerëzimin në mënyrë të barabartë, t’i mbajmë në një vend të sigurtë, t’i çliojmë njerëzit nga dënimi i rënies në mëkat, në këtë mënyrë do ta kemi të siguruar një plan për Shpëtimin e Përgjithshëm. Efekti i dytë është të hapim një rrugë për Shpëtimin Individual ku njerëzimi mund ta sigurojë një falje për mëkatet personale. (Artikujt e Besimit, James Talmage, p. 78-79).
    7. ” Në po atë mënyrë se si këto mëkate bëhen në mënyrë individuale, është njëjtë me faljen e këtyre mëkateve që duhet të arrihet nga pëlqimi individual, me kërkesat e përshkruara – ‘‘bindje ndaj ligjit dhe urdhëresave të Ungjillit’’ ” (Artikujt e Besimit, p. 79).
    8. ” Ky hir është një fuqi që e bënë të mundur për çdo burrë e grua të bëhen pjesë e jetës së përjetshme dhe lartësimit të tyre pasi të kenë shpenzuar të gjitha forcat e tyre për të bërë më të mirën e tyre,” (Fjalori Biblik i Mormonëve, p. 697).
    9. ” Ne e dijmë që nëpërmjet hirit të Perëndisë ne jemi të shpëtuar pas gjithë asaj që ne mund ta bëjmë” (2 Nefi 25:23).

– Bibla thotë që nuk ka shpëtim jashtë hirit të Perëndisë, veprat tona nuk mund të na shpëtojnë, sepse në atë mënyrë asnjë njeri nuk mund të mburret për shpëtimin e tyre. Shpëtimi vjen vetëm nëpërmjet Perëndisë si një dhuratë për këdo që e pranon Sakrifica e Jezusit në kryq ishte e mjaftueshme për shlyerjen e çdo lloj mëkati për këdo të beson në Jezusin dhe ecë sipas mësimeve të Tij. Kur Jezusi ishte në tokë, Joseph Smith as që nuk kishte ekzistuar, dhe sipas Biblës ai do të konsiderohej si një profetë i rremë. Pra Ai është plotësisht i panevojshëm për planin e shpëtimit që Perëndia kishte për ne. Ne nuk duhet të bëjmë asgjë për të pranur shpëtimin e Perëndisë, vetëm duhet të besojmë në të me gjithë zemrën, mendjen, shpirtin tonë, dhe Ai do të na shpëtojë për shkak hirit të Tij.

Të bëhesh i Krishterë nuk do të thotë të bëhesh pjesë e një Kishe, të bësh vepra të mira, apo thjeshtë të besosh në ndonjë lloj perëndie nga një planet tjetër. Të bëhesh i Krishterë do të thotë që ti ke besuar në Zotin e vetëm të vërtetë për shpëtimin tënd, ke pranuar Jezusin e Vërtetë – jo ‘‘vëllaun’’ e Djallit, jo zotin e Mormonëve, jo ungjillin e Mormonëve. Të bëhesh i Krishterë do të thotë të besosh Ungjillin e Krishtit, i cili është Perëndia i vetëm i shfaqur në mish, personi i dytë i Trinitetit, i cili u dërgua nga Ati, i cili mori mëkatet tona në kryq (1 Pjetrit 2:24), i cili vdiq, u varros dhe u ringjall përsëri (1 Korintasve 15:1-6). Ti duhet të besosh vetëm në Jezusin. Të besosh atë që Ai bëri. Të vendosësh besimin tënd në Të.

Mormonizmi është besim i rrejshëm dhe nuk mund të shpëtojë asnjë person.

 

Bookmark the permalink.