A është Kurani mrekulli?

Myslimanët shpallin se Muhamedi ishte analfabet. Ata arsyetojnë: “si mundet që një analfabet të shkruajë një libër si Kurani?” Me anë të kësaj ata nënkuptojnë se autorësia e Kuranit nuk mund të jetë bërë nga dikush i cili nuk lexon, kështu vazhdimisht shkrimi i tij është një mrekulli, që në kohën kur ka ardhur nga Allahu. Ata përfshijnë, prandaj, se mrekullia e Kuranit i jep të drejtën Muhamedit të shpallet profet.

Për ta kuptuar më mirë këtë argument, ne kemi nevojë t’u referohemi ndaj pasazhit i cili flet në lidhje me analfabetizmin e tij. Në suren 7:157 “Që pranojnë të dërguarin (Muhamedin), Pejgamberin arab,( që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar ( të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë.”

Në mënyrë që të kuptojmë se çfarë do të thonë fjalët e “profetit të paditur”, ne duhet të shohim në tekstin arab. Në arabisht thuhet, an-nabijial-ummi. Nabi është e thjeshtë për t’u përkthyer dhe do të thotë profet. Kjo është tepër e qartë. Fjala “ummi”, sidoqoftë nuk është e qartë. Për të përcaktuar kuptimin e saj ne kemi nevojë t’i referohemi ndaj një vargu tjetër në Kuran që e përdor atë. Ne e gjejmë atë në suren 62: 2, që thotë: “Është Ai që ka sjellë në mes të të pashkolluarve një apostull nga mesi i tyre, për t’u treguar atyre shenjat e tij, për t’i shenjtëruar ata dhe që t’i mësojë ata në Shkrime dhe në Urtësi.”

Cilët janë të pashkolluar në këtë tekst? Komentari i Jusuf Alisë e bën mjaft të qartë se cilët ishin këta të pashkolluar. Ai thotë në fund të faqes 5451, “Të pashkolluarit; siç aplikohen ndaj një populli, i referohet arabëve, në krahasim me Njerëzit e Librit të cilët kishin një traditë të gjatë të mësimit, po rënia e tyre është referuar në vargun e pestë më poshtë. Siç praktikohet te individualët, do të thotë se zbulesa e Allahut është për përfitimin e njerëzimit, kanë apo s’kanë njohuri botërore. ”Fjala umijun e përdorur në suren 62:2 është numri shumës i fjalës “umi”, e gjetur në suren 7:157. Prandaj çfarë ne gjejmë është se fjala “umi” ishte përdorur për njerëzit të cilët nuk i kishin shkrimet, në krahasim me judenjtë ose të krishterët. Më thjeshtë, ata ishin të “pashkruajtur”.Muhamedi e konsideroi veten e tij të ishte profeti ndaj të pashkruajturve, një profet ndaj atyre që nuk kishin Libër, pa zbulesë; me fjalë të tjera ndaj arabëve. Prandaj sura 7:157 nuk mundet të përdoret si provë se Muhamedi ishte analfabet.

Çfarë ne mund të themi është se Muhamedi ishte akoma dhe më tepër se analfabet. Ai ishte përgjegjës për karvanet e Hatixhës, që udhëtonin shumë dhe shumica e tyre mbajtën shënime për transaksionet e tij.
Hadithi i Ibn Sadës përmend tërthorazi faktin që ai shkruante. Ibn Sadi shkruan: “Profetin, Allahu ta bekojë atë, u sëmur të enjten. Pas kësaj ai, Ibn Abaz filloi të vajtojë e të thotë: “Mjerë kjo e enjte! Çfarë e enjte”! Sëmundja e Profetit, Allahu e bekoftë atë, u keqësua; ai tha: “Sillni një kamare me bojë dhe diçka për të shkruajtur. Unë do të (shkruaj për ju) një dokument dhe ju kurrë nuk do të keqtrajtoheni”. (Ibn Sadi, f.302)

I gjithë ky argument, sidoqoftë, është më mirë të diskutohet nëse njëri konsideron se Kurani që ne e zotërojmë sot nuk është zbulesa origjinale që iu zbulua me anë të Muhamedit ndaj ndjekësve të tij. Në fakt, sipas traditës është puna e sekretarit të Muhamedit Zaid ibn Thabit, i cili e përmblodhi atë 14 vjet pas vdekjes së Muhamedit, gjatë mbretërimit të Utmanit. Ku pra, është mrekullia në të?

Prej një perspektive historike argumenti bie madje nga reputacioni i tij, ashtu si shumë historian besojnë se shumë pak nga Kurani është shkruar prej Muhamedit, por ishte më tepër rezultat i një zhvillimi polemik shkrimesh të cilat u kanonizuan në shekullin e IX dhe X, 200-300 vjet pas jetës së Muhamedit. A mund ta shpallim këtë si një mrekulli? Sa më shumë zbulohet fakti, aq më tepër bëhet më i qartë se Kurani nuk është mrekullia të cilën myslimanët duan të theksojnë si një provë për besueshmërinë e Muhamedit si një profet.

Nga: “A është Muhamedi një profet?” – Joseph Smith

Bookmark the permalink.